Home / Lajme / Anglia: Turp ti jepet statusi Shqiperis ne BE

Anglia: Turp ti jepet statusi Shqiperis ne BE

Anglia: Turp ti jepet statusi Shqiperis ne BE. 

Sikur mos ti mjaftonin problemet e shumta shqiperis deri tani ne Bashkimin Europian!

Rekomandimi i Komisionit Europian për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat për në BE, si dhe caktimi i pesë prioriteteve kyçe për hapin e radhës në procesin e integrimit, çeljen e negociatave për anëtarësim, është komentuar gjerësisht në të gjitha mediat ndërkombëtare dhe nga zyrtarë europianë.

statusi i shqiperis ne be

Në një analizë mbi këtë çështje, gazeta britanike “Express”, e sheh me shqetësim përparimin e Shqipërisë dhe një hyrje të mundshme në union. Nderkoh qe vetem disa dite me Par FYLE ka then SHQIPERIA SE SHPEJTI NE BE
Kjo media londineze, duke iu referuar edhe mendimit të nënkryetarit të Partisë së Pavarur Britanike, Paul Nuttall, i cili është njëherësh edhe deputet në Parlamentin Europian, sheh rrezikun e një vale masive emigracioni të shqiptarëve drejt Europës, veçanërisht në Britani.

Kjo forcë politike është e djathtë dhe konsiderohet si tepër euroskeptike.

“Do të ishte marrëzi që të anëtarësosh Shqipërinë në BE, një tjetër vend me aktivitet të lartë kriminal dhe me varfëri tmerruese. Do të shohim se çfarë do të ndodhë dhe duhet të veprojmë për ta ndalur këtë.”

Futja e Shqipërisë në Bashkimin Europian, iu jep mundësinë e lëvizjes pa pengesa të gjithë qytetarëve në hapësirën e unionit, përfshirë edhe në Britaninë e Madhe që nuk është pjesë e zonës Shengen.

Veç kësaj, ata edhe mund të kërkojnë për punë në këtë shtet apo vende të tjera. Shembulli i një shpërnguljeje masive në vendet e zhvilluara europiane, është ai i shumë qytetarëve të Rumanisë dhe Bullgarisë, pas anëtarësimit në BE të këtyre vendeve në vitin 2007.

Check Also

Rezultatet e Llotaris Amerikane DV 2015, lista, emrat fitues!

Rezultatet e Llotaris Amerikane DV 2015, lista, emrat fitues! Nje nder ditet me te pritura ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *