Home / Revista / Brad Pitt qellohet në fytyrë në premierën e filmit ‘Maleficent’ (video)

Brad Pitt qellohet në fytyrë në premierën e filmit ‘Maleficent’ (video)

Bret Pitt Maleficent premiere attackedBrad Pitt qellohet në fytyrë në premierën e filmit ‘Maleficent’ (video)

Brad Pitt ishte viktima e radhës e gazetarit ukrainas, Vitalii Sediuk, i cili e goditi në tapetin e kuq teksa ai merrte pjesë në premierën e filmit “Maleficent”, me protagoniste partneren e tij Angelina Jolie.

Në atë moment kanë ndërhyrë rojet e sigurisë duke e ndaluar dhe arrestuar 25-vjeçarin.

    Shiko videon : Bread Pitt Attacked at Maleficent Premier

Aktori nuk ishte pranë Jolie kur sulmi ndodhi, por duke nënshkruar disa autografe për fansat e tij.

Gazetari ukrainas kaloi barrierën dhe e goditi në fytyrë Brad Pitt-in. Nuk dihet nëse ky lloj sulmi kishte ndonjë parapavijë, por e vërteta është që ukrainasi është i njohur për shfaqje të tilla në tapetin e kuq.

Së fundmi ai ishte në qendër të vëmendjes në Festivalin e Kanës, ku vendosi të futej në mënyrë të fshehtë poshtë fustanit të një aktoreje.

Brad Pitt, së bashku me fëmijët shoqëronin Angelina Jolie në premierën e filmit të saj më të ri “Maleficent”, prodhim i Disney.
/ Top Channel

Check Also

Shqiperi – Serbi live 8 tetor 2015, ndeshja per euro 2016!

Shqiperi – Serbi live 8 tetor 2015, ndeshja per euro 2016! Edhe pak kohe ka ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *