Home / Horoskopi 2015 / Horoskopi 2015 – Bricjapi!

Horoskopi 2015 – Bricjapi!

Horoskopi 2015 - Bricjapi!Horoskopi 2015 – Bricjapi!

SHIKO HOROSKOPIN E PLOT : HOROSKOPI 2015

Shëndeti
Këtë vit aspekti fizik do të jetë për t’u pasur zili. Kujdesi për veten do t’ju lindë në mënyrë të natyrshme, nëpërmjet një ushqimi të ekuilibruar dhe lëvizjes së përditshme fizike. Këto argumente do t’ju bëjnë të ndjeheni mirë me veten dhe të tjerët do të kenë përshtypjen se “po plasni” nga shëndeti. Në javët e para të vitit 2015 do të jeni në një formë të shkëlqyer. Një formë e tillë do të jetë shoqëruese gjatë 12 muajve të vitit, me përjashtim të fillimit dhe mesit të stinës së verës. Në atë periudhë në fakt, nuk do të jeni të kujdesshëm për mënyrën dhe sasinë e ushqimit. Nuk do të jeni në gjendje që të bini nga pesha, diçka që është e zakonshme dhe imponuese në stinën e verës dhe kjo do të ndodhë për shkak të pranisë së shenjave astrologjike të kundërta në kuadratin e shenjës suaj. Do të keni probleme me tretjen dhe stomakun.

SHIKO EDHE: HOROSKOPI KINEZ 2015

Paratë
Pozicioni i mirë i planetit Jupiter, gjë e cila do t’ju shoqërojë pothuajse gjatë të gjithë vitit, do të bëjë të mundur që të jeni të aftë për të mbajtur një stabilitet ekonomik më të madh në krahasim me menaxhimin që u keni bërë parave tuaja gjatë pjesës më të madhe të vitit 2014. Do të jenë afër jush nga janari në shkurt Dielli e Mërkuri, të cilët duke qenë të pranishëm në sektorin tuaj financiar, do t’ju mundësojnë të vini në praktikë ndonjë ide inteligjente për të investuar, apo për të shpenzuar, rezultatet e të cilave do t’ju duken shumë të kënaqshme për të gjithë muajt që do të ndjekin këtë periudhë. Kini kujdes të mos u besoni disa personave të gabuar gjatë fundit të vitit. Jupiteri në këtë kohë do të gjendet në grupin e armiqve tuaj sekretë dhe mund t’ju japë këshilla në sektorin financiar, që nuk do të jenë për të mirën tuaj.
Karriera
Viti 2015 është i mrekullueshëm për të publikuar veten tuaj, edhe nëse thjesht do të vazhdoni punën e zakonshme, duke ndërtuar pak nga pak, ditë pas dite, biznesin apo karrierën tuaj. Mundohuni të mësoni leksionin që do t’ju dërgojnë yjet në mars: se çdokush, në çfarëdo niveli, mund të përfitojë gjëra të mira nga pak ekspozim në publik. Horizonti i karrierës suaj do të zgjerohet më shpejtësi dhe në një mënyrë të dukshme nëse vazhdoni të ndiqni këtë këshillë, dhe shokët e grupit tuaj do të përfitojnë nga lidhja që keni. Mos u mundoni për të krijuar reklama, ato do të krijohen vetë rreth jush. Keni një reputacion të mirë për punën që bëni, sepse jeni brenda rregullave. Në fund të vitit, ju do të jeni të aftë për të “rrëshqitur” pak nga puna dhe për të shijuar gjërat që ju interesojnë më shumë.

SHIKO HOROSKOPIN E PLOT : HOROSKOPI 2015

Dashuria
Edhe nëse nuk jeni në qendër të vëmendjes, njerëzit që ju njohin do t’ju vlerësojnë në një pozicion të tillë. Këtë vit, ky respekt nuk do të kufizohet vetëm me shoqërinë, por kudo. Ndershmëria mund t’ju bëjë që të tërhiqeni nga ana romantike. Mundësitë romantike po lulëzojnë në çdo vend e kohë gjatë këtij viti. Mos u surprizoni nëse takoni një njeri premtues për të ardhmen në fillim të 2015-s. Do të jeni shumë magnetik gjatë muajve janar dhe shkurt. Nëse nuk mund të parashikoni se cila do të jetë gjëja tjetër që do të thotë ky njeri, do të jeni i mahnitur nga ai për një kohë të gjatë. Ajo që është më e mira, këndvështrimet e tyre do të kenë një efekt delikat, por të dukshëm mbi ju. Nuk jeni njeriu i mërzitshëm dhe xheloz siç thuhet për ju. Ky vit do të jetë plot zbulime dhe surpriza të reja.

Check Also

Horoskopi 2015 – Akrepi!

Horoskopi 2015 – Akrepi! Shëndeti Nëse arrini të evitoni sforcime të tepërta, qoftë në punë ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *