Home / Kulture / Hasmeria, pajtohen mbas 18 vitesh te ngujuara familjet ne Dukagjin

Hasmeria, pajtohen mbas 18 vitesh te ngujuara familjet ne Dukagjin

Hasmeria, pajtohen mbas 18 vitesh te ngujuara familjet ne Dukagjin

Pas 18 vitesh ngujimi, dy familjet nga Kiri i Dukagjinit ne qarkun e Shkodres, i kane dhene fund hasmerive.

Fiset Hila dhe Shytani, ne hasmeri me njeri-tjerin, fale edhe ndermjetesimit te Kishes Katolike ne Shkoder dhe shoqates Drejtesi dhe Paqe, i kane dhene fund gjakmarrjes duke shtrire doren e faljes ne naten e Shen kollit, feste e krishtere qe kremtohet sonte nga besimtaret katolikë ne Shkoder.

Arqipeshkvi i Dioqezes Shkoder -Pult, Monsinjor Angjelo Masafra, gjate fjales se tij ne Katedralen e Shkodres, ku u krye edhe ceremonia e pajtimit, perveç falenderimit per familjet per kete gjest kaq fisnik apeloi per falje ndaj familjeve qe jane te ngujuara.hasmeria, ngujimi, larje gjaku, pajtimi

Nga ana tjeter, Kryetari i Shoqates Drejtesi dhe Paqe, Luigj Milla,ka folur rreth kesaj inisiative per pajtimin e ketyre dy familjeve, te cilat ulin numrin e familjeve te ngujuara ne qarkun e Shkodres.

Ne kete menyre tashme, riti i pajtimit njeh nje tjeter ane pozitive te saj, ku dy familje i japin fund ngujimit, ketij rituali kanunor qe ne Shkoder, me shume se kudo tjeter ka ngulur rrenjet thelle, duke bashkejetuar kembekryq me realitetin e dhjetra familjeve te cilet vuajne nga gjakmarrja.

Check Also

Ukraine: Rrezohet avioni i Malaysia Airlines me 295 persona

Ukraine: Rrezohet avioni i Malaysia Airlines me 295  persona ne bord. Një Boeing 777 i ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *