Home / Lajme / Shembet Kompleksi Jon ne Vlore (video). Pallati i bashes tashme nje fantazem

Shembet Kompleksi Jon ne Vlore (video). Pallati i bashes tashme nje fantazem

pallati-i-lulit-ok

Kompleksi “Jon” i ndërtuar në zonën e “Ujit të Ftohtë” është shembur sot nga Inspektorati Urbanistik Kombëtar.

Për shembjen e ndërtesës 8-katëshes u përdor një sasi prej mbi 300 kg tritol, e cila u vendos në tre katet e para të ndërtesës. Nga shpërthimi i tritolit ndërtesa është shembur pjesërisht.

Masa të forta sigurie u morën në të gjithë vijën bregdetare të plazhit të vjetër nga Skela tek Tuneli ku është ndaluar tërësisht qarkullimi i mjeteve për 8 orë.

Kompleksi “Jon”, ishte në pronësi të Xhuvi Sharxhit dhe Xhafer Isufit, vjehrrit të Lulzim Bashës. Me vendim qeveria, banorët e këtij pallati janë shpronësuar për shkak se plani rregullues i vijës bregdetare të Vlorës nuk parashikon ndërtimin e pallateve në këtë zonë.

Check Also

Ukraine: Rrezohet avioni i Malaysia Airlines me 295 persona

Ukraine: Rrezohet avioni i Malaysia Airlines me 295  persona ne bord. Një Boeing 777 i ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *