Home / Lajme / Fatmir Mediu: Gërdeci s’duhet të ndodhë sërish

Fatmir Mediu: Gërdeci s’duhet të ndodhë sërish

fatmir mediu

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka kërkuar dje në Komisionin e Jashtëm që të thirren anëtarët e qeverisë për të sqaruar deputetët, duke u nisur edhe nga përvoja e tij personale në Gërdec. Deputeti Mediu u shpreh se nisur nga përvoja e tij personale, Gërdeci nuk duhet të ndodhë përsëri.

 Mediu: A ka mundësi që për shkak të sensibilizimit që ka çështja dhe problemi në publik për importimin e armëve të Sirisë që ky komision t’i kërkojë sqarim përfaqësuesit të qeverisë, ministrit të Jashtëm, ministrit të Mbrojtjes, Kryeministrit nëse do të ishte e mundur, në mënyrë të tillë që ne anëtarë të komisionit të kemi dijeni të plotë për nivelin e negociatave, në mënyrë që ne të marrim një qëndrim?

 Ruçi: Çfarë propozimi, ne një jave kemi që e kemi patur në seancë ministrin e Jashtëm.

Mediu: Mendoj sepse gjërat evoluojnë çdo ditë.

Ruçi: Jo s’ka evoluim.

Dade: Më vjen mirë qe jeni kaq i shqetësuar për këtë problem.

Mediu: S`ka si të mos jem.

Dade: Po, pra si ish-ministër, i di më mirë këto gjëra.

Mediu: Po i di dhe më mirë se ty madje.

Dade: Di dhe garancitë. E ke dhe nga përvoja.

Mediu: Po dhe nga përvoja e kam ndaj po ta them. Nuk duhet të ndodhin gjëra që s`duhet të ndodhin, ta dish mirë. Edhe nga përvoja e kam.

Dade: Nuk besoj se e keni fjalën për Gërdecin.

Mediu: Po të kthehem me gjuhën që e meriton. Nuk dua që të ndodhë as Gërdeci më. Dhe prandaj po ta shteroj, zonja Dade.

Ruçi: Mos e ngri zërin njëherë. Jeni në opozitë.

Mediu: E para, nuk të marr leje as ty e asnjëriu tjetër për tonin e zërit tim. More vesh. As ty dhe asnjë tjteri si marr leje.

Ruçi: S`i s`merr leje.

Mediu: Unë po shtroj një çështje, nëse doni të kapërceni gardhin sa andej këtej, di dhe unë të kthej përgjigje edhe me ton edhe pa ton si të doni.

Ruci: Ou, mos e ngri kaq shumë zërin.

Check Also

Shqiperi – Danimark 11-10-2014 live, Euro 2016

Shqiperi – Danimark 11-10-2014 live, Euro 2016. Vetem pak ore na ndajn nga ndeshja e ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *