Home / Intervista / Luiz Ejlli, martesa me Megin dhe vjerra Jozefina Topalli

Luiz Ejlli, martesa me Megin dhe vjerra Jozefina Topalli

Luiz Ejlli, martesa ime me Megin dhe vjerra Jozefina Topalli. 

Martesa  është plan i afërt, ndërkohë po bashkëjetojmë. Vitin e Ri do e kalojme në Shkodër


Pas eksperiencës së tij në Eurosong me një këngë ritmike në vitin 2006, Luiz Ejlli i rikthehet konkurrimit në Festivalin e RTSH-së me një baladë pendimi me titullin “Kthehu”. Më shumë sesa një histori e jetuar, vargjet e kësaj kënge janë mesazh për të gjithë për të mos humbur dashurinë. Si këngëtar i baladave, 28-vjeçari flet për veten jashtë skenës, lidhjen e tij 7-vjeçare me Megin, vajzën e Jozefina Topallit dhe planet e tyre në Tiranë. Për herë të parë zbulon marrëdhënien e tij me politikanen e njohur dhe si ndihet kur e quajnë “dhëndri i Jozefinës”.

luiz ejlli dhe megiRikthehesh në Festivalin e Këngës në RTSH me një baladë. Pse e bëre këtë zgjedhje, kur dihet që në Eurovizion të çoi një këngë ritmike si ajo me titull “Zjarr e ftohtë”?

Po, në fakt, kjo është hera e katërt që marr pjesë si konkurrent në Festivalin e Këngës në RTSH. Për herë të parë në vitin 2004 konkurrova me këngë ritmike, dhe u vlerësova me çmim të dytë. Në vitin 2005 më këngë gjithashtu ritmike fitova çmim të parë, për të vazhduar me një duet baladë në vitin 2009, dhe ja ku jam sërish me baladë, pasi ndihem mirë me të. Dhe pikërisht kjo është arsyeja, pasi kjo gjini muzikore më qëndron shumë mirë, ndihem  më i sigurt dhe komod në skenë. Më e rëndësishmja është se baladat më lejojnë të shprehem më mirë emocionalisht.
Ke ambicie për të fituar sërish dhe mos ndoshta balada është një zgjedhje strategjike për të prekur ndryshe skenën e Eurosongut kësaj here?
Arsyeja kryesore është se u ndjeva mirë më këtë këngë me muzikë të Marjan Dedës dhe vargje të Sokol Marsit. E duke iu përgjigjur pyetjes që më bëni, mund të them se në fakt do të ishte modesti e tepruar t’ju thosha që s’kam ambicie për të fituar, pavarësisht se jam ngjitur një herë në skenë e Eurosongut në vitin 2006. Por jo vetëm unë kam ambicie për fitore, pasi mendoj se çdo këngëtar që hyn në një garë muzikore, hyn për të fituar. Ky është konkurrim dhe natyrisht që të gjithë e lakmojmë çmimin. Për këtë askush nuk mund të dalë e të më kundërshtojë. Nëse do donim të bënim këngë për qejf, atëherë ka një mënyrë tjetër, është ajo e të bërit videoklip.

Por gjithmonë ka qejfmbetje pas shpalljes së fituesit. Ti zakonisht si ndihesh kur del nga një garë pa kupën e lakmuar?  
Po ka qejfmbetje, se pavarësisht kush fiton, nuk do të thotë  se fituesi është gjithmonë më i miri dhe që ka këngën më të mirë. Ka shumë elemente të tjera që e bëjnë një fitore absolute. Në këtë gjykim fus edhe veten time, se kam provuar të fitoj çmim të dytë dhe të parë.
I ke dëgjuar këngët e tjera, cilët këngëtarë veçon për fitoren?luiz ejlli  dhe megi topalli
Po i kam dëgjuar dhe do të veçoja mes tyre këngët e Frederik Ndocit, Hersi Mahmujës, Rezarta Smajës,  Venerës dhe Lindit.
Ajo që na ka bërë përshtypje, ka qenë prania e Jozefina Topallit, mamasë së të dashurës sate, Megit, në çdo konkurrim tëndin. Tashmë që Jozefina nuk është më në pushtet, si ka ndryshuar ajo në raportin personal me ty?
Në raport me mua mund të them se është e njëjta, edhe për faktin se kur unë e kam njohur Jozefinën, ka qenë në opozitë, pastaj kaloi në pozitë dhe sërish tani në opozitë, është njësoj. Se çfarë bën me profesionin është puna e saj. Unë di të them se në shtëpi ajo është një bashkëshorte dhe nënë vërtet shumë e devotshme. Po ashtu dhe me mua.
Si ndihesh kur të quajnë “dhëndri i Jozefinës”, të pëlqen apo të bezdis ky fakt?
Natyrisht që më bezdis, pasi realisht nuk mund të quhem dhëndri, sepse nuk jam as i fejuar dhe as i martuar. Normalisht nuk ka asgjë të keqe dhe nuk jam kundër të qenët dhëndër, se tregon që je pjekur e maturuar, por deri tani ende jo. Dua të sqaroj këtu se afrimiteti me familjen e Megit nuk ka ndodhur pasi u njoha me Megin. Nuk është se u njoha me këtë vajzë dhe u afrova me familjen e saj. Ne jemi njohur shumë më parë me familjen e saj, kemi pasur miqësi familjare, pasi në Shkodër të gjithë janë afër njëri-tjetrit.
Keni shtatë vite bashkë me Megin, keni provuar të bashkëjetoni?
Po, ne bashkëjetojmë aktualisht.
Për vitin 2014 keni planifikuar një ceremoni martese?
Nuk është se e kemi hapur. si temë fejesën, por po ashtu nuk është se nuk e ndiejmë. Unë dhe ajo në vetvete i kemi kaluar të gjitha etapat e lidhjes, kemi kaluar bashkë shumë gjëra, dhe ceremonia thjesht do jetë një shenjë, pasi asgjë nuk do të ndryshojë tek ne dhe marrëdhënia jonë.
Ju pëlqejnë ceremonitë, si e keni menduar dasmën tuaj?
Na pëlqejnë realisht por do presim edhe pak, sepse Megi po ndjek studimet për doktoraturë dhe është mjaft e impenjuar. Di të them vetëm që kur të vendosim për ceremoni, do të jetë fejesë e martesë një e vetme. Por sërish kemi kohë mjaftueshëm për vendime të rëndësishme se jemi të rinj, unë 28 vjeç dhe Megi 24 vjeç.
E dashura është fanse apo kritike e muzikës që këndon ti?
Fanse dhe shumë kritike në të njëjtën kohë.
Po Jozefina çfarë shijesh muzikore ka, i ke dhuruar ndonjë CD me këngët e saj të preferuara?  
Si Megi, ashtu dhe Jozefina kanë shijet e mia në muzikë, pra pëlqejnë këngët e lehta dhe baladat, muzikë italiane e franceze. Do të veçoja si të preferuarat e Jozefinës këngëtarë, si; Mirel Matje, Adriano Celentano, Celine Dion, Whitney Houston etj.
Natën e 31 dhjetorit do e kaloni të dy si çift apo në familjet e prindërve tuaj?
Besoj se do festojmë me familjen e Megit, pasi unë e kam familjen time jashtë dhe s’kam askënd këtu për të festuar. Do jetë një darkë familjare me ta, sepse qyteti i Shkodrës e ka në traditë që Krishtlindjet dhe Vitin e Ri të festohen në ambiente familjare.

Dilemat kur je mes dy pasionesh, muzikës dhe drejtësisë
Çfarë tip mashkulli je ti në këngën “Kthehu”?
Jam ai që ndihem shumë bosh, i vetmuar dhe që vuaj shumë. Por kam një shpresë se e dashura që kam humbur, një ditë do të kthehet sërish. Pra, ma ndien zemra dhe shoh një dritë.
Po në jetë do i kërkoje të kthehej dikujt që e do, pra e njeh përulësinë në çift?
Varet nga situata. Por, nëse jam unë fajtori e do pendohesha, do ia kërkoja. Edhe po ta kishte fajin ajo, sërish do ia kërkoja të kthehej nëse do më mungonte.
Më e thjeshtë është të ndahesh nga dikush apo ta mbash dikë pranë vetes?
Ndarja është shumë e thjeshtë, pasi me një fjalë mund t’i thuash dikujt “Vazhdo rrugën tënde!”. Jeta i ka të gjitha, ngatërresat, xhelozitë, mërzitë dhe pikërisht për këto është e bukur se të vë përballë provave, që duhet t’i kalosh.
Mes muzikës dhe drejtësisë, ku anon më shumë peshorja jote e së ardhmes?
Unë jam duke u marrë shumë me muzikë, duke punuar edhe për një album. Po ndërkohë kam mbaruar studimet për Drejtësi në Francë dhe shpejt do pozicionohem në profesionin e noterit apo avokatit.
Je aq rebel jashtë skene sa thuhet?
Jo, s’jam i tillë.

Mos u largoni pa pare edhe: Djali i Jozefina Topalli dhe E dashura e tij Eva Murati

Panorama plus

Check Also

Shqiperi – Serbi live 8 tetor 2015, ndeshja per euro 2016!

Shqiperi – Serbi live 8 tetor 2015, ndeshja per euro 2016! Edhe pak kohe ka ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *