Home / Revista / Ja vendimi i UEFA’s per ndeshjen Serbi – Shqiperi

Ja vendimi i UEFA’s per ndeshjen Serbi – Shqiperi

Ja vendimi i Uefa’s per ndeshjen Shqiperi -Serbi.

Shiko vendimin: UEFA : SERBIA – ALBANIA DECISION 

Nder argumentet kryesor te te gjitha mediave shqiptar por edhe Internazionale sportive ishte ajo i ndeshjes Shqiperi – Serbi , ku Uefa nje vendim. Komisioni i dishiplines i ka dhene fitoren 3-0 ne tavolin serbis. Shqiperia u penalizua per fefuzimin e vazhdimit te lojes.  Shiko ne linkun me posht te vendimin e plot dhe te gjitha dinimet e te dyja federatave:

Vendimi i Plot i Uefa’s: Serbia – Albania official decision

Hetimi  përfshiu të dyja Federatat e futbollit, si atë shqiptare dhe atë serbe, por akuzat që rëndojnë mbi to janë të ndryshme. Federata Serbe u akuzua për hedhjen e fishekzjarrëve në fushë, përdorimin e lazerave, pushtimin e fushës nga tifozët, shqetësimin e turmave dhe mosmarrjen e masave të nevojshme për zhvillimin normal të ndeshjes. Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit u hetua për refuzimin për t’u kthyer në fushën e lojës dhe paraqitjen e një flamuri të paligjshëm. Ajo çka bie në sy është fakti që në asnjë moment UEFA nuk përmend fjalën dhunë, atë që u ushtrua ndaj lojtarëve tanë nga ana e huliganëve serbë në mesin e fushës së blertë të Beogradit.

serbia - Albania match

Sfida u ndërpre në minutën e 41 për shkak të hedhjes së fishekzjarrëve në fushë, teksa më pas gjendja agravoi edhe me valëvitjen e flamurit me shqiponjën kuqezi dhe hartën etnike shqiptare mbi Beograd. Dhuna masive e ushtruar nga tifozët dhe personali i sigurisë së Serbisë në stadium bëri që FSHF të mos humbiste asnjë minutë kohë duke depozituar pranë Komisionit të Disiplinës së UEFA-s raportin për gjithçka ndodhi, të njëjtën gjë bëri edhe FSF, por ajo që të merret më shumë për bazë është relacioni i gjyqtarëve të ndeshjes. FSHF ka vendosur në dispozicion të gjitha pamjet filmike që deri tani kanë bërë xhiron e botës, ndërsa FSF shkruan se cdo gjë erdhi si pasojë e provokimeve të shqiptarëve me flamurin. Kjo ka bërë që UEFA, organizmi më i lartë i futbollit Evropian të nisë hetimet. Serbët akuzohen për hedhjen e sendeve të forta, fishekzjarrëve dhe objekteve të tjera të rrezikshme në fushë, trazira në shkallët e stadiumit, hyrje e tifozëve në fushë, mosmarrjen e masave të nevojshme për zhvillimin normal të ndeshjes dhe drejtim lazerash ndaj futbollistëve kundërshtarë, por fjala dhunë mungon. Shqipëria do të hetohet për refuzimin e vazhdimit të lojës dhe shfaqjen e flamurit të paligjshëm në stadium. Ndeshja në Beograd u braktis pas kaosit për shkak të një droni të telekomanduar, i cili shfaqi një flamur të Shqipërisë së Madhe në fushën e lojës, duke nxitur kështu një përleshje mes lojtarëve dhe dhjetëra tifozëve.

Shiko vendimin: UEFA: SERBIA – ALBANIA DECISION 

Serbia - Abania uefa decision

UEFA “harron” dhunën 
Ajo që bie në sy në akuzat e ngritura nga UEFA për incidentet në fushën e lojës në Beograd është fakti që organizmi më i lartë i futbollit Evropian nuk e përmend asnjëherë fjalën dhunë. Mungon akuza për përdorimin e gjesteve, objekteve apo mjeteve të tjera që transmetojnë mesazh jo të denjë për futbollin dhe sidomos mesazhe politike, ideologjike, besimi, ofenduese. Në akuzë harrohet djegia e flamurit shqiptar, të NATO-s apo dhe posterat me Vojislav Seshelj, kriminel lufte. Edhe pse pamjet tmerruese bënë xhiron botës me foto dhe video të dhunës ndaj Xhakës, Balës, Lilës, Mavrajt, Canës dhe pjesës tjetër të ekipit. Shqipëria akuzohet për refuzimin e vazhdimit të lojës, lojtarët e goditur fizikisht e psikologjikisht, duhet të futeshin në fushë, mbase dhe të

vriteshin, ndoshta sipas UEFA-s. Akuzat e ngritura nga UEFA nëse janë bazuar te relacioSerbia - Albania euro 2016 matchni i gjyqtarëve, atëherë do të thotë se arbitri anglez Akniston dhe pjesa e tjetër, përfshirë delegatin nuk e kanë shënuar që futbollistët shqiptarë dhe tifozët u përleshën, madje u goditën me karrige dhe sende të tjera. Gjyqtari Martin Atkinson urdhëroi menjëherë lojtarët të dilnin nga fusha, pas incidentit, i cili ndodhi në fund të pjesës së parë, teksa u drejtuan për në tunelin e dhomave të zhveshjes, ata sërish u sulmuan me sende të forta. Pas rikthimit të rendit lojtarët e Shqipërisë refuzuan të ktheheshin në fushë, duke mos lënë asnjë alternativë veç anulimit të ndeshjes. Mesa duket lobi serb ka një ndikim të fuqishëm edhe në devijimin e akuzave, megjithatë gjithçka më qartë do të mësohet më datë 23 Tetor.

 

Akuzat për Serbinë

1. Hodhi sende në fushë
2. Trazira në stadium
3. Hyrje e tifozëve në fushë
4. Dështim në organizim
5. Lazera ndaj shqiptarëve

Akuzat për Shqipërinë

1. Refuzoi të vazhdojë lojën
2. Simboli kombëtar në stadium

Shiko vendimin: UEFA: SERBIA – ALBANIA DECISION 

Check Also

Shqiperi – Serbi live 8 tetor 2015, ndeshja per euro 2016!

Shqiperi – Serbi live 8 tetor 2015, ndeshja per euro 2016! Edhe pak kohe ka ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *