Home / Kulture / Viti i Ri 2014 ne Kryeqytetet Kryesore te Botes (video)

Viti i Ri 2014 ne Kryeqytetet Kryesore te Botes (video)

Viti i Ri 2014 ne Kryeqytetet Kryesore te Botes (video). Ja se si kane festuar me sfesta, spektakel e fishekzjarre, nderrimin e viteve, Londra, New York, Paris, Berlin, Kiev, Dubai, etj

Në të gjithë botën u festua mbërritja e Vitit të Ri 2014 me spektaklin e fishekzjarreve, kërcime, përqafime, lutje në tempuj apo kredhje në det.  Në Europe, Berlini dhe Parisi ishin kryeqytetet ku u pane spektakle të mrekullueshme dritash. Në kryeqytetin e Frances, shetitorja ‘Champs-Elysees’  ishte mbushur me turiste nga e gjithë bota, Meksika, Kili, Rumani dhe vende te botës. Shumë ishin mbledhur në ‘Trocadero’, qe ofron një prej pamjeve më të mira të Kullës ‘Eiffel’. Qindra mijera u grumbulluan në ‘Brandenburg Gate’ ne Berlin, ndersa po afronte mesnate.
Nje spektakël fishekzjarresh ngjyrosi qiellin e kryeqyteti gjerman. Në Londër, një orë më pas, Big Ben-i sinjalizoi mberritjen e Vitit te Ri dhe fill pas tij u pa ai qe eshte cilesuar si spektakli e fishekzjarreve. Mijera njerez ishin vendosur ne ted y anet e Lumit Tamiz.

Në Moskë, mijëra njerez festuan ardhjen e vitit 2014 ne Sheshin e Kuq, ku ishin shtuar masat e sigurise pas sulmit ne Vollgograd. Por pavaresisht kontrolleve te shumta, njerezit shpresonin për një vit më të mirë duke e përqendruar vemendjen në këmbënat e orës së Kremlinit. Pas tyre u degjuan brohoritjet e para per te pritur vitin e ri dhe u leshuan fishekzjarret. Në kryeqytetin e Ukraines Kiev, te pakten 100 mije persona kenduan himnin kombetar ne Sheshin e Pavaresise, në mbështetje të integrimit të metejshem te vendit në Europë. Në Nju Jork, nje million njerez u mblodhen ne ‘Times Square’, per te pare renien e sferës prej kristali. Te pranishmit i pershendeten kengetarët Miley Cyrus, Michael Moore… Dubai, qe ka të njëjtën orë me Mosken, synoi te vendoste nje rekord te ri boteror per spektaklin e fishekzjarreve, vendosur pergjate 50 kilometra ne bregun e detit. Ne qender te festimeve ishte ndertesa me e larte ne bote, Burxh Kalifa. Festime shumengjyreshe u pane ne Pekin, Xhakarta dhe Singapor. Ne Japoni prifterinjte Shinto u mblodhen ne vende te shenjta. Japonezet vizitojne tempujt dhe luten per familjet e tyre. Në plazhin e Kopakabanes, mbi nje milion njerez kishin mbushur plazhin per te pare spektalin e fishekzjarreve.

Ne Kejp Taun ne Afriken e Jugut u organizua nje spektakël me lazer dhe fishekzjarre, duke i bere nje homazh te vecante ish- udheheqesit Nelson Mandela qe nderroi jete me 5 dhjetor. Zelanda e Re dhe Australia ishin nder te paret qe priten vitin e ri 2014 me spektaklin e fishekzjarreve

Check Also

Shqiperi – Serbi live 8 tetor 2015, ndeshja per euro 2016!

Shqiperi – Serbi live 8 tetor 2015, ndeshja per euro 2016! Edhe pak kohe ka ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *