Home / Lajme / Kaos ne Belle Air. Ja komunikimi zyrtar i kompanise

Kaos ne Belle Air. Ja komunikimi zyrtar i kompanise

Pas dhenies se lajmit zyrtar nga kompania shqiptare e fluturimeve se kishte shpallur falimentimin ne zyrat e Belle Air jane mbledhur grupe qytetaresh qe kerkojne rimbursimin e biletave te blera.

Edhe pse kompania ka pohuar se rimbursimet do te kryhen rimbursimet akoma nuk ka nje informacion te sakte nese kthimi mbrapsht i lekeve po kryhet.

Informacioni i nxjerr ne faqen zyretare te Belle Air:

Të nderuar pasagjerë,

Mbas tetë vite operimesh të susksesshme nga Shqipëria drejt destinacioneve Europiane, kompania Belle Air është e detyruar të pezullojë përkohësisht fluturimet për shkak të situatës së përgjithshme ekonomike, rënies së fuqisë blerëse, reçesionit në tregjet kryesore ku operon, si edhe nga bllokimi prej më se 18 ditësh i të gjitha llogarive bankare të saj.

E gjithë kjo situatë na vendos përpara pamundësisë për të vazhduar operimet. Kompania do të rinisë një proçes ristrukturimi gjatë kësaj periudhe për t’u rikthyer së shpejti me shërbime dhe çmime më të lira në tregun shqiptar.

belle air

Për të vazhduar procedurat Ju lutemi telefononi në +355 4 2 390 111. Të gjithë pasagjerët qe kanë prerë bileta nëpermjet kartës së kreditit dhe që kerkojnë rimbursimin e biletave, duhet të kontaktojnë me bankat që kanë leshuar këto karta krediti dhe të paraqesin kerkesën së bashku me referencat e biletës.Në këtë proçes ristrukturimi, Kompania Belle Air fton të gjithë investitorët shqiptarë e të huaj të marrin pjesë për ripërtëritjen e kësaj historie suksesi të biznesit shqiptar.
Me ndihmën e kompanisë Italiane Blue Panorama, ofrojmë mundësinë e mbrojtjes nëpërmjet blerjes së biletës me një çmim tarife mbrojtje të gjithë pasagjerëve me bileta Belle Air, duke filluar nga 25.11.2013 nën markën Low Cost Blu Express të kompanisë Blue Panorama Airlines nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas, ofertë që varet nga sasia e vendeve të mbetura në shitje dhe destinacioni i përzgjedhur.

Per të vazhduar proçedura të tjera rimbursimesh Ju lutem kontaktoni në +355 4 2 390 390.
Të gjithë klientët Belle Air dhe kushdo që dëshiron të blejë një biletë nga Tirana drejt Bergamos (Orio Al Serio), Bolonjës, Milano Malpensa, Romë Fiumicino, Pizës, Venecias dhe Veronës dhe anasjelltas, mund të telefonojnë në qendrën e kontaktit Blue Express të Blue Panoroma Airlines +39 06 959 86666 ose të vizitojnë faqet web: www.blu-express.comwww.blue-panorama.com
Ju kërkojmë ndjesë për shqetësimet e krijuara nga ky pezullim i përkohshëm dhe gjithashtu JU falenderojmë për besimin tuaj në gjithë këto vite.
Kjo është një ditë e trishtuar për JU pasagjerë dhe për të gjithë stafin Belle Air!

Check Also

Ukraine: Rrezohet avioni i Malaysia Airlines me 295 persona

Ukraine: Rrezohet avioni i Malaysia Airlines me 295  persona ne bord. Një Boeing 777 i ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *