Home / Horoskopi / Horoskopi ditor 19 dhjetor 2013, 19/12/2013

Horoskopi ditor 19 dhjetor 2013, 19/12/2013

Horoskopi ditor 19 dhjetor 2013, 19/12/2013

DASHI
Gëzimet që ju fal erosi si i tillë dhe jeta intime, janë në radhë të parë sot. Një situatë e kënaqshme emocionale është gjithmonë një objektiv parësor për të gjithë. Por tani edhe vetë ju, jeni në dijeni se dashuria është për ju një ideal, një ëndërr për t’u realizuar me të gjitha kostot, veçanërisht në qoftë se keni vuajtur muaj të tërë vetmie dhe mungese të saj. E me këto yje që shfaqen sot në qiellin tuaj, duket se keni një shans të mirë për sukses. Situatë e mirë paraqitet edhe për karrierën apo imazhin tuaj social.

DEMI
Një nivel i duhur inteligjence, i ndihmuar nga reflekset që i keni gati si edhe kreativitet, ju çojnë drejt ngjitjes së shkallëve të suksesit, duke mundësuar kështu arritjen e qëllimeve që i keni caktuar vetes. Nuk do të ecni më si një gaforre, por jeni duke përparuar shumë më i sigurt. Ndonjëherë edhe pengoheni, por ju jeni gati për t’u ngritur dhe për të vazhduar me hapa të përshpejtuar dhe gjallëri drejt qëllimit tuaj. Sukses në shkollë.

BINJAKET
Lëreni hapur zemrën tuaj për ndjenjat dhe pasionin. Pasi yjet sot do t’ju inkurajojnë dhe do t’ju ftojnë për ta jetuar jetën dhe dashurinë me një shpirt të lirë dhe të ripërtërirë. Goditje, skena dashurie dhe emocione në favorin tuaj që do të shfaqen si një rrufe në qiell të pastër për ju. Ekuilibri juaj është pothuajse i përkryer. Fati dhe bukuria, fshihen tek yjet. Sot do mund të thuash me zë të lartë: Rroftë jeta!

GAFORRJA
Nëse do të keni patur më parë trazira, apo konflikte në punë ose familje, kjo e sotmja është një ditë e mirë për t’i shëruar mosmarrëveshjet apo edhe keqkuptimet e lindura gjatë tyre. Simpatia, besueshmëria dhe aftësia komunikuese, kanë për të qenë kartat e duhura tuajat me kolegët dhe eprorët apo miqtë, të cilat do t’ju shërbejnë shumë. Surpriza në mbrëmje.

LUANI
Në mjedisin e punës, do të kesh mundësinë për të shfaqur aftësitë dhe virtytet të cilat nuk i keni vënë ndonjëherë në dukje. Mos e nënvlerëso mundësinë për të realizuar projekte pune që lidhen edhe me jetën emocionale. Gjatë rrjedhës së kësaj të premteje, çështjet e zemrës do të marrin një kthesë të bukur. Duhet vetëm që të jeni në gjendje të arrini ta dalloni një dashuri të bukur dhe bujare, e aftë për të kompensuar mungesën e dashurisë në të kaluarën.

VIRGJERESHA
Jeni shumë i prirur për t’i lëvizur ujërat e ndenjura në çdo fushë të ekzistencës suaj. Dhe falë disponueshmërisë së mirë të yjeve, mund të gëzoni mundësi të favorshme për ju që të gëzoheni dhe të kërkoni eksperienca të reja. Nuk të mungon aspak grinta për të arritur objektiva tuaja. Keni mundësi të mira edhe në fushën financiare, sidomos nëse ato në lidhje me vendet e tjera.

PESHORJA
Në vlerësimin e situatave, si edhe planifikimin e iniciativave, tashmë jeni më të qartë dhe më të vendosur se kurrë. Dhe kjo është një gjë e favorshme për shkak se ajo jep rezultate të rëndësishme. Ajo hedh edhe themelet për iniciativat e ardhshme. Marrëdhënie pozitive pune me partnerët dhe bashkëpunëtorët. Ndërsa një marrëdhënie miqësore, kthehet në një partneritet fitimprurës. Intensitet emocional në jetën në çift.

AKREPI
Puna është duke shkuar mirë, por Hëna ju sugjeron që të keni pak respekt edhe për veten tuaj. Favorite janë kontrollet apo trajtimet shëndetësore që mund të bëni sot duke synuar zhdukjen e sëmundjeve kronike. Sepse vetëm dëshira për të mos i njohur kufijtë e sëmundjes, e bën atë që të lulëzojë ndërsa ju nuk kontrolloheni. Mënyra më e mirë është të konsultoheni me një mjek të mirë dhe jo më shumë mjekë në të njëjtën kohë për të krahasuar diagnoza të ndryshme. Venusi mbështet edhe trajtimet e bukurisë.

SHIGJETARI
Është ende një ditë e mirë për sferën sentimentale. Zemra juaj gjithsesi mbetet e shqetësuar, dhe e tensionuar për të fituar më shumë hapësira për të kënaqur shqisat tuaja. Kur aspekti fizik përputhet me ndjenjat, nuk është vulgare, dhe kur kjo ndodh në mënyrë shumë spontane, diktuar nga impulset e një ndjenjë të thellë dhe të sinqertë, kthehet në një harmoni të bukur. Pse nuk përfitoni nga këto favore për të fituar personin me karakterin pak të vështirë që ju intrigon kaq shumë?

BRICJAPI
Me punën, mos ki frikë të abuzosh sot. As me orët dhe as me përkushtimin që i dedikoni asaj. Alternativat e reja janë të mundshme, por ju duhet të jeni gjithsesi në gjendje që të kuptoni se çfarë është me të vërtetë e duhura për ju. Ngritje dhe rënie në jetën familjare. Yjet ju këshillojnë gjithsesi, që të mos e përqendroni vëmendjen tuaj vetëm në aspektet negative të prindërve tuaj, duke u neglizhuar meritat që ata kanë.

UJORI
Në sajë të flukseve yjore të shkëlqyeshme ditën e sotme, energji të freskëta dhe të ripërtërira dashurie, do t’ju çojnë në vende të largëta. Edhe nëse kjo do të jetë vetëm një fryt i fantazisë suaj, kjo nuk ka rëndësi. Me rëndësi është vetëm që të besosh tek diçka e bukur, duke e ndihmuar kështu fatin tuaj. I avantazhuar sot, ai i lindur i kësaj shenje, që ka kontakt dhe bashkëpunim me mediat.
                                                   PESHQIT
Horoskopi ditor 19 dhjetor 2013, 19/12/2013

Duhet të dini se aktivitetet ekstra, mund t’ju sjellin të mira materiale. Dhe se intuita, së bashku me një sens të mirë të kursimit që ju keni, të ndihmojnë ta drejtosh siç duhet ekonominë tënde personale. Ndërsa kohën e lirë sot, mund ta përdorësh për të realizuar projekte që i përkasin shtëpisë suaj. Realizo pa frikë apo turp, atë që ke prej kohësh në mendje. Aftësitë tuaja organizative tuaja, janë në shkallën më të lartë.

Check Also

Horoskopi mujor Qershor 2014

Horoskopi mujor Qershor 2014.   SHIKO EDHE:  HOROSKOPI VJETOR 2015  SHIKO EDHE:  HOROSKOPI KINEZ   ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *