Home / Horoskopi / Horroskopi javor nga data 9 – 16 dhjetor 2013

Horroskopi javor nga data 9 – 16 dhjetor 2013

Horoskopi javor nga data 9 – 16 dhjetor 2013

Shiko edhe parashikimin e yjeve:  Janar 2014

Dashi 21/3 – 20/4

Me kalimin e Hënës te Bricjapi parashikohet një javë pak e rënë moralisht, zhgënjyese për ju që jeni mësuar me emocione të forta. Nëse mund të ju ngushëllojë, duhet të dini që keni aq shumë gjëra për të bërë, që orët do të kalojnë shumë shpejt. Ka gjëra në dashuri që nuk ju kënaqin, por stabiliteti është i sigurt.

Demi 21/4 – 20/5

Në sektorin profesional është java e duhur për të bërë projekte. Terreni është i mbushur me harmoni. Me metodë, organizim dhe vëmendje për detajet do të dini të përballoni disa të papritura që mund të keni. Kapni me duar plot raste te mira me fat që do t’ju paraqiten.Horoskopi javor nga data 9 - 16 dhjetor 2013

Binjakët 21/5 – 21/6

Një ide e mirë mund të transformohet në një projekt, që do t’ju çojë në një pavarësi reale në planin profesional, ekonomik dhe në punë. Filloni të pastroni terrenin dhe mos jini shumë bujar më të tjerët sa i takon gjërave të veçanta. Planifikoni një aktivitet sportiv.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Disa pengesa do të ngadalësojnë zgjidhjet korrekte të punës tuaj. Kërkoni shkakun e këtyre ndalesave. Përpiquni të vlerësoni qartësisht kush është problemi dhe jini të gatshëm për dialog.

Luani 27/7 – 23/8

Në shtëpi dhe në punë duhet të interesoheni për gjërat e vogla të së përditshmes. Nuk mungojnë ofertat dhe propozimet, por bëni mirë të leni të kalojë akoma ndonjë ditë përpara se të merrni iniciativa të rëndësishme. Energjitë nuk ju mungojnë, por ju takon juve të dini të kalibroni sforcimet.

Virgjëresha 24/8 – 22/9

Duke larguar atë ndjenjë destabiliteti të ditëve të kaluara Hëna e bashkuar me Plutonin te Bricjapi, ju sjell në formë të mirë. Nëse partneri nuk ndjehet në qendër të interesave tuaja, provoni ta siguroni, me një mënyrë romantike dhe veprime të qarta.

Peshorja 23/9 – 22/10

Organizoni mirë kohën tuaj për t’i bërë ballë keqkuptimeve të ditës. Një erë e freskët projektesh të reja do t’ju bëjë të fluturoni lart, por ndonjë keqkuptim në planin emocional do t’ju detyrojë të keni një ulje të papritur. Sa herë të keni mundësi bëni mirë të lini makinën në garazh.

Akrepi 23/10 – 22/11

Harmonia e Diellit sapo ka hyrë në shenjën tuaj duke ju bërë të qartë në lidhje me idetë tuaja dhe duke i dhënë kështu edhe hapësirë njohjeve të reja. Rigjeneroni trupin dhe shpirtin me mënyra natyrale, një ushqim korrekt dhe i rregullt është mënyra më e mirë për të qenë në formë.

Shigjetari 23/11 – 21/12

Mos i besoni atyre që premtojnë të pamundurën, por besojini atyre që duan të ndërtojnë suksesin mbi baza solide. Intensiteti me partnerin është shumë i mirë, po ashtu edhe bashkëpunimi. Moderoni ushqimin dhe ritmet e rregullta të cilat janë çelësi i mirëqenies tonë. Bëni mirë të pushoni më shumë.

Bricjapi 22/12 – 20/1

Sapo Akrepi të hyjë te Dielli formon një pozicion të mirë me Hënën në shenjën tuaj. Mos hezitoni t’i jepni një dorë një miku në vështirësi. Përgjigje pozitive sa i takon një pyetje, që ju ka mbajtur pezull gjatë gjithë kësaj kohe. Mos u ankoni, sepse jeni në formë të shkëlqyer fizike dhe mendore.

Ujori 21/1 – 20/2

Kur ndjeheni të vlerësuar arrini të jepni më të mirën tuaj. Është bukur të ëndërroni së bashku, por kush është pranë jush në këtë moment mund të ketë nevojë për siguri të madhe dhe stabilitet. Sportet që kërkojnë shumë fizik nuk bëjnë për ju.

Peshqit 21/2 – 20/3

Përballojini me qetësi dhe siguri impenjimet që rezultojnë pak të vështira. Do të arrini më së miri të qartësoni me sukses të gjitha keqkuptimet. Në familje disa ndryshime do t’ju kapin të papërgatitur, por bëni mirë të mos tregoni rezistencë

Check Also

Horoskopi mujor Qershor 2014

Horoskopi mujor Qershor 2014.   SHIKO EDHE:  HOROSKOPI VJETOR 2015  SHIKO EDHE:  HOROSKOPI KINEZ   ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *