Home / Lajme / Gentian Zenelaj i “Apartamenti 2XL”, iken për t’iu bashkuar Sajmir Kodrës

Gentian Zenelaj i “Apartamenti 2XL”, iken për t’iu bashkuar Sajmir Kodrës

gentian zenelaj

Tjetër “rrjedhje” nga një emision i afirmuar drejt “Agon Channel”. Protagonisti i radhës, sipas burimeve të besueshme për “Info Media”, mësohet se është aktori humorist Gentian Zenelaj, i cili ka dhënë dorëheqjen nga “APARTAMENTI 2XL”. Pas këtij veprimi, ai i është bashkuar stafit të televizionit të ri për të qenë bashkëprezantues me Saimir Kodrën në emisionin e ri investigativ të ngjashëm me “Fiks Fare” dhe “Alarm”.

Kështu, pas largimit të Ermal Mamaqit, Lisa Kujofsës, Genti është i treti aktor kryesor që braktis Apartamentin më të famshëm në Shqipëri, natyrisht duke e varfëruar edhe më tej varfër këtë “show” televiziv. Zenelaj në këtë mënyrë ka shpërbërë totalisht edhe treshen e famshme të “The SHBLSH”, një grup i formuar që në vitet e para të “Portokalli e që më pas e vijoi karrierën në Portokalli, ku u bënë edhe më të suksesshëm.

Check Also

Shqiperi – Serbi live 8 tetor 2015, ndeshja per euro 2016!

Shqiperi – Serbi live 8 tetor 2015, ndeshja per euro 2016! Edhe pak kohe ka ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *