Home / Lajme / Ne parlament: “Ristani është tapë, ka pirë 7 dopio uiski”

Ne parlament: “Ristani është tapë, ka pirë 7 dopio uiski”

parlamenti

Pjesë nga debati i djeshëm në Kuvend

Balla: Ristani është tapë, ka pirë 7 dopio uiski

Topalli: Në 23 qershor trafikantë vrasës dhe horra u bënë të gjithë bashkë kundër Sali Berishës. Kur vjedhjen e votës e quan virtyt pastaj rreziku është fatal. Kur zgërdhihet edhe kryeministri, të dashur shqiptarë bëhuni gati.

Braçe: Po kush je ti moj që na flet kështu.

Topalli: Sot në Kuvend kanë hyrë “trimat “ e bosët e parave e ato bëjnë shumicën! Disa nga Këto nuk kanë as shkollë, por kanë diploma se edhe ato i kanë blerë, siç kanë blerë vendin në listë të deputetëve, e pastaj siç kanë blerë votat, e pastaj siç blejnë e shesin kallëp deputetin!!!

Ahmetaj: Ju ishit një mazhorancë e kalbur, tashmë një opozitë e çoroditur. 165 milionë lekët do të shkojnë për pensionistë. Ky është një akt simbolik për ata

Bode: Kleptokracia është tirani e një shumice të blerë. Kjo demonstrohet çdo ditë që kryeministri bën në karrigen e tij.

Peleshi: Zgjedhjet në Korçë kanë qenë më të mirat dhe më të ndershmet.

Bregu: Të gjithë i pamë sesi ishin. Mos u bëj hipokrit tani.

Peleshi: Rezultati ishte 76% për kandidatin tonë. Ju mund të jeni opozita e vetme nëplanet që nuk dini të numëroni votën.

Noka: Prandaj nxorët 20 mijë lekëshat ju…

Rama: I nxitur nga deputeti i vjetër parafolës, unë jam deputet i ri dhe më bëri përshtypje ajo që tha, që sipas tij, kjo “është seanca më e pështirë dhe me e turpshme e kësaj sallë”.

Bode: Kryekleptokrati foli tamam në origjinën dhe fytyrën e tij. Së pari u tregua cinik dhe i pashpirt me humbjen e jetës së të rinjve në minierën e Pogradecit.

Rama: Rrëmbyet fasule, rrëmbyet oriz, rrëmbyet çizme rrëmbyet gjithçka që gjetët por fushata elektorale e 23 qershorit. Këtë ke bërë 8 vjet me radhë. Ti lapsin mbaje, dorën ta tundte dikush tjetër. E sa për “Fiks Fare”-n, tani që keni ngrirë të gjithë, ju mbetet vetëm të shkrini Filipin.

Ristani-Ju doni të bëni një ligj për të ulur bonuset për zyrtarët e lartë që sigurisht nuk bëhet fjalë për qeverinë dhe me sa duket do të kurseni 1 milionë dollarë. Kjo është një shashkë në tym për të krijuar një mjegull të madhe. Mjegull e cila do ti shërbejë ujqërve. Një qenie e vetëdijshme po e hante ujku dhe qenia po mendonte ishalla jam në ëndërr. Këta lloj ujqërisht këtë lloj mjegulle duan, pikërisht se janë të pabesë si ujq, se me këta nuk bëhet as marrëveshje, as konsensus, këta përlajnë çdo gjë. Keni parë se çfarë ndodhi kur ra ujku për herë të parë në fshatin tonë. Të njëjtën gjë thonë, u mori shtëpi e katandi. Mori edhe florinj edhe tha që do hani me lugë flori dhe pastaj i katandisi me një pako gjalpë në javë. Të njëjtën gjë po bën edhe tani se vetëm qimen po ndërron. I tha që humbja do të kalojë në 2014 dhe pastaj lugë flori për të tërë. Këto janë pra historitë e ujkut në fshatin tonë. Po nuk u zgjuat, ujku do marrë edhe jetën se për këtë është nisur dhe për këtë është krijuar. Çështja është mos u gëzoni se ujku po ha delet e komshiut se shumë shpejt do të vijë në bahçen tuaj.

Balla: Do doja të thosha madje dhe t’i kërkoja dhe shërbimit të ruajtjes në Kuvend që përveç një makinerie që detekton metalin, të vendosin dhe një instrument për të vlerësuar sasinë e alkoolit. Sepse deputeti që sapo foli ishte në gradën e fundit, pas dopios së shtatë të uiskit, ka bërë pis dhe foltoren. Duhet të jetë në normën e këtij Kuvendi që deputetë të pirë dhe në gjendje të rëndë alkoolike të mos lejohen të hyjnë në Kuvend.

Check Also

Ukraine: Rrezohet avioni i Malaysia Airlines me 295 persona

Ukraine: Rrezohet avioni i Malaysia Airlines me 295  persona ne bord. Një Boeing 777 i ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *