Home / Lajme / Historia dhe Vrasja e shqiptarit “te mire” Behxhet Bushi nga polizia italiane!

Historia dhe Vrasja e shqiptarit “te mire” Behxhet Bushi nga polizia italiane!

Pronari italian: “Ai ishte një punonjës i përpiktë dhe i kujdesshëm. Një djalë flori”

Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Behxhet Bushi, 27-vjeçarin që u qëllua për vdekje të premten në Bolgare. Shqiptari punonte në një fabrikë të përpunimit të plastikës, ndërsa në 14 vite qëndrimi në Itali, ai ka bërë punë nga më të ndryshmet.

Punëdhënësi i tij, Antonoi Castore thotë se për të Bushi ishte si një vëlla. 51-vjeçari shprehet se, e ka mësuar nga gazetat lajmin dhe ende e ka të vështirë ta besojë se, bëhet fjalë për djalin që kishte punësuar. “Lexova në gazetë për të shtënat. Kur pashë emrin, menjëherë më shkoi mendja tek Xhimi, siç të gjithë i thërrisnim atij.”

“Ai punonte për mua prej pesë apo gjashtë vitesh. Kam dy kompani ku punojmë me plastikën.” Castore e përshkruan Bushin si djal korrekt. “Ai kurrë nuk më ka kërkuar para. Kemi shkuar gjithmonë mirë. Hera e fundit që pashë Xhimin ishte disa javë më parë. Për mua ishte si një vëlla, një njeri i madh.”

behxhet bushi

 

Të njëjtin mendim ka edhe Pietro Mapelli, 62 vjeç, që gjithashtu punonte në një fabrikë me 27-vjeçarin shqiptar. “Ka qenë në varësinë time për shumë vite – deri në 2012-n. Ka qenë gjithnjë krah meje. Është e pamundur që të mos flasësh mirë për të. Nuk kam pasur kurrë probleme gjatë punës.”

“Më telefonoi një mik dhe më tregoi çfarë kishte ndodhur. Nuk më besohet, është e pamundur”, shprehet Mapelli. 62-vjeçari e takoi Behxhetin një ditë para ngjarjes. “Ai ishte gjithnjë i qetë. E trajtoja si ta kisha djalin tim.”

Ngjarja

“Një prej karabinierëve që ndodhej në postbllok ka bërë shenjë për të ndaluar makinën, por shqiptari në vend që të ndalonte ka shtuar shpejtësinë dhe ka përplasur në këmbë policin”, shkruan gazeta “L’Eco di Bergamo”. Karabinieri, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka qëlluar me një plumb, duke i sjellë vdekjen e menjëhershme Bushit. Behxhet Bushi u vrarë nga policia italiane në Bolgare në rrugën “Paloscana”, pasi nuk i ndaloi postbllokut të policisë. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:30 të së premtes. Dy persona të tjerë që ndodheshin me të, u larguan me vrap dhe ende nuk janë kapur nga forcat e policisë. Mediet italiane, raportojnë se, 27-vjeçari ka goditur me makinë edhe një polic.

3 policë të dyshuar

Prokurori italian që po heton çështjen e vrasjes së shqiptarit, Giancarlo Mancusi ka bërë të ditur se 3 policët që ndodheshin në postbllok do të akuzohen për “vrasje nga pakujdesia dhe vetëmbrojtje të tepruar”. Ngjarja ka ndodhur pas një grabitjeje në një bar në Villango. Tashmë pritet autopsia e trupit të Bushit për të pasur të dhëna më të qarta për vrasjen e tij.

Autopsia është planifikuar për sot dhe pritet që të vërtetojë nëse Bushi është qëlluar vërtetë nga një plumb, siç u raportua nga policët në vendngjarje. Nga hetimet paraprake, Bushi është gjetur me qafë të thyer në makinë, dhe autopsia pritet të vërtetojë shkaktuan e vdekjes së tij.

Check Also

Rezultatet e Llotaris Amerikane DV 2015, lista, emrat fitues!

Rezultatet e Llotaris Amerikane DV 2015, lista, emrat fitues! Nje nder ditet me te pritura ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *