Home / Lajme / Topalli: Ti sje burr, je legen! Rama: Shiko plakun tend

Topalli: Ti sje burr, je legen! Rama: Shiko plakun tend

Topalli: Ti sje burr, je legen! Rama: Shiko plakun tend

TIRANE-Ndërsa prezantonte në seancën e sotme parlamentare draftin për pr/buxhetin, kryeministri Edi Rama është ndërprerë nga deputetja Jozefina Topalli që fliste nga vendi ku ishte ulur. Kreu i qeverisë i drejtohet me shprehjen:
“Merru me plakun jo me mua, shif plakun aty afër”.
Fjala ishte për z Sali Berisha që nuk përtoi dhe pas fjalës së kryeministrit, replikoi me të nga foltorja e Kuvendit duke mbajtur një deklaratë, ku shumica e fjalëve në përmbajtje, ishin synetllëku. Kuptohet që Berisha e ka fjalën për një synetllëk politik, sic shpjegoi dhe ai vetë se synetin real, “as nuk e diskutoj fare”, tha ai.

jozefina-topalli-ne-parlament

Nga mbremja, ish kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli replikoi me kryeministrin Rama, pas akuzave të deputetit Taulant Balla për vizita të shumta të saj jashtë vendit. Ajo ka akuzuar qeverinë se është përpjekur kundër liberalizimit të vizave. Topalli tha se deputetët e opozitës kanë lexuar mesazhet e Ramës, pasi sipas saj ai nuk kishte mundësinë ti thoshte vetë në parlament. “Do kishe qenë burrë ti lexoje vet ato që ke shkruar dhe nuk do ua jepje të tjerëve ti lexonin.Ti s’je burrë ti nuk je për kryeministër, ty duhet të të vij turp.”- u shpreh Topalli.

(d.b/BalkanWeb)

Check Also

Ukraine: Rrezohet avioni i Malaysia Airlines me 295 persona

Ukraine: Rrezohet avioni i Malaysia Airlines me 295  persona ne bord. Një Boeing 777 i ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *