Home / Kuriozitete / Fier: histori filmi, gruaja me te dashurin, 18 thika burrit

Fier: histori filmi, gruaja me te dashurin, 18 thika burrit

Fier: histori filmi, gruaja me te dashurin, 18 thika burrit.

FIER-Dashuria ka “çmendur” një grua nga Fieri. Ndonëse nënë e dy fëmijëve, Ermira Xhaferri ka vendosur t’i shkojë deri në fund lidhjes jashtëmartesore me kunatin e bashkëshortit të saj. Për të shijuar e lirë dashurinë, 27- vjeçarja ka planifikuar “zhdukjen” e të shoqit. Në orët e vona të së premtes, Ermira Xhaferi në bashkëpunim me të dashurin, Aleksandër Ahmetaj, kanë goditur 18 herë me thikë në trup 33- vjeçarin Sajmir Xhaferraj. Për pasojë, babai i dy fëmijëve është plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje kome në Spitalin Rajonal të Fierit. gruaja vret burrin

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së këtij qarku bënë me dije se ngjarja, e denjë për skenarë filmi, ka ndodhur në lagjen “Grizë” të qytetit të Patosit. Kanë qenë pjesëtarë të familjes Xhaferri që kanë kapur në flagrancë autoren e krimit. Ndërsa arrestimi i të dashurit të saj 47-vjeçar është bërë i mundur nga policia e Gjirokastrës.

NGJARJA
Sipas burimeve policore, prej disa kohësh, Ermira Xhaferri ishte dashuruar me burrin e motrës së bashkëshortit të saj. Bëhet fjalë për Aleksandër Ahmetajn, banues në Sektor-Seman. Për të ruajtur lidhjen me të dashurin, 27-vjeçarja ka vendosur të vrasë burrin e saj. Rreth orës 22:00, kryefamiljari Sajmir Xhaferri ishte në gjumë (sipas familjarëve), kur në banesë ku shkuar kunati i tij, Ahmetaj. Ky I fundit, së bashku me Ermirën kanë masakruar me thika 33-vjeçarin, duke e goditur atë në kraharor dhe në krahë. Ndërkohë, në banesë ka shkuar vëllai I viktimës, i cili ka kapur “mat” kunatën dhe e ka mbajtur me forcë derisa kanë mbërritur blutë. Ndërsa i dashuri i 27-vjeçares ka mundur të largohet. I plagosuri është dërguar në spital, ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore. Para se të hynte në sallën e operacionit, Sajmir Xhaferri u ka thënë mjekëve se kishte qenë në gjumë dhe se kishte parë dy hije njerëzish që I ishin afruar tek krevati dhe e kishin qëlluar disa herë me thikë.

Policia ka arrestuar Ermira Xhaferrin, e cila gjatë marrjes në pyetje ka pohuar se me burrin e motrës së bashkëshortit kishin disa kohë që dashuroheshin dhe se kishin bërë plan për ta zhdukur Sajmirin. Ajo është shprehur se më pas nuk do të martoheshin, por do të mbanin lidhjen dashurore. Autorja e krimit ka treguar se I dashuri i saj ishte nisur për në Kakavijë. Menjëherë policia e Fierit ka njoftuar kolegët e Gjirokastrës, të cilët mundën të arrestonin autorin e krimit. Burimet e mësipërme pohuan se Ermira Xhaferri dhe Aleksandër Ahmetaj akuzohen për “Vrasje me dashje të mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”. Materialet në ngarkim të tyre iu përcollën për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Fierit.

Familjarët e Sajmirit: E dinim që gruaja e tradhtonte, po e ruanim
“Ermira na turpëroi. Ne e dinim se ajo kishte kohë që ishte lidhur me Aleksandër Ahmetajn dhe po e ruanim. Sajmiri ishte me fat që shpëtoi gjallë. Dy autorët e krimit të përgjigjen para drejtësisë”. Kështu u shprehën dje, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, pjesëtarë dhe të afërm të Sajmir Xhaferrit.

Si është Sajmiri?
Është në gjendje shumë të rëndë. Mjekët na thanë se ka marrë 18 plagë thike në trup. Pothuajse është në koma.

Policia ka arrestuar bashkëshorten e tij si të dyshuar dhe një person tjetër. Ju, jeni në dijeni se kush e goditi Sajmirin dhe përse tentuan ta vrisnin?
Çfarë të themi?! Ne e dinim prej disa kohësh që gruaja e tij shkonte (kishte lidhje dashurore) me burrin e motrës së Sajmirit dhe po e ruanim. Ne banojmë në lagjen “Grizë”, afër me njëri-tjetrin. Meshkujt tanë po e ruanin mbrëmë (të premten). Sajmiri kishte rënë në gjumë. Meti (vëllai i viktimës) pikasi çdo gjë dhe e kapi Ermirën. Ata e kishin qëlluar Sajmirin me thikë. Aleksandri iku nëpër errësirë, ndërsa gruan e Sajmirit e mbajtën aty derisa erdhi policia.

Cili është apeli juaj?
Ermira na turpëroi, i la fëmijët rrugës. Nuk të flasim dot më shumë. Ajo dhe Aleksandri të përgjigjen para drejtësisë. Sajmiri qenka me fat. Ka marrë shumë goditje me thikë dhe është gjallë. Do Zoti e shpëton, pasi jetëgjati s’bëhet jetëshkurtër!

(a.n/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

 

Check Also

Rezultatet e Llotaris Amerikane DV 2015, lista, emrat fitues!

Rezultatet e Llotaris Amerikane DV 2015, lista, emrat fitues! Nje nder ditet me te pritura ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *