Home / Horoskopi 2015 / Horoskopi 2015 – Peshorja!

Horoskopi 2015 – Peshorja!

Horoskopi 2015 – Peshorja!
Shëndeti
Prania e Uranit në sferën tuaj të shëndetit mund ta kthejë 2015-n një vit në të cilin do të keni përshtypjen se kushtet tuaja psikofizike nuk do të jenë shumë të qëndrueshme, dhe se mund të sëmureni nga një moment në tjetrin.

SHIKO HOROSKOPIN E PLOT: PESHORJA 2015

 

Në të vërtetë, bëhet fjalë për një përshtypje krejt të gabuar. Këtë vit do të jeni në një formë të shkëlqyer dhe më pak optimizëm mund t’ia transmetoni këtë ndjesi mirëqenieje edhe personave të tjerë, që do ta shohin pamjen e mirë fizike që keni. Mbulohuni mirë që ta ruani veten nga ndonjë i ftohtë i bezdisshëm, jo vetëm në fillim të vitit, por edhe në prill, kur Venusi do të jetë i pranishëm në shenjën e Peshqve. Në pjesën qendrore të verës duhet të kujdeseni me më kujdes për pamjen tuaj të jashtme. Në vjeshtë do të jeni më të bindur për sasinë e energjisë që zotëroni dhe gjendja fizike do të jetë për t’u pasur zili!
Paratë
Ky vit do të veçohej si shumë me fat në sferën financiare. Jupiteri do të jetë i pranishëm në “shtëpinë” e financave tuaja deri në nëntor. Viti 2015 do të jetë një vit ideal për të kryer ato lëvizje financiare që në vitet e mëparshme ju kanë trembur. Nëse në vitin 2014 kishit dëshirë dhe ide për të kryer investime të rëndësishme dhe nuk ia keni arritur qëllimit, kjo do të ndodhë tani. Mund të keni edhe prurje të papritura, që do ta përmirësojnë në një mënyrë fort të dukshme humorin tuaj. Periudhat më me fat për ju, ku do të ndjehet ndikimi pozitiv i yjeve, do të jenë fundi i shtatorit dhe fillimi i tetorit. Kush ka ndonjë ide sipërmarrjeje, qoftë edhe të vogël, duhet të veprojë pikërisht në ato javë. Çështjet financiare do të kërkojnë një kujdes të detajuar gjatë këtij viti.
Karriera
Vendi i punës do të jetë energjik, me procedura të reja dhe mbase do të ketë edhe një riorganizim gjatë dy muajve të parë të vitit. Kjo do t’ju pëlqejë sepse ju jeni shumë i prirur për të bërë marrëveshje dhe dialog. Diçka e çuditshme mund të ndodhë mes jush dhe një shefit tuaj, sidomos rreth mesit të marsit, dhe mund ta gjeni veten duke kryer një rol tërësisht ndryshe në organizatë. Në pranverë prisni to merrni një ofertë angazhimi apo të bëheni pjesë e një organizate me shumë degë. Rutina e aventurave do të fillojë të bëhet pjesë e juaja shumë shpejt. Nuk ka rëndësi se çfarë do të ndodhë, ju do të dilni në krye dhe do të shihni se kishit të drejtë: sekreti ishte i pajustifikuar. Është një vit i mirë për të avancuar në karrierë dhe kini gjithmonë parasysh qëllimet personale, edhe pse miqtë tuaj do t’ju ndihmojnë.
Dashuria
Hapa të vegjël drejt ngjarjeve “dekoruese” argëtuese apo pak të pazakonta do ta bëjnë shtëpinë tuaj një vend mrekullie dhe të qeshure për të gjithë ata që do ta vizitojnë. Ky aspekt i mrekullueshëm familjar në jetën tuaj do të harmonizohet nga gjallërimi i një flirti. Dëshira juaj dhe e partnerit në këtë flirt do të bëjë që çdo gjë të lëvizë në mënyrë harmonike. Me shikime dhe prekje ju do të arrini të përjetoni dhe kuptoni romancat që përshkruhen në novela. Janari dhe marsi do t’ju ofrojnë mundësi për aventura. Dikush mund t’i lërë gjërat në dorën tuaj për t’i dhënë një zgjidhje. Për fat të mirë, ndjesia juaj e drejtësisë romantike do t’ju shërbejë më së miri dhe do të konsideroheni një model që mund t’i përjashtojë të tjerët nga telashet dhe t’i kthejë në mënyrën e arsyetimit të drejtë. Asgjë nuk do ta pengojë rrugën e dashurisë këtë vit.

Check Also

Horoskopi 2015 – Shigjetari!

Horoskopi 2015 – Shigjetari! Influenca pozitive e Saturnit do t’ju shoqëroj për gjatë gjithë vitit. ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *