Home / Horoskopi 2015 / Horoskopi 2015 – Gaforrja!

Horoskopi 2015 – Gaforrja!

Horoskopi 2015 - gaforrja!Horoskopi 2015 – Gaforrja!
Gaforrja
Shëndeti
Në vitin 2007, rrallëherë do të ndodhë që të gjendeni në vështirësi. Përsa i përket shëndetit do të jeni shumë mirë dhe këtë do ta vënë re edhe të tjerë. Në fillim të vitit mos u tregoni grindavec. Për shkak të elementëve astrologjikë, që do të ndodhen në kuadratin e shenjës së suaj, gaforres, por që do të jenë në kundërshtim me ju, do të keni disa probleme të lehta me gjymtyrët. Duhet të merreni pak me sport për të përmirësuar rezistencën e gjymtyrëve, sidomos këmbëve. Mes majit e qershorit kini kujdes nga sforcime të ekzagjeruara të duarve, si në punë ashtu edhe në sport. Dielli dhe Mërkuri në shenjën tuaj mund të shkaktojnë probleme të vështira muskulature. Stinët e tjera pas verës, sidomos pjesa qendrore e vjeshtës, do t’ju shohin në një formë të mirë. Nga fundi i tetorit deri në fund të vitit 2015, në kohën që do të jeni të qetësuar do të keni një pamje, një fizik dhe një shëndet për t’u pasur zili.
Paratë
Pozicioni i mirë i Jupiterit në një drejtim me shenjën tuaj do t’ju bëjë më të sigurt karshi surprizave që keni pasur vitin e kaluar, të cilat ju kanë krijuar probleme financiare në më shumë se një herë. Duhet vetëm që të jeni të kujdesshëm e të mos shpenzoni shumë për të treguar superioritetin tuaj, siç mund të frymëzoheni e nxiteni nga Saturni. Momentet më të volitshme për të blerë diçka që do t’ju duhet apo, për të investuar paratë tuaja, do të jenë ato, që do të pasojnë menjëherë pushimet verore, kur Dielli, Mërkuri dhe Venusi do të gjenden në shtëpinë tuaj të parave. Më pak të goditura do të jenë zgjedhjet tuaja me afrimin e dimrit. Tregohuni të kujdesshëm përsa i përket portofolit, sepse Jupiteri do t’jua dobësojë intuitën që ju ka dhuruar deri në atë moment! Ndërprisni shpenzimet! Sa më shumë para të kurseni, aq më mirë do të jetë dhe do ta kuptoni në fund të vitit.
Karriera
Nëse keni qenë në një guaskë gjatë të gjithë vitit 2014, viti i ri do t’ju sjellë mundësinë (dhe detyrimin) të dilni nga kjo mburojë dhe të rifilloni me më intensitet. Muajt e parë të vitit do të jeni shumë i gjallë, pasi do ta gjeni veten të zhytur në një punë masive, përveç prirjeve tuaja të zakonshme, mund të bëheni edhe synimi i më shumë se një punonjësve të rinj. Përdorni atë ndjesi tuajën, për të cilën jeni i famshëm për të vlerësuar të gjitha premtimet dhe deklaratat, sepse në fund një prej këtyre lidhjeve do të ofrojë më shumë. Në mes të vjeshtës së ardhshme, do të kaloni në ndjesinë e nostalgjisë për situatën e punës, që keni pasur shumë kohë më parë, për të cilën thellë e dini se është e pazëvendësueshme. Aq sa të rëndësishme do të jenë marrëdhëniet e punës suaj, po aq do të jenë edhe paratë.
Dashuria
Nëse nuk është për gjë tjetër, fillimi i vitit të ri do të jetë për ju një periudhë vetëvlerësimi. Mos u çudisni nëse propozimet romantike shoqërojnë komplimentet e zemrës. Në departamentin e marrëdhënieve, situata mund të shkojë pikërisht aty ku jeni keni kërkuar gjithmonë, apo mund t’ju shuajë një farë entuziazmi të tepruar që keni përgjithmonë. Nëse jeni singëll, do të tërhiqeni nga dikush për të cilin nuk keni menduar kurrë në një perspektivë serioze. Personi tjetër mund të jetë me më shumë pasion sesa ju. Nëse nuk jeni të përgatitur për një marrëdhënie ekskluzive që do t’ju propozohet, atëherë respektoni vetë instinktin tuaj dhe mos i lejoni vetes të bindeni pa dashur. Një komunikim i ëmbël mund të zgjasë gjatë. Nëse jeni gati për t’u lidhur me një njeri special, breshëri lëvdatash dhe shenja materiale të tërheqjes e afrimitetit nga partneri juaj, nuk do të dëmtojnë këtë marrëdhënie.

Check Also

Horoskopi 2015 – Shigjetari!

Horoskopi 2015 – Shigjetari! Influenca pozitive e Saturnit do t’ju shoqëroj për gjatë gjithë vitit. ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *