Home / Kuriozitete / Rusi: Gozhdon testikujt per te drejtat e njeriut

Rusi: Gozhdon testikujt per te drejtat e njeriut

protesta-rusi-pyotr

Një artist rus është zhveshur krejtësisht dhe ka gozhduar testikujt në mes të Sheshit të Kuq, pranë mauzoleumit të Leninit në Moskë për të protestuar ndaj mosrespektimit të të drejtave në Rusi. 

Agjensia e lajmeve RIA Novosti ka bërë të ditur se Pyotr Pavlensky është ndaluar nga policia dhe është dërguar në komisariat pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në një spital të kryeqytetit rus.

Artisti nga Shën Pjetërburgu ka publikuar një komunikatë në grani.ru ku lexohet se po përpiqet të vërë në dukje se Rusia po kthehet në një shtet ku nuk respektohen të drejtat e njeriut.

jo nuk është hera e parë që 29-vjeçari ndërmerr protesta dramatike. Më parë ka qepur buzët për të kundërshtuar burgosjen e anëtareve të grupit Pussy Riot.

Check Also

Ukraine: Rrezohet avioni i Malaysia Airlines me 295 persona

Ukraine: Rrezohet avioni i Malaysia Airlines me 295  persona ne bord. Një Boeing 777 i ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *