Home / Horoskopi 2015 / Horoskopi 2015 – Akrepi!

Horoskopi 2015 – Akrepi!

Horoskopi 2015 – Akrepi!
Shëndeti
Nëse arrini të evitoni sforcime të tepërta, qoftë në punë apo në aktivitete sportive që do t’ju duhet të ndërmerrni, viti 2015 do të jetë një vit ku do t’ju shoqërojë një formë e mirë fizike. Kjo do të bjerë në sy edhe nga mënyra se si do të lëvizni dhe do të shfaqni aspektin tuaj intrigues. Jupiteri do të gjendet në shenjën tuaj deri në dhjetor dhe Urani do t’ju buzëqeshë nga shenja e Peshqve gjatë gjithë vitit. Duhet të kini kujdes në muajin shkurt.

SHIKO HOROSKOPIN E PLOT : AKREPI 2015

 

Mund të dëmtoheni e të vuani për incidente të kota e të papritura. Kujdes të veçantë duhet të ushtroni edhe në stinën e verës, në të cilën yjet, që do të ndodhen në shenjën e Luanit, mund t’ju japin besimin se jeni në gjendje të përballoni sforcime të tepruara. Maksimumi i formës suaj do të arrihet në nëntor, kohë kur të gjitha yjet do t’ju buzëqeshin, duke e bërë edhe pamjen tuaj të jashtme më të pëlqyeshme.
Paratë
Jupiteri do të jetë i pranishëm në shenjën tuaj deri në fund të muajit nëntor. Kjo do të ndihet më tepër në anën financiare. Viti 2015 do të duket që në fillim, që është i jashtëzakonshëm për ekonominë tuaj. Idetë dhe projektet tuaja do të jenë origjinale dhe do të dini si t’i shfaqni tek të tjerët dhe si t’i vini në jetë. Në pjesën e parë të vitit është më mirë që të filloni të mendoni se si të investoni të ardhurat tuaja dhe jo si t’i shpenzoni apo t’i keqpërdorni ato. Me kalimin e muajve idetë do të qartësohen dhe do të arrini të tregoheni të aftë për të bërë lëvizje, që do të kenë shpërblime pozitive. Këto shpërblime do t’ju vlejnë për vite me radhë. Kujdes në këtë fushë! Duhet ta tregoni në muajin qershor, sepse është koha ku mund të nxiteni për prishje të parave në mënyrë të papritur.
Karriera
Do të rrethoheni gjatë Vitit të Ri nga një atmosferë serioze, ku do të ndjeheni më të bindur se çdo herë tjetër për punën dhe karrierën tuaj. Do të merrni një vrull energjie, që do t’ju surprizojë me intensitetin e tij. Megjithatë, kjo do t’ju trillojë. Fuqitë e bindjes suaj do të zmadhohen në mënyrë të ndjeshme dhe do ta gjeni veten duke mësuar se në çfarë drejtimi janë rezultatet më interesante. Çdokush me të cilin do të përballeni në punë do të dëgjojë atë që ju doni të dëgjojnë, dhe kjo nuk do të jetë fare e vështirë për ju. Në mars është një periudhë e mirë për të kërkuar investime apo për të mbledhur anëtarë të bordit, nëse ju e doni këtë. Është edhe periudhë e mirë për pavarësi, nëse jeni përpjekur për një drejtim të ri. Për financat nuk do të jeni të interesuar. Vizioni juaj për karrierën do ta bëjë 2015-n akoma më të mirë se vitet e tjera.
Dashuria
Viti i kaluar (2014-a) ka qenë i bukur dhe ju ka stimuluar. Edhe viti 2015 do t’ju dhurojë momente akoma më të bukura dhe pasionante. Do të zbuloni se hyrja drejt lumturisë dhe dashurisë do të tërheqë akoma më shumë ngjarje dhe rrethana të këndshme. Do të jeni të aftë të kapërceni të gjitha vështirësitë, edhe nëse ato ju kanë mundur në të kaluarën. Do të zbuloni se logjika juaj do t’i bindë njerëzit që t’ju ngarkojnë me përgjegjësi. Do të ndiheni sikur po ecni nëpër lëndina të mbushura me admirues, që do t’ju pajisin me ndjenja të pasura besimi dhe feminiliteti. Por, duhet të keni kujdes. E gjitha kjo fuqi mund të shpërdorohet. Një flirt i rastësishëm mund të kthehet në një histori të nxehtë. Mjafton t’i besoni aftësisë suaj për shndërrimin e eksperiencave në aventura të paharrueshme dhe asgjë nuk mund t’ju ndalojë.

Check Also

Horoskopi 2015 – Shigjetari!

Horoskopi 2015 – Shigjetari! Influenca pozitive e Saturnit do t’ju shoqëroj për gjatë gjithë vitit. ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *