Home / Lajme / Italianët, emigrantë në Shqipëri

Italianët, emigrantë në Shqipëri

italy albania

Kjo është një ditë e zakonshme punë për Luca Falangan, 32-vjeçarin italian, i cili që nga Shtatori i këtij viti punon në një kompani shqiptare. 

I diplomuar për kontabilitet, Falanga tashmë punon si menaxher grupi në një call-center.

Ai erdhi në Shqipëri në Korrik të këtij viti për të kaluar disa dite pushime me familjen, por mundësia që iu dha për të punuar e joshi.

Ne Itali, atje ku eshte lindur dhe rritur, gjerat nuk po i ecnin dhe aq mire.

Deri para dy vitesh, Luca drejtonte filialin e nje banke ne Lecco te Milanos, e cila nuk mundi t’i mbijetonte krizes ne Eurozone.

Pas falimentimit te bankes, 32-vjecari nisi pune si agjent shitjesh, ku pas disa muajsh edhe ajo nuk i rezultoi e suksesshme.

Martesa me nje shqiptare e solli ne Tirane dhe mundesia qe iu dha e ka vendosur Lucan perkohesisht ne Shqiperi, ku perveç familjes, ka edhe nje pune te sigurt.

“Toka qe 20 vite me pare prodhonte deshperim, sot pret emigrantet tane. Shkojne ne atdheun e Shqiponjave sepse jeta atje kushton me lire dhe ka me pak burokraci”.

Kjo ishte hyrja e nje artikulli te gazetes prestigjioze italiane “La Repubblica”, aq shume i debatuar dhe i shperndare ne rrjetet sociale ne vendin tone pak dite me pare.

Ne 1 nentor te ketij viti, gazetari i njohur Paolo Berizzi solli ne nje kendveshtrim ndryshe papunesine dhe krizen ekonomike te italianeve: e quajti te gjithe situaten nje “L’America” te dyte, por kesaj here emigrantet jane italianet.

Duke marre si baze filmin drame aq te njohur te Gianni Amelios i cili vite me pare fliste per eksodin masiv te pertejdetit, gazetari sjell nje sere shembujsh te te rinjve italiane qe kane gjetur shpetimin ne token shqiptare.

Dukurine e shkembimit te emigranteve, Berizzi e thekson akoma me teper me nje shifer: 3 mije italiane punojne ne Ballkan, pjesa me e madhe e tyre ne Shqiperi.

Ata jane ne kerkim te nje rroge, te cilen vendlindja e tyre nuk ua siguron dot me.

Nga ana tjeter, shqiptaret e viteve ’90, ata te filmit “L’America”, tashme kthehen ne vend vetem per pushime.

U sjellin para dhe dhurata familjareve te tyre. Para te fituara thuajse çerek shekulli me pune te rende.

Por, tani eshte koha e italianeve per te punuar ne nje toke te huaj. Na ishte njehere “L’America”.

Check Also

Rezultatet e Llotaris Amerikane DV 2015, lista, emrat fitues!

Rezultatet e Llotaris Amerikane DV 2015, lista, emrat fitues! Nje nder ditet me te pritura ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *