Home / Horoskopi / Horoskopi 18 dhjetor 2013, 18/12/2013

Horoskopi 18 dhjetor 2013, 18/12/2013

Horoskopi 18 dhjetor 2013, 18/12/2013

DASHI
Padronë të lojës në dashuri, mbeten gjithmonë dialogu dhe mirëkuptimi, qoftë për ata të cilët janë duke përjetuar një histori të konsoliduar, qoftë për ata që kanë ndër mend të fitojnë zemrën e dikujt tjetër. Dhe për të mos humbur kohë, do të ishte e favorshme që të bazoheni tek miqësia, për të kuptuar më mirë personin që keni përballë. E për rrjedhojë, të lëshohesh në krahët e dikujt që mendon se bën për ty. Me Mërkurin në shenjë, i cili ju stimulon së fundmi, është më e lehtë që të reagosh me mendje të hapur, pa harxhuar energji, qoftë në punë, qoftë në shkollë.
DEMI
Për natyrën tënde, si një shenjë e Tokës, di që të përballosh jetën e përditshme me një hap të vendosur, pa lëkundje, por gjatë kësaj periudhe paksa delikate, ndonjë shqetësim edhe do ta kesh. Gjithsesi, sot do të kesh mundësinë që të ristabilizohesh, të bindesh, një herë e mirë, se nuk ka vetëm gjëra të errëta që të presin. Një ditë, që ia vlen ta jetosh në mënyrë aktive, si në fushën ekonomike, edhe në atë profesionale.

BINJAKET
Planeti Mërkur, krijon një aspekt të lumtur me Jupiterin në shenjën tënde, dhe kjo do të thotë se intelekti juaj nis të shpërndahet me lehtësi, duke u shoqëruar me bindje dhe besim. Komunikimi është brilant dhe fati ka për t’ju ndihmuar të zgjidhni shumë situata të ndryshme. Do të jenë të shumta edhe rastet për të krijuar një histori të re dashurie, e cila duhet të mbahet sekret prej jush. Sa të reja të këndshme që ju mbërrijnë këtë periudhë. Ju mbetet vetëm që të jeni gati.

GAFORRJA
Përfito nga eksperiencat e kaluara, për t’i kuptuar më mirë personat të cilët të qëndrojnë pranë çdo ditë. Kjo ditë është e dedikuar që ti të shohësh pas krahëve, qoftë për të vërtetuar miqësitë e vërteta, qoftë edhe për të vlerësuar historitë e shkuara të dashurisë, apo edhe situata të caktuara të së kaluarës. Eshtë një ditë e mërkurë, dedikuar plotësisht meditimit.

LUANI
Një Hënë, ende kreative, e shkëlqyer dhe e gjallë, e cila gjendet në qiellin tuaj, krijon nota alegorie dhe forma harmonie mjaft të bukura. Ndërkaq, mund t’u vihesh iniciativave të reja profesionale, me bindjen se është gjithmonë dikush i cili mund të ta ofrojë dorën e ndihmës, në mënyrë miqësore. Janë të favorizuara edhe takimet me persona të denjë, që kanë interesa dhe që u përkasin tematikave ndaj të cilave ti ke një tërheqje të caktuar. Një ditë ideale për t’iu rikthyer një çështje të së shkuarës.

VIRGJERESHA
Mos bëj asgjë për inerci, por dëgjojë zemrën tënde dhe vër në përdorim bonsensin në lidhje me raportet ndërpersonale. Vetëm në këtë mënyrë do të dish të marrësh miratimin e personave, të cilët për ty kanë vlerë. Edhe një herë, ki besim tek raportet miqësore, si edhe në dashamirësinë që një person me influencë ka ndaj jush për të përfituar lehtësira në lidhje me punën tuaj. Lëre mënjanë krenarinë dhe fillo të kërkosh ndihmë, sidomos nëse ajo të ofrohet nga një Ujor apo Peshore.

PESHORJA
Dita e sotme ju fal vërtet shumë fat, për të gjithë ju të lindurit e kësaj shenje. Një fluks pozitiv nga qielli, ju dërgon ndjesi pozitive në sferën sentimentale. Në mënyrë të veçantë, planeti i kuq i zjarrit, Marsi, i ndërthurur me Hënën e ndjeshme, siguron një marrëdhënie të thellë në çift. Fjala është sidomos për një raport të nxehtë në aspektin erotik. Udhëtimet dhe mjediset e punës apo shkollës, kthehen në terrene ku mund të gjesh dikë, nëse keni nevojë për histori të reja dashurie. Një ditë e shkëlqyer, sidomos për marrëdhëniet në çift. Ndërsa në aspektin intelektual, do të njihni momente lavdie.

AKREPI
Një vizion edhe më i gjerë që shfaqet mbi mundësitë e tua, do të të japë një hap më shumë në rrugën tënde, qoftë kjo në aspektin dashuror, qoftë në atë praktik. Duhet të jesh i disponueshëm dhe i durueshëm për të rishikuar dhe korrigjuar. E nëse do të jetë rasti, duhet t’i përkushtohesh mbledhjes së materialeve, që do të të duhen për të ardhmen. Ke për të qenë mjaft i mbrojtur sot edhe nga konfigurimet e ndryshme në sektorin e shëndetësisë. Ekziston mundësia për të gjetur zgjidhje lidhur me problematikat erotike.

SHIGJETARI
Duhet që ta kuroni paksa jetën tuaj në çift, duke manifestuar natyrën tuaj bindëse dhe sigurinë, e cila ngjall simpati dhe admirim ndaj personit tuaj. Sikundër, duhet ta mbash nën kontroll euforinë e madhe, e cila në fakt, jo gjithmonë është e mirëpritur, nëse i kalon kufijtë e normales. Nën parashikime pozitive yjore, gjenden edhe raportet shoqërore, si edhe lidhjet në çift.

BRICJAPI
Një ditë e cila i dedikohet tërësisht punës, dhe që do të jetë mjaft konstruktive dhe tërheqëse, për ata të cilët zhvillojnë aktivitet privat, në shoqëri me të tjerët. Yjet ju këshillojnë që të kultivoni raporte të mira në fushën profesionale, ndërsa ju sugjerojnë në të njëjtën kohë, se lidhjet e reja, mund të jenë të dobishme brenda saj. Fillo gjithashtu që të përfshihesh në grupime, iniciativa apo ftesa, të cilat ju japin mundësinë e impenjimeve dhe lidhjeve të reja.

UJORI
Vendosmëria, është një cilësi e juaja, e cila ditën e sotme, ju bën që të keni më në fund një rol dominant, qoftë në jetën sentimentale, qoftë në atë profesionale. Ndërsa udhëtimi i ngrohtë erotik, ju bën që të fitoni hapësira të reja në jetën dashurore. Nga ana tjetër, ditën e sotme mund t’i përjetosh lidhjet e tua sentimentale me mjaft entuziazëm, duke i treguar shpirtit tënd binjak, anën më romantike dhe sensuale të karakterit tënd. Të vetmuarit e kësaj shenje, janë gjithashtu humë të kurajuar. Mërkuri dhe Jupiteri, në një akord të shkëlqyer së bashku, ju dërgojnë sinjale mjaft pozitive në fushën e parave dhe të punëve në tërësi. Një ditë, tërësisht për t’u shfrytëzuar.Horoskopi 18 dhjetor 2013, 18/12/2013
PESHQIT
Dita e sotme mbetet një ditë mjaft e mirë për të vënë vend dhe rregull shtëpinë tuaj, si edhe të qëndroni së bashku me të tjerët në familje. Sikundër, është edhe një ditë e mirë për të dalë dhe davaritur pak mendjen. Para teje, do të hapen skenare të reja për t’u marrë në analizë, si edhe realitete ekzaltuese, të cilat brenda një kohe shumë të shkurtër, do të të ndihmojnë të zhvillosh talentet e tua më të spikatura. Lajme të mira mbërrijnë edhe nga fusha e shëndetit.

Check Also

Horoskopi mujor Qershor 2014

Horoskopi mujor Qershor 2014.   SHIKO EDHE:  HOROSKOPI VJETOR 2015  SHIKO EDHE:  HOROSKOPI KINEZ   ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *