Home / Lajme / Armët kimike, Walker: Është përzgjedhur Shqipëria, detajet të premten

Armët kimike, Walker: Është përzgjedhur Shqipëria, detajet të premten

walker

Duket se tashmë është marrë vendimi që armët kimike siriane  do të shkatërrohen në Shqipëri. Drejtori i programit, të” Green Cros Internacional”, Pol Walker në një intervistë për “Al Jazeerën”, ka deklaruar se vendimi për t’i asgjësuar armët kimike siriane në Shqipëri është marrë dhe ai do të bëhet i ditur të premten.

I pyetur nga gazetarja se pse u përzgjodh Shqipëria si destinacion për të bërë shkatërrimin e armëve kimike, Walker u shpreh se vendi ynë ka pasur edhe eksperienca të mëparshme në këtë fushë.

“Këtë pyetje bëra edhe unë para pak javësh. Kush e kishte menduar Shqipërinë? Ky vend ka pasur një proces të mëparshëm të shkatërrimit të armëve kimike. Në 2007-ën ata kanë shkatërruar për 6 muaj, 16 tonë mbetje kimike, gaz mustard  që i ishte dhënë nga Kina. Shkatërrimi i lëndëve kimike do të ndodhë në 2-3 muajt e ardhshëm”, -ka theksuar Walker duke shtuar se gjëja më e rëndësishme është që kudo që të bëhet ky proces të jetë i sigurt.

Sipas drejtorit të Green Cros Internacional, Paul Walker, “Shqipëria gjithashtu është treguar e gatshme dhe ka sjellë përgjigje pozitive kur SHBA dhe Rusia pyetën se kush është gati të mirëpresë këto kimikate për asgjësim”.

“Ata ngritën një bazë të vogël, një godinë e vogël industriale dhe besoj se procesi do të fillojë në Shqipëri në 2-3 muajt e ardhshëm”, -është shprehur Walker.

Check Also

Shqiperi – Serbi live 8 tetor 2015, ndeshja per euro 2016!

Shqiperi – Serbi live 8 tetor 2015, ndeshja per euro 2016! Edhe pak kohe ka ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *