Home / Lajme / Vendimi i BE, Shqiperis do i jepet Statusi ne qershor pa kushte

Vendimi i BE, Shqiperis do i jepet Statusi ne qershor pa kushte

Vendimi i BE, Shqiperis do i jepet Statusi ne qershor pa kushte.

Merr fund pra vendimi dhe òeshtja e shume diskutur per statusin e Shqiperis. Gjithçka do te vendoset ne Qershor, por kete her pa kushte, Pasi shqiperia i ka plotesuar Ato.

“Nuk ka kushte të reja, por statusi nuk do të jepet direkt”
Jo kushte të reja përvec atyre ekzistuese, megjithatë BE do të vijojë të mbajë nën mbikëqyrje punën me reformat, ecurinë me to dhe dialogun në klasën politike shqiptare. Këto theksoi lidhur me Shqipërinë sot Fule në konferencën për shtyp në Bruksel mbi cështjen e zgjerimit të Bashkimit Europian.
“Nuk do ketë një status që do jepet direkt, është cështje kohe. E kam bërë të qartë, pozitën e Këshillit të BE që Shqipëria ka ecur përpara dhe që vendet anëtare gjithashtu duhet të plotësojnë. Sigurisht janë dhe ato 3 cështjet e rëndësishme, që sic janë nuk ka kushte shtesë dhe kjo është e rëndësishme për gjithë vendet anëtare. Dhe së dyti, ka pasur vlerësim dhe mirënjohje për punën e bërë dhe ajo dallohet dhe në një prej paragrafëve që është specifik për progresin e bërë nga Shqipëria dhe elementi i tretë është parashikueshmëria që është e rëndësishme për pjesën më të madhe të vendeve anëtare dhe që i referohet takimit të ardhshëm të BE në Qershor që bazohet në raportin e komisionit. Unë mund të flas më tepër, kam qenë në Shqipëri para pak kohësh dhe për të nisur dialogun për prioritetet kyçe dhe kam njohur një dialog si me qeverinë ashtu dhe me opozitën, lidhur me luftën kundër krimit të organizuar, dhe jam i befasuar për bashkëpunimin me mes tyre dhe unë besoj fort se këto angazhime do vazhdojnë. Jemi në rrugë të duhur për këtë takim të Qershorit”.

Stefan Fule ne Twitter: Njihet progresi, por statusi ti jepet ne Qershor Shqiperise. Serbia, nis negociatat me BE
Ora 19:00-Eurokomisioneri Stefan Fule konfirmon se Shqiperia do e marre statusin ne muajin Qershor te vitit 2014.
“Njihet progresi domethënës e përpjekjet e qeverisë së re. Perspektivë e qartë për statusin në qershor”, shkruan Fule ne Twitter duke konfirmuar në këtë mënyrë se vendimi për statusin e vendit kandidat për vendin tonë është shtyrë, ashtu sic kishte kërkuar Holanda dhe Danimarka.

Vendimi i BE, Shqiperis do i jepet Statusi ne qershor pa kushte

Ndërkohë duket se ky takim ka qenë me pozitiv për Serbinë e cila ka marrë një datë për nisjen e negociatave e cila do të jete 21 Janari.

Statusi për Shqipërinë, 5 vende propozojnë qershorin 2014
Ora 16:20-Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian janë të ndarë në qëndrimet lidhur me propozimin e Komisionit europian për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, pavarësisht se të gjithë njohin përparimin e bërë.

Check Also

Ukraine: Rrezohet avioni i Malaysia Airlines me 295 persona

Ukraine: Rrezohet avioni i Malaysia Airlines me 295  persona ne bord. Një Boeing 777 i ...

One comment

  1. Do e shohim në qershor nqs ka për të pasur apo jo kushte…Në qershor do thonë në dhjetor…Mjerë populli shqipëtar…

    AB : http://darsiani.jimdo.com/dars-klos-news-albania/news-2013/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *