Home / Kuriozitete / Shqiptarët: Populli më mashtrues

Shqiptarët: Populli më mashtrues

Shqiptarët: Populli më mashtrus
Shqiptaret mund të përkufizohen si mashtrues primitive. Ky është leximi që mund t’i bëhet raportit të “Open Data Albania”, që i referohet vjetarit statistikor të ministrisë së drejtësisë. Sipas të dhënave në këtë dokument, mashtrimi është vepra penale me numrin më të lartë të të dënuarve, me një mesatare prej 208 personash në vit

Ndërsa vetëm në vitin 2012, numri mashtrimeve në total është 474. Por ajo që bie në sy në këtë raport është se vepra e mashtrimit, ku futen përvetësimi i pasurisë në rrethet familjare ose shoqërore me anë të gënjeshtrës, rezulton të jete e lartë dhe numri i të dënuarve është 414 ose 87 % e totalit të kësaj kategorie. Dokumenti nënvizon se veprat penale për mashtrime te posaçme ose mashtrim i sofistikuar, jane relativisht te ulëta.

Numrin më të lartë të dënimeve e kane mashtrimet për kredi me 17 raste, i ndjekur nga mashtrimet në sigurime me 16 raste apo dhe një forme e re e kësaj vepre penale, ajo e mashtrimit kompjuterik me 13 raste, që është rritur me zhvillimin e teknologjisë. Dokumenti ve në dukje se pas vitit 2008 është rishfaqur dhe mashtrimi me ane te skemave piramidale. Me leximin e këtyre statistikave, ndoshta është me vend te sjellim ne kujtese, shprehjen popullore: “Mos i zini bese fjalëve por veprave”.

Check Also

Rezultatet e Llotaris Amerikane DV 2015, lista, emrat fitues!

Rezultatet e Llotaris Amerikane DV 2015, lista, emrat fitues! Nje nder ditet me te pritura ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *