Home / Ekonomi / Ja si do ndryshojne taksat nga 1 janari 2014

Ja si do ndryshojne taksat nga 1 janari 2014

Ja si do ndryshojne taksat nga 1 janari 2014

Qeveria shqiptare ka pranuar kushtin e FMN-së për uljen e deficitit buxhetor qysh vitin që vjen, përkundër një versioni të parë të Ministrisë së Financave që synonte rritjen e borxhit dhe deficitit edhe për vitin vjen, për të vijuar uljen në vitin 2015.

Lajmin e pohoi kryeministri Rama dje, kur ka zbardhur disa nga parimet e paketës fiskale dhe projektbuxhetit 2014 në Këshillin Ekonomik Kombëtar.

“Kemi rënë dakord për një ulje graduale të deficitit, në mënyrë që të na lejojë edhe rritje të ekonomisë sonë”, – tha Rama.
ndryshimi i taksave janar 2014
Më tej kryeministri Rama u shpreh se qeveria do të zgjidhë problemet ekonomike duke rishikuar sistemin e taksimit.

Por kush janë dhe sa ndryshojnë taksa mbas 1 janarit 2014.

Taksat që rriten
> Tatim-fitimi për bizneset me xhiro mbi 8 milionë lekë, nga 10 % shkon në 12%
> Tatim-fitimi për bizneset e mëdha nga 10 % shkon 15%
> Tatimi mbi Vlerën e Shtuar nga 20 % shkon në 21 %
> Tatimi për pagat shkon në 15-25 për qind për pagat deri në 3 milionë lekë, përjashtohen nga tatimi 30 mijë lekët e para.
> Taksa e qarkullimit rritet me 5-7 lekë për litër mbi naftën
> Renta minerare nga 10 % shkon në 15 %
> Dyfishim i taksës së ndërtesës për biznes dhe shtëpive të dyta
> Akciza e cigareve pritet të rritet nga 70 lekë në 90 lekë/kg
> Akciza e verës dhe pijeve alkoolike do të rritet me 30%
> Do të vendoset akciza e pijeve energjetike
> Akciza e kafesë së pjekur rritet nga 60 lekë/kg në 120 lekë/k

Taksat që ulen
> Hiqet taksa e biznesit të vogël
> Ulet tatim-fitimi për biznesin e vogël nga 10 % në 7%
> Hiqet TVSH për ilaçet
> Hiqet TVSH për shërbimin shëndetësor
> Rimbursohet TVSH për të gjitha inputet bujqësore.

Biznesi në bllok kundër Ramës: Kundër taksës progresive, do dëmtojë biznesin
Biznesi ka vendosur të vendoset si barrikadë për të mbrojtur taksën e sheshtë e për të refuzuar idenë progresive të kryeministrit Rama.

Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë ka zbardhur prapaskenat e mbledhjes së djeshme të Këshillit.
Biznesi e sheh me shqetësim raportin e ri të qeverisë me FMN, sidomos për çwshtjen e taksave.

Për Jakën emergjente është forcimi i ekonomisë dhe jo rritja e taksave, e cila mund të bëhet më vonë pasi një hap i tillë do rrisë informalitetin e do largojë investitorët.

Pak ditë më parë edhe biznesi i madh i përfaqësuar nga Konfindustria e kundërshtoi rritjen e taksës dhe duket se tashmë i gjithë ky sektor është on bllok kundër taksës progresive të premtuar që në fushatë nga Edi Rama.

Check Also

Rezultatet e Llotaris Amerikane DV 2015, lista, emrat fitues!

Rezultatet e Llotaris Amerikane DV 2015, lista, emrat fitues! Nje nder ditet me te pritura ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *