Home / Lajme / Top-Channel hedh në gjyq Saimir Kodrën, i kërkon 11 mijë euro

Top-Channel hedh në gjyq Saimir Kodrën, i kërkon 11 mijë euro

saimir  kodra

Ikja nga Top-Channel dhe prishja e kontratës me këtë televizion, në një kohë kursezoni i ri kishte filluar do i kushtojë rreth 11 mijë euro Saimir Kodrës. Kjo është shuma që ky televizion kërkon nga Kodra, i cili u largua në fund të shtatorit pas nënshkrimit të kontratës me një tjetër televizion. Oferta e lartë e bërë nga Agon Channel, prej 12 mijë eurosh në muaj bëri që moderatori prej një dekade t’i thoshte lamtumirë studios së qindra denoncimeve e investigimeve që kanë  prekur politikën e thuajse çdo aspekt të jetës së shqiptarëve.

Objekti i çështjes që tashmë do e ndjek gjykata paraqitur nga subjekti Top-Channel është; “Konstatimin e zgjidhjes së paligjshme të Kontratës së Punës nga i padituri, dhe mospërmbushjen e detyrimeve të të paditurit që rrjedhin nga kjo kontratë; Detyrimin e të paditurit të zbatojë marrëveshjen e ndalimit të konkurrencës’ dhe të paguajë shumën prej 1,612,224 (një milion e gjashtëqind e dymbëdhjetë mijë e dyqind e njëzet e katër) lekë si rrjedhojë e shkeljes së detyrimit të ndalimit të konkurrencës”. Ndërkohë pas ikjes së Saimirit, vendin e tij e zuri gazetarja Fjori Dardha, e cila duhet thënë ia ka dalë të jap më të mirën e saj. Veç kësaj Fjori është pritur mjaft mirë nga publiku e duket se ia ka gjetur telat edhe Doktorit, me të cilin si fillim janë kuptuar maksimalisht.

Check Also

Shqiperi – Serbi live 8 tetor 2015, ndeshja per euro 2016!

Shqiperi – Serbi live 8 tetor 2015, ndeshja per euro 2016! Edhe pak kohe ka ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *