Home / Lajme / Armet kimike te Siris ne shqiperi: ne 19 nentor vendimi

Armet kimike te Siris ne shqiperi: ne 19 nentor vendimi

Armet kimike te Siris ne shqiperi: ne 19 nentor vendimiArmet kimike te Siris ne shqiperi: ne 19 nentor vendimi

A do te shkaterrohen armet kimike te siris ne shqiperi?

Kjo eshte pyetja qe gjith shqipetarat po bejne per momentin. Ne lidhje me kete arfument Susan Ghosheh, sekretare e kombeve te bashkuar ne Siri u shpreh:

Ghosheh shtoi se më datë 15 nëntor pritet të mblidhet Këshilli Ekzekutiv i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, për të vendosur lidhur me procedurat e shkatërrimit dhe vendin.

“Procesi është duke shkuar sipas planit dhe ne, aktualisht, jemi në pritje të mbledhjes së Këshillit Ekzekutiv të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, që do të mbahet më datë 15 nëntor, ku do të diskutohet dhe miratohet dhe plani i shkatërrimit të këtyre armëve kimike.

Armët kimike

Në të njëjtën kohë, ne jemi duke kryer dhe verifikimet tona lidhur me gjendjen e armëve kimike”, tha Sausan Ghosheh, përfaqësuese e misionit të UN-OPCË në Siri.

E pyetur lidhur me zërat se Shqipëria do të jetë një nga vendet ku do të kryhet ky proces, Sausan Ghosheh ka deklaruar:

“Unë nuk di të them asgjë, pasi nuk mund të ketë asnjë plan përfundimtar pa vendimin e Këshillit Ekzekutiv të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, që do të mbahet më datë 15 nëntor, kështu që është ende herët të themi diçka për Shqipërinë, apo edhe për çdo shtet tjetër. Është Organizata, që është përgjegjëse për këtë proces, dhe asnjë vendim nuk mund të merret pa miratimin e saj, pasi është kjo organizatë, ajo e cila përcakton gjithçka lidhur me sigurinë e armëve kimime dhe harton planin përfundimtar”, tha Sausan Ghosheh.

Check Also

Shqiperi – Serbi live 8 tetor 2015, ndeshja per euro 2016!

Shqiperi – Serbi live 8 tetor 2015, ndeshja per euro 2016! Edhe pak kohe ka ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *