Home / Horoskopi 2015 / Horoskopi 2015 – Ujori!

Horoskopi 2015 – Ujori!

Horoskopi 2015 - Ujori!   Horoskopi 2015 – Ujori!

    SHIKO HOROSKOPIN E PLOT : HOROSKOPI 2015

Shëndeti
Pozicioni i vështirë i Jupiterit dhe Saturnit nuk ju furnizon me ndihmë të mjaftueshme për t’ju bërë       të ndjeheni në një formë shumë të mirë fizike për këtë vit. Kjo nuk duhet t’ju dakurajojë, duhet të        reagoni ndaj kësaj gjendjeje. Kini kujdes nga një ndjesi kapriçoziteti që do t’ju shoqërojë gjatë fillimi    të vitit, e gjitha është një nxitje që vjen nga disharmonia e planetit Mars. Duhet të kujdeseni për veten, sepse mund të përballeni me skuqje dhe gërvishtje të fytit që do t’ju shoqërojnë për një kohë të gjatë. Nëse nuk luftoni vetë për formën tuaj fizike, në gusht, ku do të keni shenjat astrologjike në pozicion të kundërt me ju, nuk do t’i pëlqeni të tjerëve dhe për më tepër, as vetes suaj! Në muajin nëntor mund të keni ndonjë problem intim, që do të zhduket në dhjetor, kur yjet në shenjën e Shigjetarit do t’ju japin gjallërinë që ju duhet!
Paraja
Jupiteri, planeti që ndodhet në kuadratin e shenjës suaj për shkak të transitit të tij nga Akrepi, nuk i privon për këtë vit, të paktën deri në muajin nëntor, në fund të vjeshtës, lëkundjet e mëdha të çështjes financiare. Në fillim të këtij viti mund të akuzoheni për shpërdorim nga disa të afërm apo familjarë tuajët, por edhe nga njeriu i zemrës. Kjo do të ndodhë për shkak të planetit Mars në shenjën zodiakale të Demit. Në pranverë më në fund do të ndieni se në këtë sektor po merrni frymë lirisht, por nga qershori deri në fund të shtatorit, do të keni ndjesinë që po ju kërkohet nga të gjithë njerëzit që ju rrethojnë më shumë sesa ju mund të ofroni. Për fat të mirë, muaji dhjetor do të jetë më i qetë. Jupiteri do të jetë në përputhje me shenjën tuaj. Gjendja ekonomike do të jetë më e qetë. Do të keni mundësi edhe për dhurata të mira për Vitin e Ri.

SHIKO HOROSKOPIN E PLOT : HOROSKOPI 2015

Karriera
Çfarë ka ndodhur me gjeninë eksentrik, personi që nuk ishte i qetë si çdokush tjetër? Keni përhapur atë imazh të qetësisë dhe do të shokoni miqtë tuaj duke kombinur kreativitetin tuaj që fluturon lartë me një kthim në tokë që po gëlltit projekte dhe nxjerr rezultate. Ky sens i ri strukture dhe disipline që keni gjetur do t’ju shoqërojë gjatë vitit 2015 dhe do t’jua bëjë jetën më të qetë se sa jeni mësuar zakonisht. Fillimi i mbarë në stinën e pranverës. Stili juaj i vjetër do të vazhdojë të përhapet dhe më pas ju do të surprizoni edhe veten, duke marrë vendime të shpejta impulsiviteti. Përdorni fuqinë e trurit për të gjetur sistemet që do të frenojnë shpenzimet tuaja. Pjesa e parë e vitit është një periudhë e mirë për të bërë planifikime; prisni nevojën e burimeve ekstra në mars dhe në fund të shtatorit se do të lindin papritur shpenzime relativisht të mëdha.
Dashuria
Në vitin e kaluar keni mësuar të disiplinoni veten dhe ta shikoni realitetin ashtu siç është. Keni siguruar një praktikë të përsosur që do t’ju lejojë të manipuloni realitetin e perceptimet tuaja dhe të shkoni drejt rezultatit të dëshiruar. Dhe do të shikoni se kjo anë e jetës ka joshje të ndryshme. Nëse dikush ka kërkuar një flirt me ju dhe ju nuk jeni i interesuar, ju mund t’i kërkoni të largohet. Apo jeni mërzitur nga një sjellje e çuditshme e një të dashuri tuaj dhe do të jepni një ultimatum. Ky vrull mund të bëjë që të jeni befasues, sidomos në atë që kanë interes romantik për ju. Dikush nga e kaluara do të rihyjë në jetën tuaj në korrik. Shikoni thellë në veten tuaj nëse keni interes për të ringjallur këtë lidhje. Merrni admirimin e tyre si komliment. Ka shumë kënaqësi në jetën tuaj si singëll dhe pavarësia juaj e ëmbël do t’ju shëtisë tejetej.

Check Also

Horoskopi 2015 – Akrepi!

Horoskopi 2015 – Akrepi! Shëndeti Nëse arrini të evitoni sforcime të tepërta, qoftë në punë ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *