Horoskopi vjetor 2014! Parashikimi i yjeve per vitin 2014

Horoskopi vjetor 2014, Parashikimi i yjeve per vitin 2014Horoskopi vjetor 2014!

Shikoni parashikimin e yjeve per vitin 2014. Ja se çthone yjet per vitin e ardhshem  2014 – 2015 !…

TASHME SHIKONI  EDHE:   HOROSKOPI VJETOR 2015 

SHIKO EDHE : HOROSKOPI JANAR 2014

Dashi 22 mars-22 prill
Per te lindurit ne shenjen e Dashit, levizja e yjeve do te rezervoje nje fillim te mire te vitit 2014. Fale stacionimit te Saturnit tek Luani, do te levizni qysh ne fillim te vitit me qetesi ekstreme dhe racionalitet. Tranziti i Marsit, qe do te lere Demin te spostuar tek binjaket diten e Shen Valentinit, do te sjelle nje atmosfere pozitive. Situata do te perkeqesohet nga gjysma e vitit, kur Merkuri do te kaloje tranzit tek Gaforrja. Gjithcka do te permiresohet ne mes te korrikut dhe parashikohet nje vere me surpriza plot me lumturi dhe dashuri. Gjate shtatorit dhe tetorit do te kete nje periudhe ngarkesash, stresi dhe nervozizmi nderkohe qe me i mire do te jete fundi i 2014-es per dashin.

Dashuria
Dashuria do t’ju rezervoje surpriza te bukura per vitin 2014. Kush eshte ne kerkim te lidhjeve te reja do te kete shume okazione, sidomos gjate periudhes se veres.

Puna
Per ate qe eshte ne kerkim te nje pune te re, do te kete ne horizont disa raste gjate pjeses se pare te vitit. Per ato qe duan te ndryshojne punen aktuale, periudha ideale do te jete menjehere pas pushimeve te veres

TASHME SHIKONI  EDHE:   HOROSKOPI VJETOR 2015 

Demi 22 prill-22 maj
Viti 2014 per Demin do te jete intensiv dhe i pasur me emocione dhe sigurisht impenjativ nga pikepamja e punes dhe e ndjenjave. Do te shijoni fale ndihmes se Merkurit ne periudhen e pare te vitit nje pamje te mire te diellit deri ne pranvere. Me pas marsi, ne periudhen mes prillit dhe qershorit, do te kaloje tek gaforrja duke ju liruar keshtu nga disa pengesa. Fillimi i veres do te jete nje periudhe e rendesishme per sa i perket fushes se ndjenjave. Kush ka nje raport stabel mund te vendose perfundimisht per t’u martuar. Ndersa per ata qe po jetojne lidhje te paqarta, ky mund te jete momenti per ta mbyllur ate dhe per t;u hapur ndaj njohjeve dhe historive te reja fale mundesive te pafund qe te krijon vera. Muajt e veres do te jene me te miret per sa i perket punes dhe fushes se ndjenjave. Duke u nisur nga fundi i tetorit per shkak te tranzitit te marsit ne pozicion te kundert me diellin, do te perjetoni nje periudhe paksa negative dhe demotivuese.

Dashuria
Periudha e veres do te jete me e mira per ju. Per shume prej jush do te fillojne histori dhe aventura te reja, per te tjeret do te arrihet ne nje vendim te rendesishem.

Puna
Periudha me e pershtatshme per iniciativa ne vendin e punes si dhe per ndryshime te rendesishme, do te jete pak para fillimit te veres, ne muajt qershor dhe korrik.

TASHME SHIKONI  EDHE:   HOROSKOPI VJETOR 2015 

Binjaket 22 maj-22 qershor
Ne fillim te vitit, te gjithe te lindurit ne shenjen e binjakeve do te shohin transitin e Saturnit tek Luani, shume pozitiv, i cili do t’iu ndihmoje qe te jeni sa me mire ne raportin tuaj ne cift, te jeni sa me afer me partnerin dhe te beni sa me konkrete projektet qe do te keni mbi tavoline e qe presin te materializohen. Ne dashuri ne kete periudhe te vitit do te ndjeheni shume te terhequr prej partnerit tuaj, ne nje menyre shume te vecante, duke konsoliduar shume mire raportin. Por kujdes me pasionet per te tjere njerez, sidomos duke u nisur nga marsi deri ne fund te veres. Viti 2014 binjakeve iu rezervon nje periudhe te mire per sa i perket punes sidomos ne trimestrin e fundit te vitit fale kalimit te Jupiterit, i cili deri ne fillim te dhjetorit do te ndricoje sektorin e gjashte. Kjo periudhe mund te jete e pershtatshme per ata qe kane vendosur te bashkejetojne bashke, ose qe kane vendosur te martohen me partneret e tyre.

Dashuria
Periudha me e mire per raportet me partnerin tuaj do te jete fillimi i vitit 2014 dhe trimestri i fundit. Ne periudhen qendrore te vitit mund te linde nje flirt me persona te tjere, ose me shume akoma. Nje ndryshim programi per shumicen prej jush. Gjithsesi, eshte nje vit pozitiv.

Puna
Shume i mire fillimi i vitit per projekte te shumta qe kishin mbetur prej kohesh ne sirtar dhe qe do te nisin te konkretizohen ne trimestrin e fundit te vitit.

TASHME SHIKONI  EDHE:   HOROSKOPI VJETOR 2015 

Gaforrja 22 qershor-22 korrik
Gjate vitit 2014, te lindurit nen kete shenje do te arrijne qe te cojne deri ne fund shume projekte te lena ne mes, duke gjetur pergjigjet e duhura per gjithcka cfare kishin kerkuar ne vite. Planeti i Jupiterit do te ndricoje nje pjese te mire te vitit, duke iu ndihmuar ne menyre te dukshme ne jeten tuaj sentimentale dhe per te ndertuar marredhenie sa me te mira me partnerin tuaj, ose dhe per te kerkuar personin e duhur nese jeni vetem. Muajt me te mire do te jene maji dhe qershori, me pas do te hyni ne nje periudhe te vdekur, sidomos nga shtatori ne tetor per te rifilluar ne menyre optimale nga fundi i vitit. Nentori dhe dhjetori do te jene muajt ku pasionet tuaja sentimentale do te ndizen ne menyre pasionale dhe kjo do t’ju ndihmoje shume ne marredhenie me partnerin tuaj.

Dashuria
Periudhe optimale mes fundit te prillit dhe fillimit te qershorit, por kujdes ne vere, pasi ndonje moment xhelozie mund ta vere ne rrezik raportin tuaj me partnerin. Fundi i vitit do te jete jashtezakonisht shume pasional.

Puna
Per sa i perket punes, nje fillim i mire do te jete vetem ne fund te vitit, por kujdes pas pushimeve te veres, sepse mund te linde ndonje problem i vogel me koleget apo me shefin.

TASHME SHIKONI  EDHE:   HOROSKOPI VJETOR 2015 

Luani 22 korrik-22 gusht
Horoskopi i 2014 per te lindurit ne shenjen e Luanit nuk rezervon nje fillim viti te mire, per shkak te transitit negativ te Marsit tek Demi dhe te Jupiterit tek Akrepi. Do te jetoni nje periudhe fillimviti ne nje krize totale qofte ne fushen sentimentale ashtu edhe ate punes por qe do te jeni ne gjendje ta menaxhoni shume mire edhe pse humori juaj do te jete per toke. Nje ndihme do te vije nga Saturni, i cili do ta largoje kete periudhe te keqe nga ju, duke iu bere qe te ruheni nga njerezit negative dhe false qe do te kerkojne t’ju pengojne. Do ta merrni veten diku nga fundi i pranveres dhe fillimi i veres, kur yjet ne qiell do te jene jashtezakonisht te qete. Vera do te jete nje periudhe e mire, sidomos nga pikepamja sentimentale. Keshtu beqaret do te bejne njohje te reja dhe do te perjetojne darka te pasura me emocione

Dashuria
Fillimi i 2007 do te jete i veshtire, sidomos per ate qe e ka nje partner, por vera do te sjelle perseri qetesine, si dhe dashurine per te gjithe beqaret. Kujdes ne tetor dhe ne nentor kur xhelozia mund ju hape probleme dhe si pasoje do te grindeni keq me partnerin.

Puna
Mos i besoni atyre qe nuk i njihni si duhet, dikush mund te kerkoje t’jua a hedhe me mashtrime sidomos ne periudhen e pare te vitit.

TASHME SHIKONI  EDHE:   HOROSKOPI VJETOR 2015 

Virgjeresha 22 gusht-22 shtator
Fillimi i vitit 2014 do te jete entuziast dhe plot me ide dhe projekte, te cilat jo pa veshtiresi do te realizohen per gjate gjithe vitit. Sidomos duke u nisur nga gjysma e pare e janarit do te ndjeheni te pathyeshem dhe askush nuk do te arrije t’ju a heqe kurajen. Nje fillim i mbare i vitit nga pikepamja sentimentale fale pamjes se mire qe Aferdita dhe Marsi do te formojne se bashku me diellin. Nje periudhe lodhjeje e lehte, e cila do te zgjase deri ne fund te shkurtit, per shkak te transitit te marsit tek Binjaket, duke stimuluar Uranin, sidomos per te lindurit ne gjysmen e dyte te gushtit. Muajt qershor, korrik dhe gusht do te sjellin te reja te shumta dhe ndonje rast per t’u vleresuar ne menyre te vecante. I mire fundi i vitit.

Dashuria
Do te jetoni nje periudhe shume intensive, sidomos ne dy muajt e pare te vitit 2014, si dhe menjehere pas pushimeve te veres. Kujdes me tundimet e veres, te cilat mund t’ju shkaktojne ndonje problem me partnerin. Mund te jete viti i nje vendimi te rendesishem, mbase edhe i nje martese.

Puna
Do te dominojne zgjedhjet e punes me projekte te shumta, duke shfaqur nje aftesi te jashtezakonshme per t’i cuar ato deri ne fund. Idete e fillimvitit do te konkretizohen shume mire pasi te ktheheni nga pushimet e veres.

TASHME SHIKONI  EDHE:   HOROSKOPI VJETOR 2015 

SHIKO EDHE : HOROSKOPI JANAR 2014

Peshorja 22 shtator-22 tetor
Per te lindurit ne shenjen e Peshores, horoskopi 2014 rezervon nje transit te favorshem te planeteve te Saturnit dhe Jupiterit, te cilat do t’ju udheheqin ne menyre solide pergjate gjithe vitit. Do te jete nje vit investimesh dhe i afareve dhe rastet nuk duhet t’i lini t’ju shpetojne nga dora. E mire edhe atmosfera sentimentale, sidomos ne fillim te vitit, si dhe ne tre muajt e fundit. Kujdes ne vere, kur tundimet e embla mund te vene ne rrezik raportin tuaj ne cift. Ne muajt prill, maj dhe qershor kujdes, sepse partneri juaj mund te kete ide per te bere ndonje aventure, por ju me inteligjencen tuaj mund te arrini ta frenoni.

Dashuria
Nje fillim i mbare per te lindurit nen shenjen e Peshores nga pikepamja sentimentale. Mund te keni ndonje problem ne pjesen qendrore te vitit, qe do te zgjidhet me se miri ne fund te vitit, ndoshta edhe me ndonje partner te ri.

Puna
Te shumta do te jene mundesite dhe oportunitetet e punes dhe ne fushen ekonomike, nen influencen pozitive te Jupiterit dhe Saturnit, por duhet te jeni te zote per te shfrytezuar situatat sa me mire.

TASHME SHIKONI  EDHE:   HOROSKOPI VJETOR 2015 

Akrepi 22 tetor-22 nentor
Fillimi i vitit 2014 do te jete paksa i rremujshem per akrepat, per shkak te kalimit te Marsit ne opozite me diellin tuaj, i cili do te stimuloje ne menyre negative kuadraturen e Saturnit tek Luani. Prandaj duhet te beni kujdes ne zgjedhje dhe nuk duhet t’i besoni shume instinktit, dhe ruhuni nga janari deri ne shkurt. Gjithcka do te rifilloje mire duke filluar nga marsi, fale kalimit te Aferdites tek Peshqit. Parashikohet nje nderprerje e marredhenies me partnerin aktual per te kaluar ne nje lidhje tjeter. Mund te jete periudhe edhe e zgjedhjeve te rendesishme, mbase edhe e ndonje martese. Gjithcka do te filloje te shkoje mire ne pune dhe ne jeten afektive, duke filluar nga fundi i gushtit. Do te kaloni nje periudhe te vogel krize pas pushimeve ne muajt shtator dhe tetor me pak nervozizem. Do te jete Aferdita, e cila ne dhjetor do t’u sjelle qetesine dhe paqen.

Dashuria
Do te jete nje vit i zgjedhjeve te rendesishme, sidomos ne muajt mars dhe prill. Kujdes ne fillim te vitit, i cili nuk do te jete shume pozitiv. Ne muajt janar dhe shkurt kujdes, mos u beni xheloz dhe nervoz kot se koti, sepse ne kete menyre mund te shkaterroni nje lidhje shume te mire.

Puna
Pjesa qendrore e vitit do te jete ajo me e mira ne te cilen mund te shpreheni me mire edhe me koleget tuaj. Kujdes ne muajt shtator, tetor dhe nentor.

TASHME SHIKONI  EDHE:   HOROSKOPI VJETOR 2015 

Shigjetari 22 nentor-22 dhjetor
Influenca pozitive e Saturnit do t’ju shoqeroje per te gjithe vitin. Fillimi i 2014-es do te jete optimal per t’ju hapur horizonte te reja dhe rruge te reja. Impostoni gjithcka duke filluar nga janari, duke shfrytezuar atmosferen optimale. Duke filluar nga marsi, me Merkurin ne opozite do te jetoni nje periudhe krize, sidomos ne fushen afektive. Muajt me te mire per te gjithe ata qe jane ne kerkim te shpirtit binjak do te jene qershori, korriku dhe gushti. Keshtu qe do te jetoni aventura te reja dhe te pelqyeshme. Periudha e vjeshtes do te jete e pershtatshme per te bere zgjedhje, qe kane te bejne me punen tuaj fale influences se Saturnit, ku do te arrini te gjeni nje rruge te duhur. Duke filluar nga 25 nentori, Jupiteri do te hyje ne shenjen tuaj dhe gjithcka do te behet shume me e lehte.

Dashuria
Per te gjithe ata qe po jetojne histori te paqarta, ky do te jete viti i ndryshimeve, per shkak te krizes me partnerin e vjeter ne muajt e pranveres. Vera do te jete intensive, me njohje dhe histori te reja.

Puna
Nje periudhe shume e ngjeshur me pune do te jete vjeshta, ku do t’ju duhet te beni zgjedhje te rendesishme.

Bricjapi 22 dhjetor-22 janar
Yjet do te ndihmojne te gjithe te lindurit ne shenjen e Bricjapit, duke fshire periudhat e veshtira te fundit te vitit 2013. Fale Aferdites dhe Marsit tremestrin e pare te 2014-es do ta kaloni ne menyre shume pozitive, sidomos per sa i perket anes sentimentale. Kush ka nje partner do te jetoje nje periudhe emocionesh dhe pasionesh te forta, pasi rastet per t’u njohur do te jene te shumta. Puna do ju jape siguri dhe mundesi per te permiresuar kushtet ekonomike. Kujdes ne muajt prill dhe maj, kur Marsi ne opozite mund t’ju beje qe te takoni veshtiresi te paparashikuara, sidomos per projekte te reja. Mund te kaloni nje periudhe te vogel krize, duke filluar nga tetori, kur do t’ju duhet te vleresoni me kujdes situaten e punes dhe sidomos ate ekonomike. Kujdes, mos krijoni besim tek disa njerez per te menaxhuar parate tuaja. Sidoqofte, do te jene vete evenimentet qe do t’ju vijne perballe e qe do t’jua zgjidhin nyjat dhe do t’ju largojne andrallat.

Dashuria
Raste te mira nga pikepamja sentimentale, sidomos ne tremestrin e pare te vitit. Te reja ne mberritje per te gjithe beqaret. Per te gjithe ata qe po jetojne raporte te konsoliduara, mund te arrihet ne zgjedhje te rendesishme.

Puna
Te shumta mundesite per ndryshim gjate javes, kujdes ne muajt e fundit, kur do te mund te takoni ndonje problem te vogel te paparashikuar.

TASHME SHIKONI  EDHE:   HOROSKOPI VJETOR 2015 

Ujori 22 janar-22 shkurt
Qe nga fillimi i vitit parashikohen ndryshime te shumta per ju, por duhet te jeni ju vete qe te stimuloni evenimente me nje impenjim te mire dhe me nje deshira per keto ndryshime. Do te keni nje influence negative nga Saturni per te gjithe vitin, deri ne nentor, por duhet te beni kujdes ne gjithcka qe beni. Do te gjeni tek miqte tuaj nje ndihme te mire per te zgjidhur situatat e komplikuara. Kujdes me partneret, te cilet do te jene gjithnje e me pak te disponueshem per t’ju dhene te njejten liri qe keni pasur ne te kaluaren. Nese do te arrini te menaxhoni mire situaten, do te keni nje raport akoma me te stabilizuar, perndryshe do te rrezikoni ndarjen. Do ta mbyllni vitin 2014 me nje permiresim te jashtezakonshem fale kalimit te Jupiterit ne shenjen e Shigjetarit, i cili do te sjelle optimizem dhe fat per te gjithe ju.

Dashuria
Kujdes nga konfliktet me partnerin, sidomos ne pjesen qendrore te vitit. Mund te keni nj thyerje definitive, por do ta merrni veten nga nentori e me pas.

Puna
Do te jete nje vit shume i ngarkuar per sa i perket punes, por qe ju do te arrini te keni rezultate vetem nese impenjoheni pozitivisht. Do te keni edhe gjera te paparashikuara, te cilat duhet t’i vleresoni mire.

TASHME SHIKONI  EDHE:   HOROSKOPI VJETOR 2015 

Peshqit 22 shkurt-22 mars
Peshqit do te perjetojne nje fillimviti te mbare fale influences pozitive te Jupiterit, qe do te sjelle shume te reja per t’u pasur menjehere. Ndihme do te kene edhe nga Aferdita dhe Marsi dhe duke filluar nga javet e para do te prireni per te arritur nje sukses qe e prisni prej kaq kohesh. Muajt fillestar te vitit, deri ne maj, do t’ju ndihmojne te kurorezoni endrrat e dashurise. Per sa i perket punes dhe financave, periudha me e kire do te jete gjysma e shkurtit deri ne gjysmen e prillit, kur Merkuri do te rrije gjate ne shenjen tuaj. Periudha e veres do te jete ajo qe do te shenoje ndryshimet per te gjithe ata qe jane te lodhur sentimentalist. Me Marsin ne opozite do te jete me e veshtire per te nisur raporte te reja. Ne pune mos keni frike te merrni pergjegjesi te reja, sepse do t’ju ndihmojne per te ardhmen e karrieres tuaj dhe keshtu do te arrini te fitoni me shume para. Pranojini pa rezerva edhe nese nuk jeni te pergatitur.

Dashuria
Viti 2014 do te jete i mrekullueshem per peshqit, te cilet me ne fund do te mund te konsolidojne endrrat e nje date te vjeter per raportet qe jetojne, apo edhe per ato te sapokrijuarat. Per ata qe jane ne kerkim te partnereve te rinj, muajt korrik dhe gusht do te jene me te miret.

Puna
Mundesi te reja pune gjate vitit 2014, te cilat do t’ju ndihmojne edhe ne fushen ekonomike dhe financiare. Merrni persiper iniciativa te reja, sepse nuk do te gaboni.

TASHME SHIKONI  EDHE:   HOROSKOPI VJETOR 2015 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>