Home / Horoskopi / Horoskopi javor nga data 23 – 29 dhjetor 2013

Horoskopi javor nga data 23 – 29 dhjetor 2013

Horoskopi javor nga data 23 – 29 dhjetor 2013

Parashikimi i yjeve çdo jave ne Revistashqiptare.com. Shikoni edhe horoskopi mujor 

Dashi (21.3—20.4)

Vullkani i epsheve të ndrydhura kërkon një ventil

Dashuria
Do të bëni shumë mund rreth joshjes së një personi, por me rezultat të ndryshueshëm. Herë-herë do t’iu duket se fati ua ka kthyer shpinën, por herëve të tjera do të shihni se nuk është bash ashtu. Më së shumti do t’ju befasojë ndryshimi i shpejtë i qëndrimit të palës tjetër. Më së miri do të ishte që të mos nguteshit me arritjen e përfundimeve rreth personit të cilin doni ta bëni për vete. Nëse jeni të martuar, rikujtojeni fillimin e martesës, për ta rritur kujdesin ndaj njëri-tjetrit.

Puna dhe paratë
Për shkak të faktit se, për momentin, projekti më i rëndësishëm iu varet nga të tjerët, të cilët kanë propozime të tjera, ju do të zemëroheni dhe dëshpëroheni. Në fillim të javës do të keni vullnet për punë, por më pas ai do t’ju bjerë. Zvogëloni harxhimet!

Shëndeti
Mund të mendoni për lënien e duhanit, për ndonjë dietë, apo ushtrime të rregullta. Por, asgjë nga kjo nuk do të realizohet nëse nuk e sajoni edhe një strategji të mirë.

Numrat me fat: 15 19 34 72 81
Dashuria 3, Puna 4, Shëndeti 4
Vlerësimi i javës: 4
Këshilla e javës:

E marta ju sjellë një qartësim të problemeve që ju mundojnë. Bisedoni me personin e dashur.

 

Demi (21.4—21.5)

Strategjinë e suksesit në dashuri bazojeni në durim

Dashuria
Nga dita në ditë do të bjerë interesimi juaj për të tjerët, prandaj kah fundi i javës, të afërmit mund t’ua shohin të madhe për shkak të injorimit. Marrja vetëm me problemet personale megjithatë do t’ua mundësojë që, përfundimisht, ta zgjidhni raportin me një njeri, me të cilin duhet të jetoni në një vend. Do të jetë një luftë për pavarësi nga partneri.

Puna dhe paratë

Do të ketë rëndësi që ta dëshmoni veten dhe vlerat tuaja. Por, do ta keni vështirë që të gjeni ekuilibrin e duhur midis obligimeve të ndryshme. Bashkëpunëtorët do t’ju befasojnë për të mirë. Merruni me punët që ju sjellin fitime të sigurta.

Shëndeti

Do të jeni më aktivë, më luftarakë dhe më dinamikë. Keni marrë shumë obligime, prandaj ky ritëm ju sfilitë. Pushoni më shumë.

Numrat me fat: 4 19 33 72 75

Dashuria 4, Puna 3, Shëndeti 3

Vlerësimi i javës: 3

Këshilla e javës:

Të hënën fillojeni një bisedë rreth vizioneve të biznesit dhe mënyrave të reja të arritjes së një efikasiteti më të lartë.

Binjakët (22.5—21.6)

Obligimet e përditshme ju largojnë nga qëllimet personale

Dashuria
Në vend të një komunikimi kualitativ me partnerin, do të merrni vendime të parakohshme dhe jo mirë të menduara, të bazuara në epshe. Pavendosmëria dhe prirja për ndryshimin e planeve do të jetë tema kryesore e bisedave tuaja me partnerin bashkëshortor. Nëse nuk jeni në lidhje, atëherë mund t’ju interesojë një person me një qasje provokuese.

Puna dhe paratë

Tensionet në ambientin e punës do të rriten, kurse durimi juaj do të zvogëlohet. Sukses mund të prisni nëse merreni me tregti, marketing, shërbime, apo ndërmjetësim.

Shëndeti

Nuk do të jeni në formën më të mirë të mundshme. Duhet të lëvizni më shumë. Obligimet e shumta mund të rezultojnë me rënien e imunitetit, prandaj ngadalësojeni paksa tempin.

Numrat me fat: 17 41 47 77 90

Dashuria 2, Puna 4, Shëndeti 4

Vlerësimi i javës: 4

Këshilla e javës:

Të martën mund të keni nevojë të bisedoni me një person, me të cilin nuk jeni në marrëdhënie të mira. Kini kujdes në trafik.

 Shikoni edhe:  horoskopi mujor 

Gaforrja (22.6—22.7)

Pranojini pa hezitim ngjarjet e pritura të dashurisë

Dashuria
Nëse jeni të martuar dhe për një kohë të gjatë nuk keni raport të mirë me partnerin, atëherë para jush është një javë kur rrethanat do të ndryshojnë në mënyrë drastike. Kjo do t’ju sjell lumturi. Nëse nuk jeni në lidhje, atëherë joshja e dyanshme, plot epsh, do t’ju çojë në përqafim të dikujt.

Puna dhe paratë
Edhe nëse nuk jeni të kyçur mjaft në ngjarjet në punë, do të kuptoni se qasja “e butë” ndonjëherë është mënyra më e mirë e zgjidhjes së problemeve. Strategjia juaj do të bazohet në bisedat e qeta.

Shëndeti
Do të ndiheni mirë, do të jeni të kënaqur me veten dhe me ngjarjet në rrethin tuaj, për çka ka gjasa që ta teproni me ushqim, ëmbëlsira dhe pije.

Numrat me fat: 4 12 57 62 85
Dashuria 5, Puna 4, Shëndeti 5
Vlerësimi i javës: 5

Këshilla e javës:
E premtja është ditë e përkryer për dashuri dhe epsh.

Luani (23.7—22.8)

Ngjarjet familjare kërkojnë më shumë vëmendje

Dashuria
Nga momenti në moment jeni gjithnjë e më të sigurt se më mirë është që të rrini vetëm, derisa ta gjeni personin adekuat për ju. Nëse sapo keni krijuar lidhje, do të jeni të vëmendshëm dhe analitik. Kah fundi i javës mund të keni humbje të durimit me personin e dashur. Gjatë javës duhet të përqendroheni te familja.

Puna dhe paratë
Do të merrni informata të cilat do t’ua rrisin ndjenjën e pasigurisë. Mund të keni probleme me marrjen e rrogës, apo shefat do ta pengojnë kreativitetin tuaj. Nëse mendoni ta ndryshoni vendin e punës, atëherë konsultohuni me ekspertë.

Shëndeti
Disponimi mund t’ju luhatet, kurse ditët vjeshtore sikur ua thithin energjinë. Kini kujdes në trafik, e nëse merreni me sport, ruajuni nga lëndimet. Shkoni te dentisti.

Numrat me fat: 3 14 21 70 72
Dashuria 5, Puna 3, Shëndeti 4
Vlerësimi i javës: 4
Këshilla e javës:

Pala tjetër do të jetë e gatshme për sinqeritet vetëm të mërkurën. Shfrytëzojeni këtë rast.

Virgjëresha (23.8—22.9)

Shfrytëzojini aftësitë oratorike dhe shkëlqeni në biseda

Dashuria
Nëse jeni të dashuruar, e lidhja juaj është në fillim, atëherë do të mundoheni në një mënyrë shumë direkte ta merrni vesh se çka mendon pala tjetër. Fuqia e komunikimit, aftësia e zhvillimit të bisedës do të jenë atuja juaj kryesore kur është në pyetje dashuria. Do të njihni persona të rinj.

Puna dhe paratë
Para jush janë disa momente interesante në punë. Vendimet që do t’i merrni këtyre ditëve mund të ndikojnë shumë në zhvillimin e mëtejmë të punës tuaj. Nëse duhet të vendosni për të tjerët, atëherë do të keni nevojë për një këshilltar.

Shëndeti
Marsi në shenjën tuaj ju bën energjikë, por ua rritë edhe nervozen dhe stresin. Gjatë fundjavës do të keni probleme me gjumë.

Numrat me fat: 14 21 33 75 99

Dashuria 4, Puna 5, Shëndeti 4

Vlerësimi i javës: 4

Këshilla e javës:
E enjtja është ditë e mrekullueshme për bisedime. Do të jeni i sigurt në vetvete dhe do të shkëlqeni.

Shikoni edhe:  horoskopi mujor 

Peshorja (23.9—22.10)

Jeni ambiciozë në dashuri

Dashuria
Përqafimet dhe qeshjet e shpeshta tani do t’ua lënë vendin qasjeve më të matura. Nëse sapo keni filluar lidhjen, atëherë do të tentoni të bisedoni konkretisht për atë që ju intereson. Në gjysmën e dytë të javës mund të merrni informata të rëndësishme për partnerin, por kujdes, mos merrni vendime përfundimtare.

Puna dhe paratë
Derisa të mos e merrni dritën jeshile të shefave, nuk do të mund të përqendroheni në detyrat e punës. Kini kujdes me ambiciet tuaja. Ende ekziston mundësia që disa biseda të dështojnë, apo të vijë deri te ndryshimet.

Shëndeti
Miqtë apo personat e afërt mund t’ju bëjnë të interesoheni për një stil të veçantë të jetës, t’ju nxisin për ndryshime të mënyrës së të ushqyerit dhe për t’u marrë me sport.

Numrat me fat: 15 17 39 44 82

Dashuria 4, Puna 4, Shëndeti 4

Vlerësimi i javës: 4

Këshilla e javës:

Të mërkurën do të zbuloni projekte të reja, fitimprurëse në punë. Bisedimet rreth parave do të kenë sukses.

Akrepi (23.10—21.11)

Do të shembni të gjitha pengesat dhe do t’ia arrini qëllimit

Dashuria
Nëse ju ka munduar ndonjë gjë në lidhje me personin e dashur, gjatë ditëve të ardhshme do t’ju kthehet disponimi dhe kënaqësia emocionale. Do të jeni nxitës i ngjarjeve, prandaj pa problem do ta aktivizoni shoqërinë, do ta bëni partnerin që të interesohet për piknikë, apo për aktivitete të cilat do t’ju sjellin eksitim.

Puna dhe paratë
Shumë ngjarje të papritura, por edhe momente të bukura do t’ju presin gjatë kësaj jave. Niveli i punës do të rritet, kurse puna jashtë orarit nuk do t’ju lë kohë për aktivitete të lira. Mund të kërkoni rritje të rrogës.

Shëndeti
Jeni këmbëngulës në ndryshimin e shprehive të këqija, sepse shumë shpejt i shihni rezultatet. Optimizmi aktual, disponimi i mirë dhe qëndrimi pozitiv do të bëjnë mrekulli për shëndetin tuaj. Kënaquni me shëndeti e mirë!

Numrat me fat: 3 5 47 91 95

Dashuria 5, Puna 4, Shëndeti 5

Vlerësimi i javës: 5

Këshilla e javës:
Për shkak të entuziazmit rreth informatave të mira në punë, të enjten do të jeni të gatshëm për përpjekje shtesë. Vendimet merrni në fillim të javës.

Shigjetari (22.11—21.12)

Do ta tërhiqni vëmendjen me anë të pamjes dhe sjelljes

Dashuria
Do të jeni nën ndikimin e faktorëve të ndryshëm, prandaj shpesh do t’ju duket sikur bëni disa jetë në të njëjtën kohë. Në njërën anë do të jeni të kthyer kah bota e brendshme, e në anën tjetër nuk do të mund të mbeteni të pavërejtur. Do ta tërhiqni fuqishëm vëmendjen e të tjerëve, bile edhe kur nuk e dëshironi një gjë të tillë.

Puna dhe paratë
Nëse këtë javë e keni filluar me probleme, atëherë biseda me një person mund t’ju sjellë lehtësim. Në gjysmën e parë të javës mundohuni që të përqendroheni më shumë dhe mos i lenitë tjerët që të vendosin në emrin tuaj. Investoni pak para në rregullimin e topisis!

Shëndeti
Energjia juaj do të luhatet. Nuk do të hani me rregull, e përparësi ndaj gjumit do të kenë filmat dhe seritë.

Numrat me fat: 16 22 33 35 49

Dashuria 2, Puna 4, Shëndeti 4

Vlerësimi i javës: 3

Këshilla e javës:
Të shtunën duhet të bëni gjithçka që ka të bëjë me shkrim, vendimmarrje, apo obligime.

Bricjapi (22.12—20.1)

Qartësia e qëllimeve ju shpie në fitore të reja

Dashuria
Jeni të qetë dhe keni mjaft energji, prandaj edhe nëse partneri reagon në një mënyrë të papritur, kjo nuk do t’ua prishë disponimin. Jeni të vetëdijshëm rreth të metave të lidhjes tuaj, por mundoheni që të jeni sa më objektivë. Raporti me një person interesant do të rrisë pritjet tuaja, nëse nuk jeni në lidhje. Por, thellë në zemër do ta dini se nuk do të ndodhë asgjë.

Puna dhe paratë
E keni përshtypjen se në vendin e punës janë duke ndodhur gjëra që nuk ju shkojnë për shtati. Në anën tjetër, nuk doni të reagoni ashpër, sepse e dini se më shumë ju përgjigjet ritmi i ngadalshëm i punës. Kini kujdes nga premtimet e rreme dhe mos nënshkruani kontrata këtë javë.

Shëndeti
Meqë doni të jeni të përkryer, atëherë do të keni shprehi të shëndetshme jetësore. Jeni të gatshëm për të sakrifikuar, sidomos nëse doni të humbni në peshë. Metabolizmin do ta shpejtoni me çaje dhe me preparate bimore.

Numrat me fat: 12 25 54 66 82

Dashuria 4, Puna 4, Shëndeti 4

Vlerësimi i javës: 4

Këshilla e javës:
E hëna është ditë e mrekullueshme për biseda rreth punës, apo rreth rregullimit të shtëpisë.

Ujori (21.1—18.2)

Sharmi ju ndihmon, por jo me personin e duhur

Dashuria
Nuk jeni të sigurt rreth ndjenjave tuaja, rreth ndjenjave të personit të dashur ndaj jush, gjë që vlen edhe për personat që janë në lidhje tash e një kohë të gjatë. Kini parasysh se këshillat e tepërta, apo bisedat vend e pa vend, nuk do ta ndryshojnë realitetin dhe se ndihma konkrete është ajo që pritet nga ju dhe atë që prisni nga të tjerët. Idetë që ju bien ndërmend ndani me partnerin, por jo edhe pa pëlqimin e ndonjë pale tjetër.

Puna dhe paratë
Punët që ju sjellin të ardhura të sigurta do të ngadalësohen, apo do të zhvillohen me vështirësi. Përmbajuni nga reagimet e pamatura. Durimi, diskrecia dhe përqendrimi janë gjërat më të dobishme që mund të bëni.

Shëndeti
Në fillim të javës do të keni tendosje më të madhe. Nëse del se keni pasur ambicie tepër të mëdha, atëherë korrigjoni ato. Pushoni dhe mos lini anash ritualet e shoqërimit dhe relaksimit me shokët.

Numrat me fat: 6 28 44 57 59

Dashuria 3, Puna 3, Shëndeti 3

Vlerësimi i javës: 3

Këshilla e javës:
Të martën do ta ndjeni një energji pozitive dhe një nevojë që t’iu përkushtoheni gjërave që ju gëzojnë.

Peshqit (19.2—20.3)

Ngjarjet romantike ju sjellin përjetimet e pritura

Dashuria
Lirisht mund të thuhet se do të jeni pre e joshjes së një personi i cili në fillim nuk do t’ju pëlqejë, por këmbëngulësia e të cilit do të tregohet të jetë fatale. Me kalimin e ditëve të javës, do të jeni më të zottë me joshjet dhe bërjen për vete të atij/asaj që e doni. Nëse jeni në një lidhje të gjatë, atëherë në qiellin e dashurisë do të ketë re të zeza. Bisedoni më shumë me partnerin!

Puna dhe paratë
Nëse jeni në fillim të karrierës, para marrjes së vendimeve të rëndësishme, atëherë do të ndjeni një shqetësim të madh, por edhe frikë. Përkundër kësaj, duhet të gjeni kohë të mjaftueshme për veten dhe mos lejoni që rrethanat të ndikojnë në ndryshimin e planeve. Për ta arritur këtë, ju nevojitet një organizim më i mirë.

Shëndeti
Ndikimi i Marsit e rritë nervozizmin dhe stresin, por edhe rënien e imunitetit. Mund të keni problem me organet e frymëmarrjes, si rezultat i pirjes së tepërt të duhanit, apo qëndrimit në vende me tym.

Horoskopi javor

Numrat me fat: 2 18 37 49 60

Dashuria 5, Puna 4, Shëndeti 3

Vlerësimi i javës: 4

 Këshilla e javës:

Të premten do të jeni të gatshëm për joshje dhe aventura të dashurisë.

Shikoni edhe:  horoskopi mujor

Check Also

Horoskopi mujor Qershor 2014

Horoskopi mujor Qershor 2014.   SHIKO EDHE:  HOROSKOPI VJETOR 2015  SHIKO EDHE:  HOROSKOPI KINEZ   ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *