Home / Lajme / Ukraine: Rrezohet avioni i Malaysia Airlines me 295 persona

Ukraine: Rrezohet avioni i Malaysia Airlines me 295 persona

avioni i malaysia airlinesUkraine: Rrezohet avioni i Malaysia Airlines me 295  persona ne bord.
Një Boeing 777 i kompanisë së fluturimeve “Malaysia Airlines” me 295 persona në bord është rrëzuar në lindje të Ukrainës. 

        SHIKO FOTOT DHE VEDION: FOTO E VIDEO NGA RREZIMI I   MALAYSIAN AIRLINES NGA FORZAT USHTARAKE RUSE!


Avioni me 280 pasagjerë dhe një ekuipazh prej 15 personash ka humbur kontaktet me kullat e kontrollit dhe është rrëzuar në rajonin e Donetskut.

Lajmi është njoftuar fillimisht nga mediat ruse ato ukrainase dhe më pas edhe vetë Malaysia Airlines e cila nëpërmjet Twitter tha se kishte humbur kontaktet me fluturimin “MH17” i nisur nga Amsterdami drejt Kuala Lumpurit.

Për momentin nuk dihen shkaqet e rrëzimit të avionit, por agjencia e lajmeve Interfax në Moskë thotë se nuk bëhet fjalë për një aksident, por për një sulm ndaj avionit i cili më pas është përplasur në tokë.

   SHIKO FOTOT DHE VEDIO NGA RREZIMI: FOTO E VIDEO NGA RREZIMI I   MALAYSIAN AIRLINES NGA FORZAT USHTARAKE RUSE!

 

Edhe zyrtarë të autoriteteve ukrainase mbështesin këtë version por fajësojnë separatistët pro-rusë për sulmin.

Rrëzimi i avionit mbërrin në një periudhë jo të mirë për kompaninë malajziane të fluturimeve, e cila është vënë në qendër të kritikave nga familjarët e pasagjerëve të fluturimit 370 i nisur nga Kuala Lumpur i drejt Pekinit. Avioni u zhduk më datë 8 mars dhe megjithë kërkimet e shumta në Oqeanin Indian, asnjë shenjë e rrëzimit të tij nuk është gjetur.

Zona ku ka rënë avioni është zona e nxehtë e konfliktit mes ushtrisë ukrainase dhe separatistëve pro-rusë. Ditët e fundit 3 avionë ukrainas janë rrëzuar prej rebelëve. Kievi për këtë akuzon Moskën se po furnizon me sisteme anti-ajrore rebelët.

/ Top Channel

Check Also

Shqiperi – Serbi live 8 tetor 2015, ndeshja per euro 2016!

Shqiperi – Serbi live 8 tetor 2015, ndeshja per euro 2016! Edhe pak kohe ka ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *