Home / Horoskopi / Horoskopi Javor, nga data 17 deri ne 23 dhjetor

Horoskopi Javor, nga data 17 deri ne 23 dhjetor

Horoskopi Javor, nga data 17 deri ne 23 dhjetor
Dashi
Mundohuni te beni kujdes me kritikat e tepruara gjate kesaj jave sepse partneri nuk do duroje shume. As ju vete nuk jeni aq perfekt sa kerkoni te jete ai qe keni ne krah. Beqaret do bejne gjithcka per te pasur takime te kendshme dhe per te krijuar nje lidhje. Disa miq do iu ndihmojne mjaft. Rrethanat do jene te pershtatshme per te permiresuar buxhetin. Do shpenzoni pak me shume ne fundjave. Per sa i perket shendetit duhet thene se nuk do vuani nga asnje semundje, megjithate shqetesime te vogla do keni. Beni kujdes me ushqimin. Ne pune do e dini mire si ta kanalizoni gjithe energjie qe keni dhe do arrini atje ku keni deshiruar. Familja do kalojne nje jave harmonike.Horoskopi Javor, nga data 17 deri ne 23 dhjetor



Demi
Venusi do ndikoje mjaft pozitivisht tek jeta juaj ne cift gjate kesaj jave. Gjithcka do shkoje me se miri dhe nuk do keni debate te zjarrta. Beqaret do kene takime, por nuk do jene shume te siguri per ate qe duan vertet. Mos u nxitoni sepse ka kohe per gjithcka. Per financat duhet te kujdeseni me teper nese nuk doni qe te keni tronditje te medha. Shendeti do jete pergjithesisht i mire. Do jeni me dinamike se kohet e fundit dhe nuk do keni as shume stres. Ata qe kane pasur shqetesime do kene permiresime. Ne pune do iu behen propozime interesante. Pranojini pa u menduar shume dhe do e shihni qe gjerat do marrin drejtimin e duhur. Qetesia do mbizoteroje ne familje.

Binjaket
Edhe pse keni kohe qe keni krijuar nje lidhje do e keni te veshtire sot t’i rezistoni tundimit dhe te filloni aventura. Kujdes sepse nese partneri e merr vesh do kerkoje te ndahet me ju. E deshironi kete gje? Beqaret do kene shume fat per te takuar dashurine e madhe. Atij personi do i filloje emri me A. Permiresime te njepasnjeshme do kete ne planin financiar. Vazhdoni te shpenzoni me maturi. Asgje e keqe nuk do ndodhe me shendetin. Pergjithesisht do ndiheni mire dhe me te qete se kohet e fundit. Ne pune do iu jepen disa projekte te medha dhe te rendesishme. Fale kembenguljes dhe guximit mund te arrini atje ku deshironi. Me familjaret mos u tregoni kategorike.

Gaforrja
Fale ndikimit mjaft pozitiv te Neptunit, jeta juaj ne cift do shkoje me se miri gjate kesaj jave. Bashkepunimi dhe mirekuptimi do mbizoteroje ne cdo moment. Mund te keni besim te plote tek ai. Beqaret nuk do presin me padurim te krijojne nje lidhje, por meqe mundesite do jene te mire, do ishte nje gabim te mos mos i shfrytezonin. Mos u tregoni te paduruar ne planin financiar. Merrini gjerat shtruar dhe zgjidhini problemet nje nga nje. Shendeti ne pergjithesi do jete i qendrueshem. Nuk pritet te keni shqetesime. Ne jeten profesionale mos kerkoni gjithcka menjehere, po mundohuni t’i ngjitni shkallet nje nga nje. Kujdesuni edhe pak me teper per familjen.

Luani
Fale influences mjaft pozitive te yjeve, kete jave do trajtoni cdo teme me delikatese dhe me maturi. Se bashku me partnerin do kaloni edhe momente pasiononte dhe emocionuese. Beqaret do kene takimin me te shumepritur. Mund te ndodhe edhe ndonje dashuri me shikim te pare. Financat nuk do jene te keqija megjithate shpenzimet e medha duhen shmangur sa me teper. Shendeti nuk do jete fort i mire. Mund te prekeni nga gripi, te keni dhimbje koke dhe kockash. Ne pune edhe pse do e keni te veshtire te punoni ne ekip, duhet te beni te pamunduren. Vete nuk do arrini dot atje ku deshironi. Familja do kaloje nje jave te zakonshme.

Virgjeresha
Do jeni mjaft sensuale gjate kesaj jave dhe do i kushtoni me teper rendesi partnerit tuaj. Nuk priten emocione te fuqishme megjithate as probleme nuk do keni. Beqaret duhet te dine ku te kerkojne. Mundesite per te filluar lidhje nuk do mungojne. Per financat duhet te kujdeseni shume me teper se nje jave me pare. Nese iu duhet te beni me patjeter investime te medha keshillohuni me specialistet. Forma fizike dhe ajo morale do jete e mire Do ndiheni edhe me optimiste dhe me energji. Ne pune do merrni iniciativa dhe do arrini shpejt ku deshironi. Asnje rrezik nuk do ekzistoje, keshtu qe ecni pa frike. Ne familje mos e teproni me kritikat dhe tregohuni me tolerante.

Peshorja
Gjate kesaj jave do tregoheni shume dominues ne jeten tuaj ne cift dhe kjo shpeshhere do e irritoje partnerin. Mos jepni urdhra sepse gjerat mund te perkeqesohen. Beqaret nuk duhet te qendrojne gjithe kohes ne vetmi dhe te mendojne per nje person ideal, por duhet te dakin sa me shume dhe te argetohen. Ne planin financiar do keni fat. Situata do kete goxha permitesime. Me Saturnin prane ne sektorin shendetit, gjerat nuk do shkojne ashtu si duhet. Do keni shqetesime dhe do ndiheni paksa te lodhur. Ne pune do vonoheni shume per te perfunduar projektin e dhene. Per kete arsye shefat do iu kritikojne rrepte. Edhe marredhenia me familjaret nuk do jete shume e mire. Kujdes!

Akrepi
Tregohuni shume te matur kete jave kur te flisni me partnerin tuaj sepse atmosfera mund te tensionohet nga momenti ne moment. Per beqaret do filloje nje etape e re dhe shume e bukur. Takimet do jene interesante prandaj nuk duhen humbur per asnje lloj arsyeje. Ne planin nuk do e keni te qarte cfare te beni me pare dhe mund te keni disa tronditje. Kujdes! Te shumte do jene planetet qe do iu ndihmojne te keni shendet te mire. Momentet e lodhjes do jene te paketa dhe shqetesime nuk do keni. Ne planin profesional mos u tregoni shume kategorike. Degjojini njehere mendimet e kolegeve sepse mund t’iu ndihmojne. Marredhenia me familjaret do jete e ngrohte.

Shigjetari
Me ne fund pas kaq kohesh do zgjidhni disa probleme qe iu kishin dale ne cift. Do pranoni te diskutoni hapur dhe nuk do mbani asnje sekret. Beqaret do jene gjithe kohes ne kerkim te shpirtit binjak. Nese tregoheni te kujdesshem do e gjeni personin ideal. Ne sektorin financiar mos luani me zjarrin sepse do digjeni. Mudnesite i keni te mira per ta konsoliduar buxhetin keshtu qe mos beni cmenduri. Shendeti nuk do jete i qendrueshem. Do keni shqetesime te medha dhe do merziteni per kete. Ne pune do iu behen disa propozime mjaft interesante te cilat duhet t’i studioni me kujdes. Mos jepni shpejt e shpejt nje pergjigje. Ne familje do mbizoteroje tensioni.

Bricjapi
Per ciftet qe kane kohe qe jane bashke klima do jete e ngrohte. Priten momente mjaft romantike dhe dite plot emocione. Beqaret do kene mundesi per te filluar aventura interesante. Perfitoni sa te mundni sepse do perjetoni emocione te forta. Financat do kene disa probleme te vogla te cilat me pak maturi mund te kalohen shpejt. Mundohuni te mos shpenzoni shume. Dielli do jete planeti me i favorshem per shendetin. Edhe pse ne ndonje moment mund te ndiheni nervoze nuk do keni as me te voglin problem. Ne pune do iu duhet me shume vendosmeri dhe kembengulje per t’ia dale. Sfidojini hapur konkurrentet qe keni. Familja do kaloje nje jave mjaft te qete.

Ujori
Jeta juaj ne cift do jete edhe me e bukur gjate kesaj jave. Do beni ndryshimet e duhura dhe do kaloni momente pasionante me ate qe keni ne krah. Beqaret do ishte me mire te qendronin edhe kete jave vete, perndryshe jeta juaj mund te kete disa nderlikime. Financat ne pergjithesi do jene te mira, megjithate yjet keshillojne te shmangni dheniet e huave personave jo te besueshem. Zona e lidhur me shendetit do influencohet pozitivisht nga Dielli, Merkuri dhe Marsi. Do jeni dinamike dhe plot gjalleri. Ne pune ka rrezik te beheni objekt talljeje per koleget. Mundohuni mos ua vini shume veshin dhe te vazhdoni ate qe keni nisur. Ne familje do mbizoteroje harmonia.

Peshqit
Marredhenia me partnerin do jete e paqendrueshme gjate gjithe javes. Kujdes me vendimet e nxituara sepse do pendoheni shpejt. Beqaret do e merrin ne dore fatin e tyre dhe do bejne gjithcka per te pasur takime interesante. Do jeni me fat. Edhe financat do jene te trazuara. Po nuk degjuat keshillat e specialisteve nuk do dini me nga t’ia mbani. Shendeti nuk do jete i keq, por do benit mire te kujdeseshit me teper per veten tuaj. Higjiena do jete paresore. Ne pune duhet te perqendroheni me shume ne thelbine gjerave. Mos i lini koleget te nderhyjne ne planet tuaja sepse do ua prishin te gjitha planet. Familja do iu gjendet prane dhe do iu mbeshtese ne cdo moment.

Check Also

Horoskopi mujor Qershor 2014

Horoskopi mujor Qershor 2014.   SHIKO EDHE:  HOROSKOPI VJETOR 2015  SHIKO EDHE:  HOROSKOPI KINEZ   ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *