Home / Horoskopi / Horoskopi ditor 25 dhjetor 2013

Horoskopi ditor 25 dhjetor 2013

Horoskopi ditor 25 dhjetor 2013Dashi, Horoskopi i dates 25.12.2013

Ju rakomandojme edhe parashikimin e yjeve Javor. 

Dashi

Do të keni nevojë për besim dhe siguri nga ana e atyre që ju rrethojnë në ambientin e punë. Në jetën private do të keni nevojë për pak fat.

Demi

Në këtë ditë ju mund të merrni njohuri të reja që do të jenë shumë e rëndësishme për zgjerimin ose zhvillimin e fushës tuaj profesionale.

Binjakët

Duhet të dëgjoni këshillën e njerëzve që ju duan të mirën dhe që ju vënë përballë realitetit, kështu që merrni parasysh sugjerimet tuaja.

Gaforrja

Do të sqaroni një keqkuptim me një kolegun tuaj. Në dashuri duhet të reagoni me qetësi. Një këshillë, ndani të vërtetën nga gënjeshtra.

Luani

Sot në punë do të keni një problem të vogël për të zgjidhur. Yjet ju këshillojnë që të keni më shumë besim në vetvete dhe të pranoni limitet tuaja.

Virgjëresha

Do të njihni miq të rinj që do t’ju bëjnë për vete me kulturën dhe elokuencën e tyre. Në fushën e ndjenjave partneri do t’ju habisë me origjinalitetin e tij.

Peshorja

Nëse doni të spekuloni pak, fatin e keni në dorën tuaj. Në punë do të përfitoni nga rastet që do t’ju vijnë. Në dashuri do të konkretizoni një dëshirë.

Akrepi

Duhet të bëni më të mirën tuaj në punë nëse duhet të fitoni respektin e atyre që ju rrethojnë. Mos jini kategorik dhe të prerë në çdo gjë.

Shigjetari

Sot yjet ju këshillojnë të veproni në bazë të instinktit tuaj sepse do të jeni shumë intuitiv. Në punë duhet të jeni seriozë për të shmangur çdo zhgënjim.

Bricjapi

Intuita do t’ju udhëheqë në të gjitha vendimet që do të merrni. Në punë do të kapni sa më shumë mundësi të reja. Në dashuri do të merrni një moment pauzë.

Horoskopi ditor 25 dhjetor 2013Ujori

Do të ndiheni të shpërqendruar dhe nuk do të mund të merrni iniciativa të rëndësishme. Në jetën private nëse jeni vetëm do të programoni një mbrëmje brilante.

Peshqit

Diçka mund t’ju bezdisë sot, bëni kujdes me miqësitë e sapokrijuara. Në punë mund të vijnë pagesa të papritura, sidomos për ata që janënë profesion të lirë.

Check Also

Horoskopi mujor Qershor 2014

Horoskopi mujor Qershor 2014.   SHIKO EDHE:  HOROSKOPI VJETOR 2015  SHIKO EDHE:  HOROSKOPI KINEZ   ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *