Home / Horoskopi / HOROSKOPI JAVOR, NGA DATA 18 NENTOR – 24 NENTOR 2013

HOROSKOPI JAVOR, NGA DATA 18 NENTOR – 24 NENTOR 2013

HOROSKOPI JAVOR, NGA DATA 18 NENTOR - 24 NENTOR 2013HOROSKOPI JAVOR NGA DATA 18 NENTOR – 24 NENTOR 2013

REVISTA SHQIPTARE, JU OFRON HOROSKOPIN JAVOR, DITOR , MUJOR DHE VJETOR TE AXHORNUAR!

DASHI
Sigurisht që ndjeheni pak të zhgënjyer nga ndikimi i Hënës te Bricjapi. Papritur përfshiheni në një sërë problemesh në familje dhe në punë. Bëni mirë t’u përshtateni situatave.

DEMI
Falë ndikimit të Hënës dhe Mërkurit, ju sot do të karakterizoheni nga një humor shumë i mirë. Marrëdhënia në çift është e qetë dhe ju tashmë keni në dorë një sërë projektesh.

BINJAKET
Dita sot është pak e lodhshme. Me detyrat që keni në ambjentin e punës, do t’ju mbetet pak kohë për të pushuar dhe për t’u argëtuar. Ndonjëherë duhet ta sakrifikoni argëtimin

GAFORRJA
Në dashuri dhe në familje, gjithçka shkon mirë. Eshtë vetëm puna ajo që ju mban të tensionuar. Për fat, ekzistojnë disa mundësi dhe okazione të mira por duhet të bëni pak durim.

LUANI
Kjo mund të jetë dita ideale për të vënë rregull ndaj gjërave tuaja, për të bërë llogaritë, për të dhënë një ndihmë në shtëpinë tuaj dhe për të shmangur grindjet me partnerin.

VIRGJERESHA
Ndikimi i Hënës te Bricjapi sjell disa trazira në shenjën tuaj. Do ta ndjeni menjëherë peshën e tyre. Edhe sa i përket ndjenjave, dukeni paksa të lodhur. Mbani një dietë ushqimore.

PESHORJA
Hëna ndikon negativisht në humorin tuaj. Entuziasmi fiket sakaq përballë vështirësive, qofshin edhe të vogla këto. Duhet të tregoheni më të gatshëm për zgjidhjen e problemeve.

AKREPI
Sot Hëna duket shumë e ndritshme dhe ndikon pozitivisht në shenjën tuaj. Në vendimet që do të merrni në punë do të keni shumë sukses. Një projekt i juaji merr aprovimin.

SHIGJETARI
Këto ditë ishin shumë monotone e të varfëra për ju. Duhet patjetër, ta merrni situatën në dorë. Mendja dhe zemra ecin në kahe të kundërta. Përqëndrohuni që mos vuani pasojat.

BRICJAPI
Hëna ndikon në shenjën tuaj e shoqeruar nga një numër i madh planetesh të tjerë, duke ju dhuruar një qiell mjaft të bukur. Eshtë dita e duhur për të organizuar një piknik.

UJORI
Nuk ka asgjë për të thënë mbi projektet tuaja për këtë ditë. Humori nuk do të jetë i nivelit më të lartë dhe do të keni nevojë për të qendruar pakëz të vetmuar që të reflektoni.

PESHQIT
Edhe jeni nën ndikimin pozitiv të Hënës te Bricjapi, Urani në shenjën tuaj ju vendos përballë rreziqesh. Keqkuptime, vonesa dhe një udhëtim i anuluar për shkak të forcave më të mëdha.

Check Also

Horoskopi mujor Qershor 2014

Horoskopi mujor Qershor 2014.   SHIKO EDHE:  HOROSKOPI VJETOR 2015  SHIKO EDHE:  HOROSKOPI KINEZ   ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *