Home / Kuriozitete / Te tallesh me policine ne telefonata emergjence

Te tallesh me policine ne telefonata emergjence

Telefonatat me kërkesat më absurde drejtuar numrave të policisë

Numrat e emergjencës të vendosur nga policia janë një shpresë që ka çdo qytetar për të zgjidhur problemet më madhore, por edhe për të shmangur krime të ndryshme.
911

Megjithatë njerëzit shpesh abuzojnë apo edhe nuk kuptojnë rëndësinë e një telefonate emergjence.

Policia britanike ka publikuar disa nga telefonatat më qesharake dhe absurde të ardhura në rajone të ndryshme.

Persona të cilët kanë kërkuar ndihmën e policisë pasi djali 14-vjeçar nuk pranon të flejë për shkak të lojërave në kompjuter, ndërkohë disa të tjerë telefonojnë pasi shpërndarësi i picave ka sjellë porosinë e gabuar, janë vetëm disa nga rastet e çuditshme.

Madje kanë arritur deri në atë pikë sa një qytetar i ka kërkuar punonjësit të policisë të shkruajë CV e tij për punë.

Këto lloj telefonatash kanë habitur dhe irrituar punonjësit e policisë, të cilët në raste të tilla thonë se numrat e emergjencës shërbejnë për të raportuar një krim dhe jo për çështje të tilla qesharake.

Check Also

Rezultatet e Llotaris Amerikane DV 2015, lista, emrat fitues!

Rezultatet e Llotaris Amerikane DV 2015, lista, emrat fitues! Nje nder ditet me te pritura ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *