Home / Lajme / Pogradec, bllokohen dhe vdesin ne minier 5 persona

Pogradec, bllokohen dhe vdesin ne minier 5 persona

miniera

Një ngjarje e rëndë nga tronditur Pogradecin gjatë mesnatës, kur është mësuar për vdekjen e 5 të rinjve të bllokuar në minierën e Beragozhdit, në komunën Dardhas. 

Viktimat kanë qenë vëllezër dhe kushërinj mes tyre, teksa janë mësuar edhe identitetet e personave të moshës 23-29 vjeç. Edison, Nertil dhe Ledjon Hamolli, si dhe kushërinjtë e tyre, Sazan e Arjan Hamolli, kanë ndërruar jetë të asfiksuar nga tymi i një gjeneratori, të cilin e kishin ndezur për furnizimin e një pompe për nxjerrje uji.

Të rinjtë rezultonin të bllokuar që prej mëngjesit të së mërkurës, rreth orës 7, ndërkohë që trupat e 4 prej tyre gjenden ende në minierë. Vetëm ai i 23-vjeçarit Edison Hamolli është nxjerrë nga galeria. Bëhet e ditur se policia dhe shtabi i emergjencave ka shkuar në vendngjarje.

Gjatë mesnatës ka mbërritur edhe ekipi i kërkim-shpëtimit që po punon për nxjerrjen e trupave të tjerë të viktimave.

Check Also

Ukraine: Rrezohet avioni i Malaysia Airlines me 295 persona

Ukraine: Rrezohet avioni i Malaysia Airlines me 295  persona ne bord. Një Boeing 777 i ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *