Home / Horoskopi / Horoskopi Mujor Dhjetor 2013

Horoskopi Mujor Dhjetor 2013

Horoskopi Mujor Dhjetor 2013
Parashikimi i yjeve per muajin dhjetor 2013

SHIKO EDHE:  HOSOSKOPI MUJOR JANAR 2014
DASHI
Karriera: Ndoshta herë pas herë po ju mungojnë durimi dhe përqendrimi për obligimet që kërkojnë angazhim më të madh. Në periudhën nga 15 nëntori ju presin ngjarje pozitive dhe suksese në planin afarist. Nga fundi i muajit do të keni një rol më aktiv në jetën publike, andaj kushtoni kujdes takimeve që do t’ua bëjnë këtë gjë të mundshme.
Dashuria: Po silleni me shumë kujdes në situata të shumta, po përpiqeni që t’i shikoni drejt aspektet e mira dhe të këqija, të cilat po i nuhasni në lidhjen tuaj dashurore. Është me rëndësi t’i harmonizoni mendjen me ndjenjat, reagimi impulsiv mund t’ju krijojë situata të papëlqyeshme dhe do t’ju imponojnë të bëni një vlerësim të gabueshëm. Nuk keni nevojë t’i sillni vazhdimisht ndër mend disa situata të parealizuara nga dashuria e kaluar.Horoskopi mujor dhjetor 2013 Dashuria merr forcën më të madhe vetëm nëse do të jeni mjaft të sinqertë dhe nëse do t’u besoni ndjenjave emocionale. Nëse jeni i ri apo i lirë, mund të krijoni një romancë të re dashurore. Jeni tip që ju tërheqin kontaktet emocionale, mirëpo ndaj secilit person duhet të praktikoni model të ndryshëm të sjelljes dhe të shfaqjes së ndjenjave tuaja.

DEMI
Karriera: Është mirë ta përsosni stilin tuaj të shprehjes, sepse ka raste kur forca e bindjes ka efektin e shumëfishtë. Është me rëndësi t’i përfundoni të gjitha obligimet deri më 24 nëntor, mos lejoni që të tjerët t’i kundërshtojnë idetë tuaja afariste. Sekreti i suksesit tuaj gjendet në orientimin e saktë drejt qëllimeve praktike, mu për aftësitë tuaja për vlerësim të mirë të situatave dhe për shkathtësinë e përshtatjes së shpejtë me kushtet e reja.
Dashuria: Keni krijuar bindjen që personi i dashur me shkathtësi po përdor “mënyrën indirekte” që t’i realizojë qëllimet e veta, gjë që edhe më shumë po shkakton te ju pakënaqësi emocionale. Në zgjidhjen e dilemave në dashuri, vullneti i mirë, butësia dhe kujdesi, – janë përgjigjja më e mirë ndaj kurtheve të ndryshme në jetën e përbashkët. Romancën dashurore duhet me kujdes ta kultivoni, pa ndjenjën reciproke të sinqeritetit dhe pa këmbim të ndjenjave ajo e humbë forcën dhe kuptimin e vet. Orientoni mendimet tuaja në drejtimin pozitiv dhe mos lejoni që t’ju dalin nga dora kënaqësitë e reja dhe kënaqësitë “e vogla” emocionale. Nëse jeni i ri apo i lirë, krijoni një kontakt me një person që po ju vardiset dhe përgjigjuni “sinjaleve dashurore” që po jua dërgon.
BINJAKET
Karriera: Po kërkoni zgjidhje të reja në planin afarist, mirëpo ekzistojnë rrethana të cilat nuk varen nga vullneti dhe ndikimi juaj. Në harmoni me orientimin tuaj pozitiv po silleni me shumë entuziazëm dhe po bëni një jetë aktive shoqërore. Kërkoni raste të mira që t’i realizoni kontaktet e pazakonshme, nga të cilat do të varet suksesi juaj. Në periudhën nga 20 nëntori, është mjaft me rëndësi t’i zgjidhni disa çështje pronësore apo statusore.
Dashuria: Herë-herë po silleni sikur interesimi juaj emocional për një person të caktuar nuk është i karakterit afatgjatë. Nuk dëshironi të ngarkoni veten me lidhje emocionale dhe po “shpikni” arsyetime të llojllojshme, në mënyrë që t’i arsyetoni sjelljet tuaja në disa situata delikate. Megjithatë, dikush tek ju po nxit ndjenja të ngrohta dhe po ju orienton drejt planeve të përbashkëta. Po e bindni veten se jeni bërë “cak” i shikimeve kureshtare apo ndodheni në sferën e interesimit të dikujt. Lirisht shfaqni ndjenjat dhe qëllimet tuaja emocionale. Kënaqësia e cila rezulton nga lidhja dashurore paraqet lumturinë tuaj intime, ndërkaq marrëdhënia me personin e dashur më së shumti ndikon në pamjen tuaj të mirë, në shkëlqimin e brendshëm dhe në vetëbesimin të cilin e keni.

GAFORRJA
Karriera: Jeni duke ndier një presion të shtuar psikologjik dhe nevojën që të ikni nga obligimet e mundimshme. Në periudhën nga 25 nëntori mund të përfundoni të gjitha punët dhe detyrat e rëndësishme. Në fund të muajit, ju presin rrethana të mira të cilat ju garantojnë suksese afariste dhe financiare apo ndonjë formë e mirënjohjes publike.
Dashuria: Po dëshironi ta kapërceni “krizën emocionale” dhe jeni para një vendimi të ri të cilin dëshironi t’ia komunikoni personit të dashur. Megjithatë, partneri juaj po shfaq pakënaqësi të qartë dhe po përpiqet t’ju bindë që të ndryshoni mendimin. Bisedat, këshillat qëllimmira apo përkrahja e miqve, gjithmonë ndikojnë pozitivisht në gjendjen tuaj shpirtërore. Dilemat emocionale është e mundshme të zgjidhen, mirëpo vetëm pas një kohe të caktuar kur t’i kristalizoni përshtypjet dhe ndjenjat. Nuk ka nevojë ta përkeqësoni marrëdhënien tuaj dashurore, tregoni më shumë mirëkuptim për partnerin tuaj dhe kënaqësia do të jetë e përbashkët. Nëse jeni i ri apo i lirë, takimet e reja dhe kontaktet dashurore ndikojnë si “këmbim” për disa dëshira të parealizuara. Fatmirësisht, ju pret një epilog i mirë dashuror.
LUANI
Karriera: Në periudhën nga 13 nëntori, ka mundësi t’ju përfshijë “një krizë” kalimtare financiare, gjë që do t’ju detyrojë të merreni edhe me disa punë plotësuese. Nga fundi i muajit ju presin kontakte të reja afariste dhe kushte më të mira. Është mirë që të pranoni një shkallë të caktuar të rrezikut afarist, si kusht themelor për avancim të mëtutjeshëm dhe për fitime më të mëdha.
Dashuria: Sapo të gjendeni një hap afër zgjidhjes, tek ju lind një dilemë e re emocionale. Ju është e qartë që “shkëlqimi i dashurisë” në çast, nuk paraqet lumturinë e vërtetë të cilën po e kërkoni. Po ju mungon mirëkuptimi i një personi, keni bindjen sikur po largoheni nga dikush që ju është shumë i dashur. Është koha që të flisni sinqerisht me personin e dashur dhe haptazi t’i shqyrtoni planet e përbashkëta. Është me rëndësi t’i përmirësoni gabimet tuaja. Çdo gjë është e mundshme të përmirësohet dhe të zbukurohet vetëm nëse mbështeteni në ndjenja të sinqerta. Nëse jeni i ri apo i lirë, do të ndiheni emocionalisht të pasigurt dhe vëmendjen tuaj do ta tërheqin persona të profileve të ndryshme. Vetëm kur ta kuptoni drejt lajthitjen tuaj emocionale, mund të bëni zgjedhje të mirë në dashuri. Fatmirësisht “ëndrrat dashurore” mund t’i realizoni.

VIRGJERESHA
Karriera: Herë pas herë po ndieni se po ju mungon përqendrimi apo jeni të lodhur, mirëpo kjo është një fazë kalimtare, mund të prisni që ofertat afariste të realizohen dhe t’ju sjellin fitime të mira. Në periudhën nga 18 nëntori ka mundësi që të avanconi pozitën tuaj në afarizëm. Është me rëndësi që të realizoni kontakte të reja afariste apo të pranoni idetë bashkëkohore dhe trendin pozitiv në orientimin tuaj profesional.
Dashuria: Po ndieni një pasiguri emocionale apo nevojë që dikush t’ju bindë për qëllimet tuaja të mira. Po përpiqeni që t’i racionalizoni disa situata dhe nuk dëshironi që të ngatërroheni “në telashet e vjetra”. Nuk po ju pëlqen kur partneri kokë në vete po vendos për planet e përbashkëta. Shmanguni konflikteve emocionale me personin e dashur, në mënyrë që të ruani energjinë e vlefshme dhe balancën psikologjike. Erërat dashurore të cilat herë pas herë po e trazojnë marrëdhënien tuaj me personin e dashur nuk mund t’ju shkaktojnë disfatë, mirëpo kërkojnë durim të madh dhe mirëkuptim reciprok. Nëse jeni i ri apo i lirë, do t’ju imponohet interesimi i një personi. Ju pëlqejnë kontaktet e shkurtra apo kontaktet emocionale pa obligime. Për çudi, me këmbëngulje po e zvarrisni një romancë të re dashurore.

SHIKO EDHE:  HOSOSKOPI MUJOR JANAR 2014

PESHORJA
Karriera: Ngjarjet e reja në skenën afariste po ju imponojnë dilema të ndryshme në marrëdhëniet me bashkëpunëtorët, ndërkaq rrethi në mënyrë indirekte po ju bën me dije se nuk i mirëpret qëndrimet dhe sjelljet tuaja. Megjithatë, strategjia të cilën po e zbatoni më në fund do t’ju sjellë rezultate pozitive. Në periudhën nga 20 nëntori do të keni takime të dobishme të cilat do t’ju hapin mundësi të reja në planin afarist. Nga fundi i muajit ju pret një periudhë e volitshme për paraqitje publike dhe për testimin dhe verifikimin e dijes praktike dhe aftësive profesionale.

Dashuria:Po ndieni një shqetësim të brendshëm, por edhe nevojë për këmbim më intensiv të përkëdheljeve dhe butësive. Po përpiqeni që aktivisht të merrni pjesë në ngjarje të ndryshme, mirëpo në këtë mënyrë vetëm sa do t’i shtoni dilemat tuaja emocionale. Mos lejoni që dikush t’jua prishë botën tuaj intime dhe t’i komplikojë marrëdhëniet me personin e dashur. Ndërmjet jush dhe personit të dashur ekzistojnë mosmarrëveshje të ndryshme, mirëpo ato mund të kapërcehen nëse do të jeni vullnetmirë. Në vend të debateve të zakonshme, bëjini partnerit një surprizë, duke marrë rol të ri dhe duke e ftuar në dialog dashuror. Varësisht nga situata emocionale në të cilën gjendeni, përdoreni “formulën e njohur” të dashurisë.

AKREPI
Karriera: Po ju imponohet puna në të cilën do t’i shfaqni të gjitha aftësitë tuaja kreative. Në periudhën nga 20 nëntori është e nevojshme t’i plotësoni obligimet e rregullta dhe t’i ktheni disa borxhe financiare. Nga fundi i muajit kushtoni kujdes imazhit tuaj afarist apo stilit të shprehjes. Shumicën e qëllimeve të rëndësishme mund t’i realizoni në mënyrë të suksesshme në saje të planifikimit të mirë, bashkëpunimit të sigurt dhe ndihmës së dikujt.
Dashuria: Kënaqësinë më të madhe po e prisni në lidhjen dashurore me personin e dashur. Atmosfera e dashurisë, këmbimi i sinqertë i emocioneve dhe kontaktet intime, kanë “magjinë” e veçantë e cila ju nxit në aksione. Çdo gjë është e lehtë kur mozaiku i dashurisë bashkohet në pikëpamje të përbashkëta. Ju kënaq nota sentimentale të cilën partneri juaj e fut në jetën e përbashkët, momentet e romantikës dhe të epsheve të zjarrta po ndikojnë si sfidë e veçantë. Nëse jeni i ri apo i lirë, ju presin kontakte të rëndësishme. Do të shkëlqeni në romancën dashurore me një person të pazakonshëm. Nuk keni nevojë që romancën tuaj ta përfundoni në flirt të bujshëm dhe të përkohshëm, gjithmonë ekziston “pjesa e bukur e realitetit”, të cilën nuk duhet lënë t’ju ikë nga dora.

SHIGJETARI
Karriera: Të gjitha kushtet i keni që në planin financiar t’i shtoni fitimet, si edhe t’i zgjidhni disa çështje pronësore dhe investuese. Në periudhën nga 11 nëntori kushtoni kujdes perfeksionimit personal, paraqitjeve publike, avancimit profesional apo bashkimit të interesave.
Dashuria Jeni duke kaluar nëpër faza të ndryshme të humorit, impulsi i brendshëm po ndikon që shpesh të ndryshoni taktikën në dashuri. Nganjëherë epshet e theksuara dhe emocionet e mëdha befasisht mund t’ju çojnë të merrni vendim të gabuar. Nuk është mirë t’i injoroni dobësitë tuaja, të cilat i keni ndaj një personi të caktuar apo në një farë forme të kënaqësisë personale. Personi juaj i dashur pret nga ju besnikëri, sinqeritet dhe mirëkuptim. Është me rëndësi që ta plotësoni njëri-tjetrin në mënyrë të drejtë dhe në dashuri të ecni me të njëjtin hap. Nëse jeni i ri apo i lirë, më shumë do të jeni të interesuar për kontakte joformale dhe të lira sesa për lidhje emocionale. Keni bindjen që dikush nuk po ka ndjesi të mjaftueshme për nevojat tuaja emocionale. Keni nevojë për një person që ka afinitete të ngjashme me ju dhe i cili është në të njëjtin nivel emocional me tuajin.

BRICJAPI
Karriera: Vetëbesimi dhe trendi pozitiv që po i ndiqni do t’ju krijojnë rast të shkëlqyeshëm për avancim më të shpejtë në plane të ndryshme. Ruani qasjen optimiste dhe vizionin e qartë për qëllimet tuaja, suksesi i konsiderueshëm nënkupton “viktimizim” të konsiderueshëm apo investim të vazhdueshëm të përpjekjeve krijuese.
Dashuria:Inspirimi juaj emocional dhe humori pozitiv në momentin e shfaqjes së gjendjes së shpirtit tuaj ju bëjnë më të sigurt psikologjikisht dhe emocionalisht që të veproni më fuqishëm edhe në situatat e planifikuara mirë. Mirëpo, në elanin emocional apo epshor do të bëni atë që jua thotë zemra e jo atë që jua thotë mendja. Jeni mjaft i shkathtë në avancimin e jetës suaj dashurore. Nëse jeni i ri apo i lirë pranoni stilin e joshjes, mirëpo ruajeni masën e vërtetë të shijes. Respektoni nevojat e dikujt apo ndjenjat deri në atë masë, e cila sjell kënaqësi dhe lumturi të përbashkët.

UJORI
Karriera: Mos lejoni që t’ju shqetësojnë disa ngjarje të parëndësishme, kujdesin tuaj orientoni drejt qëllimeve parësore dhe pranoni trendin bashkëkohor në afarizëm. Nga 19 nëntori, ju presin ndryshime pozitive dhe mundësi për perfeksionim personal apo profesional, si edhe kontakte të reja apo kontakte me perspektivë në botën e jashtme.
Dashuria: Keni prirje të ndryshoni shpesh humorin tuaj emocional, gjë që edhe më shumë e vështirëson vlerësimin tuaj për sjelljet e personit të dashur. Shpesh po mendoni për veprimet tuaja dhe për komentet e të tjerëve. Është mirë që ta kapërceni këtë krizë emocionale apo mosmarrëveshjet në marrëdhëniet me personin e dashur. Maturia paraqet virtyt të lartë, kështu që çdo vendim që do të merrni është mirë të mendoheni mirë. Në perspektivën dashurore, e mira me të mirë kthehet. Nëse jeni i ri apo i lirë, kontaktet e reja dhe aventurat dashurore do të ndikojnë si plotësim për dëshirat e paplotësuara. Kënaquni me magjitë dashurore, mirëpo kini kujdes dhe sinqeritet të mjaftueshëm në shfaqjen e ndjenjave tuaja. Lumturia në dashuri është e arritshme.

PESHQIT
Karriera: Në planin afarist do të keni përmirësime të konsiderueshme në periudhën nga 10 nëntori. Është mirë të krijoni një zgjedhje më të mirë dhe kritere të reja me rastin e zgjedhjes së punës përkatëse. Ndodhitë aktuale në planin afarist dhe financiar do t’ju hapin mundësi për forma të reja të bashkëpunimit apo për perfeksionim të mëtejshëm profesional.
Dashuria: Në lidhjen dashurore po silleni me shumë entuziazëm, me shumë energji dhe me shumë kërkesa para personit të dashur. Nganjëherë në entuziazmin e madh emocional mendoni se çdo gjë është e arritshme lehtë. Po ndieni epsh të shtuar dhe dëshirë që të krijoni marrëdhënie të harmonishme. Me paraqitjen dhe stilin tuaj të shprehjes dini ta bëni për vete personin e dashur. Do të kënaqeni me kujdesin emocional dhe me përkrahjen që po jua ofron partneri. Personit, i cili po ju pëlqen, qartë po ia bën me dije që me të dëshironi romancë të pazakonshme dashurore apo lidhje të zjarrtë. Në harmoni me temperamentin apo statusin tuaj emocional, përgjigjuni sfidës më të bukur dashurore. Nuk ka arsye të dyshoni në “lumturinë tuaj dashurore”.

SHIKO EDHE:  HOSOSKOPI MUJOR JANAR 2014

Check Also

Shqiperi – Serbi live 8 tetor 2015, ndeshja per euro 2016!

Shqiperi – Serbi live 8 tetor 2015, ndeshja per euro 2016! Edhe pak kohe ka ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *