Home / Lajme / Korçë, përdhunoi nusen e djalit, pranga 44-vjeçarit

Korçë, përdhunoi nusen e djalit, pranga 44-vjeçarit

pranga

Policia i Korçës ka arrestuar, pasditen e djeshme, 44-vjeçarin Gjergji Begolli, pasi akuzohet se ka përdhunuar nusen e djalit të tij.

Sipas Policisë së Korçës, nusja 17-vjeçare K.Gj, ka denoncuar në polici vjehrrin e saj, me pretendimin se ky i fundit e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Menkulas të Devollit.

Pas denoncimit të nuses së shtëpisë, policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 44-vjeçarit, Gjergj Begolli.

Tashmë 44-vjeçari, Begolli, pritet të dalë përpara gjykatës për t’u përballur me akuzën “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 -18 vjeç”.

Check Also

Ukraine: Rrezohet avioni i Malaysia Airlines me 295 persona

Ukraine: Rrezohet avioni i Malaysia Airlines me 295  persona ne bord. Një Boeing 777 i ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *