Home / Horoskopi / Horoskopi dates 7 dhjetor 2013, 7/12/2013

Horoskopi dates 7 dhjetor 2013, 7/12/2013

Horoskopi dates 7 dhjetor 2013, 7/12/2013

Dashi (21 Mars – 20 Prill)
Ju pret një ditë e lodhshme, ku do të jeni mjaft të angazhuar për të zgjidhur një problem që po e zvarrisni prej kohësh. Problemi që keni për momentin janë paratë, kështu që evitoni shpenzime të tepruara apo investime të pamenduara mirë.

Demi ( 21 Prill – 20 Maj)
Sot mundohuni të tregoheni sa më të kujdesshëm, si për të parandaluar probleme të ndryshme, si dhe për të përfituar nga rastet që mund t’ju paraqiten gjatë ditës së sotme. Jeta në çift çalon pak.

Binjaket (21 Maj – 21 Qershor)
Tërheqës dhe mjaft të shoqërueshëm do të vendosni një sërë marrëdhëniesh, të cilat do të rezultojnë thelbësore, si në jetën private dhe atë profesionale. Ndryshimet që do të bëni në sektorin profesional, në fakt do të ndikojnë për të përmirësuar situatën tuaj ekonomike. Horoskopi dates 7 dhjetor 2013, 7/12/2013
Gaforrja (22 Qershor – 22 Korrik)
Hëna te shenja e Demit parashikon një ditë mjaft pozitive për ju: jeta sociale do të jetë mjaft e gjallëruar, e karakterizuar nga ftesa e okazione mondane të shkëlqyera. Marrëdhëniet me kolegë e bashkëpunëtorë do të jenë të pasura me shkëmbime mjaft të vlefshme idesh, që do ju ndihmojnë të arrini rezultate pozitive.

Luani (23 Korrik – 22 Gusht)
Pozicioni i Diellit me Hënën në shenjën tuaj nuk është aspak i favorshëm. Kjo ju bën të ndiheni në ankth mbi gjithçka që keni ndërtuar deri tani. Keni dëshirë të ndryshoni gjërat si në sektorin profesional dhe në atë sentimental.

Virgjeresha (23 Gusht – 22 Shtator)
Pozicioni yjor sot në qiellin tuaj do të jetë mjaft i favorshëm. Nuk do të mungojnë mundësi të shkëlqyera si në punë, dashuri dhe miqësi. Nuk ka rëndësi në jeni vetem apo çift, bëni projekte dhe zgjeroni më shumë horizontet tuaja.

Peshorja (23 Shtator – 23 Tetor)
Nuk do të jetë një ditë e shkëlqyer për ju, do të ndiheni mjaft melankolik dhe dëshira për t’u izoluar nga gjithçka dhe nga të gjithë do të jetë mjaft e fortë. Idetë nuk ju mungojnë, kështu që mund të hartoni projekte të reja që mund t`i realizoni në të ardhmen.

Akrepi (24 Tetor – 22 Nentor)
Në qiellin tuaj nuk paraqitet asnjë ndryshim. Kështu që në qoftë se po prisni një lajm, për momentin nuk do ju vijë. Është e vështirë të dëgjoni nga të tjerët se duhet të keni durim, sidomos tani që nuk keni më.

Shigjetari (23 Nentor – 21 Dhjetor)
Paraqitet një ditë e pasur me angazhime të shumta, që duhet t’i respektoni. Projektet profesionale që keni në mendje do të jenë interesante, por duhet t’i koordinoni më së miri, t`i planifikoni me kujdes, në qoftë se dëshironi t`i realizoni shpejt dhe mirë.

Bricjapi (22 Dhjetor – 20 Janar)
Mos lejoni që lodhja dhe disa tensione në çift të ndikojnë në marrëdhëniet tuaja me pjesëtarë të tjerë të familjes. Duke parë pozicionin aspak të favorshëm të yjeve në qiellin tuaj mundohuni të mos përfshini prindërit ose fëmijët në diskutimet tuaja me partnerin.

Ujori (21 Janar – 19 Shkurt)
Një problem familjar që ju shqetëson prej kohësh sot do të komplikohet më shumë. Do të pyesni veten se ku keni gabuar. Gjithsesi nuk mund të pretendoni se mund të keni gjithçka nën kontroll. Stresi që po jetoni gjatë kësaj periudhe mund t`ju shkaktojë shqetësime me stomakun.

Peshqit (20 Shkurt – 20 Mars)
Dielli, Hëna dhe Jupiteri sot do ju mbështesin në çdo iniciativë që do të merrni si në sektorin profesional dhe në atë privat. Do të keni mundësi të organizoni një pasdite me miqtë tuaj në kinema, teatër apo në një panair.

Check Also

Horoskopi mujor Qershor 2014

Horoskopi mujor Qershor 2014.   SHIKO EDHE:  HOROSKOPI VJETOR 2015  SHIKO EDHE:  HOROSKOPI KINEZ   ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *