Home / Horoskopi 2015 / Horoskopi 2015 – Luani!

Horoskopi 2015 – Luani!

horoskopi 2015 - luani!Luani
Shëndeti
Pozicioni i vështirë i Jupiterit dhe prania e Saturnit në shenjën tuaj do të bëjë të dukshme se, viti 2015

    SHIKO TE PLOT NE ANGLISHT: ARIES 2015

do të niset me një formë jo shumë pozitive. Do të ndjeni që keni një sasi të vogël energjie në krahasim me atë të një vitit më parë. Por, në aspektin e jashtëm fizik do të keni përshtypjen se persona të seksit të kundërt do të vënë re se ju jeni i pranishëm në çdo vend që ndodheni dhe do dukeni shumë të bukur në sytë e tyre. Mos e përballoni këtë periudhë vetëm! Mbi të gjitha, muaji gusht do të jetë shumë pozitiv. Duhet të paraqiteni në formë në takimet që do t’ju krijohen në çdo fushë dhe për këtë do t’ju duhet të viheni në lëvizje për një formë më të mirë fizike! Gjithsesi, gjërat do të përmirësohen me kalimin e muajve. Në fund të vitit, Jupiteri do të arrijë mikun e tij, Shigjetarin, dhe në këtë kohë ju do të gjeni harmoninë fizike me veten dhe të tjerët!
Paratë
Këtë vit mundohuni të bëni zgjedhje më të zgjuara se ato të vitit të kaluar, për sa i përket shpenzimit të parave tuaja. Jupiteri formon një hendek të vështirë dhe nuk do ta keni aspak të qartë të kuptoni nëse është momenti i saktë për të shpenzuar paratë, apo për të investuar. Do të jetë e thjeshtë të zbuloni se cili do të jetë personi i saktë që mund t’ju japë këshilla! Nuk do të dini nëse mund t’u zini besë bankave. Në këtë pikë, mundohuni të flisni me sa më shumë njerëz të mundni dhe krijoni një ide tuajën se si t’i shfrytëzoni më mirë të ardhurat tuaja, apo kur dhe ku të mund të merrni një hua. Evitoni çdo lëvizje në fillim të shkurtit, kur Mërkuri apo Neptuni do të jenë në kundërshtim me shenjën tuaj dhe do t’ju hutojnë në këtë drejtim. Periudhat më me fat do të jenë 15-ditëshi i parë i korrikut dhe sidomos dhjetori, kur Jupiteri do të jetë miku juaj dhe do t’ju dhurojë më shumë fat me paratë!
Karriera
Doni t’i hyni seriozisht punës këtë vit, në një mënyrë të re, dhe duhet të gjeni pafundësi mundësish për ta bërë këtë. Mund të ndodhë që ju të gjeni një punë të re e cila përputhet më së miri me idealet tuaja, apo të gjeni një mënyrë për të shkulur përgjegjësitë tuaja aktuale që të merrni më shumë kënaqësi personale nga çdo ditë e punës suaj. Në dy muajt e fundit të vitit çdo gjë do të ketë të bëjë me zotimet dhe kjo është një rrugë në dy drejtime. N.q.s jepni pak, do të merrni pak. Sa më shumë t’u tregoni shefave tuaj se jeni me ta për një rrugë të gjatë, aq më shumë liri veprimi do të keni. Eshtë plotësisht e mundur që ju ta ndjeni veten “jashtë” në punë gjatë vitit 2015. Nëse kjo ndodh, filloni të kërkoni diçka të re. Po të shpejtoni, do të keni më shumë mundësi sesa të rrini e të mendoheni gjatë.

 SHIKOHENI TE PLOTE KETU:  LUANI 2015

Dashuria
Sezonet e vështira kalojnë pa dhënë asnjë shenjë të “fryteve” tuaja. Nëse keni pritur vit pas viti deri në këtë lidhje romantike, për të cilën keni lexuar vetëm nëpër libra, durimi juaj është gati të shlyhet. Kur bëhet fjalë për partnerë romantikë, keni pasur kohë mjaftueshëm që të zbuloni atë që doni. Në vitin 2015, do të jeni të aftë për të bërë dallime ndërmjet një “molle” të keqe dhe një të mirë. Nëse e keni fiksuar se cili do të jetë apo si do të jetë personi për të cilin ju mendoni se do të kaloni një kohë të gjatë të lidhur se bashku, ky do të jetë viti për të eksploruar motivimet tuaja të qëndrueshme dhe bazat e kohëzgjatjes së pasionit tuaj. Paralelizmi ndërmjet jush dhe partnerit tuaj do të bëhet me lehtësi dhe ndryshimet plotësuese ndërmjet jush do të jenë shumë të dukshme. Ju mund të mendoni se gjetja e bazave racionale për një lidhje mistike do të vrasë romancën.

SHIKO EDHE:  HOROSKOPI KINEZ 2015

Check Also

Horoskopi 2015 – Shigjetari!

Horoskopi 2015 – Shigjetari! Influenca pozitive e Saturnit do t’ju shoqëroj për gjatë gjithë vitit. ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *