Home / Lajme / Vlorë, sot zhvillohet seanca gjyqësore ndaj Shpëtim Gjikës

Vlorë, sot zhvillohet seanca gjyqësore ndaj Shpëtim Gjikës

Bashkia Vlor: Shpetim Gjika perpara ligjit!

Gjykata e Vlorës do të zhvillojë sot seancën gjyqësore në ngarkim të kreut të bashkisë së këtij qyteti Shpëtim Gjika.

Mbi kryebashkiakun e Vlorës, Gjika rëndojnë akuzat e falsifikimit të dokumenteve dhe dhënie e lejeve të ndërtimit në vendet, ku nuk është e ndaluar me ligj.

Më konkretisht bëhet fjalë për objektin që ndodhet te vendi i quajtur “Tre racat”, ndërsa objekti i dytë ndodhet brenda territorit të portit. Për këtë çështje organi i akuzës ka marrë në pyetje 18 punonjës të bashkisë funksionarë dhe fuqiplotë në firmosjen e dokumentacioneve për leje ndërtimi.

Në deponimet e tyre ata mësohet të jenë shprehur se nuk mbajnë mend, pasi ka kaluar kohë ndërsa pjesa tjetër kanë kërkuar të njihen më mirë me dokumentacionin e pretenduar të falsifikuar.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka deklaruar se pas një hetimi, të nisur në shkurt 2013 arriti të provonte se Shpëtim Gjika, në cilësinë e Kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, në bashkëpunim më të pandehurën Eleni Dardhaj, në cilësinë e punonjëses në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë, kanë falsifikuar përmbajtjen e dy proces verbaleve të mbledhjes së KRRT-së së Bashkisë Vlorë, përkatësisht të datës 24.03.2010 dhe 15.07.2010. Këto dokumente, të prodhuara nga dy të pandehurit, kanë në përmbajtje të tyre rrethana të rreme.

Sipas prokurorisë dy lejet e ndërtimit që përmenden në këto dokumente sikur janë marrë në shqyrtim dhe janë miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë Vlorë, në të vërtetë nuk janë shqyrtuar dhe nuk janë miratuar nga kjo e fundit.

Check Also

Shqiperi – Danimark 11-10-2014 live, Euro 2016

Shqiperi – Danimark 11-10-2014 live, Euro 2016. Vetem pak ore na ndajn nga ndeshja e ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *