Home / Kulture / Vajzat shqiptare qe trafikohen ne Angli per prostitucion!

Vajzat shqiptare qe trafikohen ne Angli per prostitucion!

Vajzat shqiptare qe trafikohen ne Angli per prostitucion!

Nga më shumë se 1800 viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore, që kanë marrë ndihmën e organizatës britanike të bamirësisë “Salvation Army”, numri më i madh i tyre janë gra nga Shipëria.

SHIKO LAJMIN E PLOTE NE : Trafficking of Albanian young girls

Sipas BBC, që i referohet një raporti të kësaj organizate, janë 180 gra dhe vajza nga Shqipëria që kanë marrë ndihmë, nga 540 gra që ka ndihmuar kjo organizatë.

Lista pasohet nga Nigeria dhe disa vende të Evropës Lindore. Nga rastet e trafikuara, 42 përqind e rasteve të vitit të kaluar kanë qenë viktima të punës së detyruar, dhe 38 përqind të shfrytëzimit seksual për herë të parë.

Sipas procedurës, grave të trafikuara që kërkojnë azil u ofrohet mundësia të referohen pranë “Salvation Army”, për t’i ndihmuar financiarisht dhe emocionalisht si viktima të trafikimit. Jo të gjitha e pranojnë këtë ndihmë, pasi strehimi që ofron kjo organizatë është jashtë Londrës.

Gjatë kohëve të fundit ka një shtim të dukshëm të numrit të grave dhe vajzave nga Shqipëria, që kërkojnë azil në Britani, me pretendimin se kanë qenë të trafikuara për prostitucion.

Shtim të numrit ka edhe për minorenët, që vijnë në numra të konsiderueshëm, duke kërkuar azil për gjakmarrje apo për orientimin e tyre seksual, madje edhe për arsye fetare së fundmi, pasi, siç pretendojnë prindërit e tyre muslimanë dhe fanatik, kërkojnë t’i rekrutojnë dhe t’i dërgojnë për të luftuar në Siri, përkundër vullnetit të tyre.

Një raport i muajit të kaluar të Agjencisë britanike të Luftës kundër Krimit, NCA, theksonte se ka një rritje prej 22 përqindësh të numrit të viktimave të dyshuara si të trafikuara në periudhën e viteve 2012-2013.

Sipas BBC, grupet kriminale e kanë shndërruar trafikimin e qenieve njerëzore në një industri globale dhe vetë natyra sekrete e kësaj industrie e biznesi fitimprurës, nënkupon se numri i vërtet i viktimave kurrë mund të mos mësohet. / Top Channel

Check Also

Shqiperi – Serbi live 8 tetor 2015, ndeshja per euro 2016!

Shqiperi – Serbi live 8 tetor 2015, ndeshja per euro 2016! Edhe pak kohe ka ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *