Home / Horoskopi 2015 / Horoskopi 2015 – Demi!

Horoskopi 2015 – Demi!

demi 2015Horoskopi 2015 – Demi!
Demi
Shëndeti
Viti i Ri do t’ju gjejë në një formë të shkëlqyer, sepse do të keni pozicion të mirë astrologjik. Do të mund të lëvizni në disa “sektorë” astrologjikë, që do t’ju bëjnë të dukeni tërheqës e të shëndetshëm. Mos ekzagjeroni me sforcimet fizike, përndryshe që në muajin shkurt do të mund të keni një problem me këmbët dhe kaviljet, meqë Dielli dhe Mërkuri prekin ujorin. Në pranverë, sidoqoftë, do të ketë një rritje energjie që do të arrijë kulmin në mes të majit, një kohë ku do të mund të përballoni çdo sfidë. Qetësi deri në shtator, kur do të keni durimin e duhur për të filluar një aktivitet të ri fizik, që do t’ju bëjë të ndjeheni më mirë me veten. Kini kujdes në 15-ditëshin e parë të nëntorit, ku shumë planetë në shenjën e akrepit mund t’ju krijojnë ndonjë problem. Gjithsesi ato do të zhduken në fund të vitit, kur Jupiteri të jetë më i favorshëm. Familja do t’ju ndihmojë në kapërcimin e çrregullimeve emocionale.
Paratë
Në pjesën e fillimit dhe në atë qendrore të vitit 2015, nuk është koha e duhur për të pasur ide shumë entuziaste për investimin e financave tuaja, apo shtimin e tyre. Vetëm nëse është një njeri shumë i besuar dhe një ekspert që mund të japë këshilla. Do të jetë më mirë që të kufizoheni. Momentet më me fat për ju në fushën financiare do të jenë në fund të majit e në fillim të qershorit, kur Dielli dhe Mërkuri do t’ju ofrojnë ide të mira për të fituar ekstra. Kini kujdes nga shpenzimet e tepërta gjatë verës apo festave! Për fat të mirë pjesa e fundit e vitit, falë pozicionit të mirë të Jupiterit do t’ju shohë përsëri më të kthjellët përsa i përket administrimit të parave! Shumat dhe buxhetet do të jenë në axhendën tuaj në dy muajt e fundit të 2015-s dhe ju mund të veproni me finesë në marrëdhëniet tuaja me partnerët dhe shokët me qëllim për të ecur përpara. Sapo kjo të vendoset, për disa kohë ju do të jeni “i artë”.
Karriera
Muajt e parë të vitit do të shikoni qartësisht një ndryshim për të ardhmen. Mund të mos jetë një vend i ri pune, edhe pse do të kënaqeni me një zhvendosje, por thjesht një udhëtim i zgjatur pune në një pjesë të botës që ju nuk e keni parë kurrë. Nëse nuk keni pasur ndonjëherë rastin të ndjeheni shumë i pavarur, tani është momenti i përshtatshëm për të filluar. Thjeshtësia do të jetë e rëndësishme në të gjitha orvatjet tuaja. Nëse jeni të sigurt se jeni në përputhje me punën, apo profesionin tuaj, kjo ndjesi do të forcohet në mënyrë të konsiderueshme, dhe për më tepër do të gjeni frymëzimin për të çuar karrierën tuaj në një nivel tjetër. Nëse keni dyshime serioze, mendime, atëherë ato do të zmadhohen, sidomos në mes të marsit, kur Hëna do të bëjë që ndjenjat tuaja të shfaqen të papërmbajtura.
Dashuria
Do të zbuloni disa gjëra për veten që nuk i keni konsideruar kurrë më parë. Por mbase më e mira, ju do të zbuloni dimensione të reja të shoqërive tuaja dhe marrëdhëniet me një njeri special. Nëse në udhën tuaj të aventurave lini një njeri të dashur pas, mendimet tuaja do të kthehen vazhdimisht në gjestet e vogla, që do ta bëjnë marrëdhënien tuaj ndryshe ato që keni pasur më parë. Do të kuptoni se do t’ju mungojë mënyra se si njeriu i dashur i juaji kryen çdo veprim, që nga më i vogli, kthimin e faqes së gazetës, apo mënyrën si ju jep dorën e komunikon për atë që të dy po mendoni. Nëse mund të merrni një njeri të dashur me vete në udhëtim, do të bini në dashuri me këto gjeste përsëri dhe do të pëshpërisni fraza pasioni drejtpërdrejt me njëri-tjetrin. Nëse jeni singëll nuk do të jeni i aftë të fshiheni në vetminë tuaj për shumë kohë. Nga marsi në shtator, mundësi romantike do të fluturojnë në orbitën tuaj.

Check Also

Horoskopi 2015 – Shigjetari!

Horoskopi 2015 – Shigjetari! Influenca pozitive e Saturnit do t’ju shoqëroj për gjatë gjithë vitit. ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *